Discover Albania prezanton 7 destinacione magjike peizazhi për foto dhe eksperienca “wow”

by Flora Baba

Nëse dëshironi të eksploroni Shqipërinë në të gjithë bukurinë e saj natyrore, Discover Albania ju sjell 7 destinacione unike ku ngjyrat, aromat dhe panoramat mbresëlënëse do t’ju lënë pa frymë. Këto vende janë perfekte për adhuruesit e natyrës, fotografët dhe ata që kërkojnë aventura të paharrueshme.

1. Fushat e lavandës, Gramsh

Kodrat mbi lumin Devoll shkëlqejne  me ngjyrën lejla dhe duket se kristalet e amethyst janë mbledhur të gjitha aty, por me një ndryshim, të lezetohen edhe aromat, jo vetëm ngjyrat. Në verë zhvillohet edhe festivali “Dream on Lavender”, një event që feston bukurinë dhe produktet bio të zonës. Aroma relaksuese dhe pamjet “provence style” e bëjnë këtë destinacion një domosdoshmëri për çdo vizitor.

2. Fushat e lulediellit, Myzeqe (Lushnjë)

Në verë, fusha me luledielli përhapen si një det me petale të arta përgjatë rrugëve bujqësore të Myzeqesë. Kjo është koha ideale për t’i vizituar, sidomos në dritën magjike të “golden hour”. Akses i lehtë me makinë dhe pamje që do t’ju ngjallin ndjenja të ngrohta verore. Ose për një set fotografish që mund t`i tregoni me krenari jo vetëm në rrjetet sociale por edhe nipave e mbesave në të ardhmen.

3. Laguna e Nartës & Ishulli Zvërnec, Vlorë

Ky destinacion ofron një peizazh unik me pasqyrime rozë në kripore, kolonitë e flamingove dhe manastirin mes pishave. Ura druri dhe plazhi pranë bëjnë këtë zonë një kombinim të përsosur për dashamirësit e natyrës dhe fotografisë.

4. Kanioni i Osumit, Skrapar

Me 12 km shkëmbinj vertikalë dhe ujë kristal të rrjedhshëm, ky kanion magjeps në çdo sezon. Në verë është edhe më i përshtatshëm për eksplorim pasi nuk ka rrezik nga përmbytjet, duke ju dhënë mundësinë të shijoni plotësisht bukurinë e tij.

5. Syri i Kaltër, Muzinë (Sarandë)

Një burim karstik me ujë safiri dhe thellësi mbi 50 metra. Temperaturë konstante 10°C gjatë gjithë vitit dhe kontrasti i gjelbërimit të pyllit me ngjyrën e kaltër të ujit ofrojnë një spektakël natyror që nuk duhet humbur.

6. Liqeni i Bovillës & Shtegu i Gamti-t, Tiranë

Vetëm 45 minuta larg Tiranës, ky destinacion ofron pamje alpine me liqen dhe male përreth. Shtegu i lehtë për hiking dhe zona ideale për piknik bëjnë që ky vend të jetë një arratisje perfekte nga zhurma e qytetit.

7. Lugina e Valbonës, Alpet Shqiptare

Me lëndina alpine, ujëvara të kristalta dhe lumenj me nuanca smeraldi, kjo zonë është një perlë e vërtetë e Alpeve Shqiptare. Nga maji deri në tetor, mund të nisni trekkingun në “Peaks of the Balkans” dhe të shijoni mikpritjen tradicionale në bujtinat e zonës.

Si t’i shfrytëzoni maksimalisht këto destinacione:

  • Golden & Blue Hour: Peizazhet marrin jetë në dritën e mëngjesit dhe të perëndimit të diellit.
  • Rrugë fshati: Eksploroni rrugicat e vogla në Myzeqe dhe Gramsh për pamje të paprekura.
  • Ecje & përgjegjësi: Respektoni natyrën, mos këputni lule apo mos hyni në toka private.
  • Mbështetje për prodhuesit lokalë: Shijoni dhe blini produkte autentike si vaj lavandë, mjaltë apo qumësht, duke ndihmuar kështu ekonominë rurale.

Këto 7 destinacione ofrojnë një udhëtim nga bregdeti deri në Alpe me peizazhe të pasura në ngjyra, aroma dhe histori. Me Discover Albania, zbuloni thesaret natyrore që presin vetëm ju!

Kontakto:
Rruga Myslym Shyri 4, Tirana, Albania; +355069 658 3870; info@discoveralbania.al; www.discoveralbania.al

You may also like

Adblock Detected

Please support us by disabling your AdBlocker extension from your browsers for our website.