KLAJDI RESORT & SPA
Mes qiellit dhe detit
Zbuloni përse Klajdi Resort & SPA në Malin e Robit Golem, po bëhet simboli i luksit dhe relaksit në bregdetin Adriatik

Ka vende që të ofrojne një dhomë. Ka të tjera qe të ofrojnë një sherbim. Por pastaj, janë ato vende që të japin një ndjesi – një kujtim që mbetet si shije në buzë edhe pasi vera ka ikur ose kur ajo është në prag si tani. Klajdi Resort & SPA është një prej tyre.
Nëse po ëndërroni pushime ku deti bashkohet me luksin dhe relaksin absolut, atëherë Klajdi Resort & SPA në Golem eshte destinacioni ideal per ju. I vendosur përgjatë vijës bregdetare të Adriatikut dhe vetëm pak minuta nga qyteti i Durrësit, ky resort është kthyer në një prej pikave më të kërkuara të vijës bregdetare – dhe jo pa arsye. Klajdi nuk është thjesht një resort – është një përjetim.
Imagjinoni veten të shtrirë në një shezlong elegant, me gotën që rrëshqet lehtë mes gishtave dhe qiellin që puth horizontin blu përpara jush. Pishina rooftop e Klajdi Resort nuk eshtë vetëm një pishinë – është një skenë e vogël parajse. Aty ku uji perzihet me qiellin, dhe çdo zhytje bëhet një kapitull i ri i pushimeve tuaja.
Në këtë tarrace me pamje te pafundme, çdo mëngjes është një kartolinë, dhe çdo mbrëmje një përkëdhelje perëndimi. Është vendi ku koha ngadalësohet dhe bota përreth hesht – për ti lënë vend vetëm relaksit dhe ëndrres.
Ky ambient është jo vetëm perfekt për relaks gjatë ditës, por edhe për mbrëmje elegante me muzikë lounge, ndriçim të ngrohtë dhe atmosferë magjike. Ideale për çifte, grupe miqsh apo familjarë që kërkojnë një eksperiencë unike pushimi.
https://www.instagram.com/klajdi_resort/
REGINA HOTELS
Pishina që përkufizojne verën;
Nga lartësitë e tarracave te Lungomare, tek pafundësia e detit në Radhimë. Atje ku bluja nuk njeh kufi, ku horizonti bëhet perjetim – mirësevini në botën elegante të Regina Hotels.

Në majë të Regina City hotel në shëtitoren e Lungomares, mbi ritmin e jetës së përditshme, ndodhet një nga destinacionet më magjepsëse të rivierës shqiptare: Regina Rooftop në Hotel Regina City. Me një pishinë rooftop që duket sikur preket me qiellin, kjo hapësirë është një oaz për ata që kërkojne
diçka më shumë nga pushimet – një emocion, një ndjesi, një kujtim te përjetshem.
Kjo pishinë është zemra pulsuese e hotelit, një simfoni uji, dritash dhe ngjyrash që nderthuren në mënyre perfekte me panoramen e Adriatikut. Në mëngjes është vendi ideal për një zhytje të butë ndersa dielli ngjitet mbi det. Në pasdite është streha perfekte për një koktej freskues me nota frutash, shoqëruar me tinguj lounge dhe aromën e kripës së detit. Dhe kur dielli fillon të perëndojë, pishina kthehet në një pasqyrë të artë – një ftesë, për të shijuar romancën e qetësisë apo festën me miq në një ambient që frymon elegancë, shoqëruar me mjediset e barit që shikon mbi panoramën e mrekullueshme te Vlorës.
Pishina infinity e Regina Blu nuk është thjesht një strukturë – është një ndjesi: zhytja në pafundësi. Me ujin që shkrihet vizualisht me detin përtej, krijohet iluzioni i një bote pa kufi, ku trupi dhe mendja gjenden në ekuilibër perfekt me natyrën. Arredimi ekzotik e bën këtë vend mrekullisht të parezistueshëm. Ideale për të shijuar rrezet e diellit në heshtje, për të përjetuar momente pa zhurmë, por plot ndjenjë.
Ky është vendi ku luksi është i heshtur, por i pranishëm në çdo detaj – nga shërbimi elegant e deri tek qetësia absolute që përqafon çdo vizitor.
https://www.instagram.com/regina_hotels/
ARAMERAS RESORT KSAMIL
Aty ku luksi përqafon natyrën në Rivierën Shqiptare
Në zemër të Ksamilit piktoresk, Arameras Resort ofron një përzierje të përkryer të komoditetit dhe elegancës – një destinacion i menduar për ata që kërkojnë një arratisje të qetë, me stil dhe plot kujtime.

E ndërtuar mbi një kodër të butë, Arameras Resort të fal pamje të pakrahasueshme mbi detin Jon dhe ishullin e Korfuzit përballë. Arkitektura e resortit është në harmoni të plotë me natyrën përreth, duke krijuar një vend magjik larg zhurmës së përditshme – ideal për pushime të qeta dhe rigjeneruese.
Në majë të resortit, si një kurorë mbi Ksamilin, shtrihet një nga atraksionet më mbresëlënëse të Arameras: pishina infinity. Me një dizajn që zhduk kufijtë mes ujit dhe qiellit, kjo pishinë ofron një përvojë që është njëkohësisht relaksuese dhe mahnitëse.
Ndërsa noton apo pushon buzë saj, ndjesia është si të jesh pezull mes detit dhe ajrit – një luks i qetë, i përshkuar nga tingujt e natyrës dhe aromat mesdhetare. Kur dielli perëndon, uji pasqyron ngjyrat e qiellit, duke e kthyer çdo moment në një kujtim poetik.
Ky është vendi ku relaksi ngjitet në një nivel tjetër – aty ku qetësia merr formë dhe bukuria bëhet përvojë.
https://www.instagram.com/aramerasksamil/
GRAND VM RESORT – CONFERENCE & SPA
Një rrëfim mbi elegancën dhe përvojën e përsosur në bregdetin e Golemit

Grand VM Resort – Conference and SPA nuk është thjesht një hotel me pesë yje, por kurorëzimi i një rruge të gjatë përkushtimi dhe dashurie për mikpritjen. Është historia e vëllezërve Murrizi që prej dekadash kanë ndërtuar me durim një trashëgimi shërbimi e përkushtimi ndaj cilësisë. Nga Kompleksi Murrizi, tek VM Resort & SPA, e deri tek ky investim madhështor, Grand VM Conference and SPA, ku estetika dhe konturet moderne, shkrihen natyrshëm me bukurinë e plazhit të Golemit.Fasada që përthith dritën natyrale dhe krijon një urë shpirtërore mes asaj që ka krijuar njeriu dhe brendësisë dhe natyrës, bën që mjediset të jenë jo vetëm çlodhëse por edhe një argëtim për shqisat dhe mendjen me një elegancë pa kompromis.






im privat dhe mëngjes të përfshirë. Ky është opsion i përshtatshëm për vizitorët që duan të jenë pranë muzeumeve të Korçës, shesheve kryesore dhe Pazarit të Vjetër aq të preferuar.








