Historia jonë
Historia e Vila Melko fillon në vitin 1991, kur Olsi Melko, pas shumë vitesh pune në Kretë, Greqi, u rikthye në vendlindjen e tij për të ndërtuar atë që çdo shqiptar ëndërron; një shtëpi, në Boboshticë, Korçë, duke ndjekur ëndrrën për të jetuar pranë natyrës dhe traditës.

Me rritjen e turizmit dhe nevojën për shërbime cilësore, më 15 gusht 2001, me shumë guxim dhe pasion, lindi Vila Melko një nismë e thjeshtë me një qëllim të qartë: të sillte përvojën e autenticitetit dhe traditës në tryezën e vendasve dhe vizitorëve që po zbulonin Boboshticën.Ky mision mbetet i pandryshuar edhe sot, pas kaq shumë vitesh.Rruga nuk ka qenë e lehtë, me sfida, pengesa, sakrifica dhe shumë punë të palodhur. Por me këmbëngulje dhe dashuri për traditën, tani “Shef Olsi” dhe bashkëshortja e tij Alketa Melko, e kanë kthyer Vila Melko në një nga pionieret e turizmit rural në qytetin e Korçës.
Pasioni ynë
Kënaqësi të jemi mikpritësit tuaj. Lindur nga një ëndërr dhe ndërtuar me pasion, Vila Melko është vendi ku shija e vërtetë shqiptare, mikpritja e ngrohtë familjare dhe bukuria natyrore e Boboshticës bashkohen në një përvojë të paharrueshme. Që prej vitit 2001, ne kemi mirëpritur miq nga e gjithë bota me pjata tradicionale nga Juglindja e Shqipërisë, produkte të freskëta nga ferma jonë dhe një atmosferë që të bën të ndihesh si në shtëpi.
Çlodhu me stil
Jetoni siç e meritoni dhe gjeni më shumë sesa prisnit. Afër rrënjëve tona dhe historisë së bukur të Vila Melko-s, një tjetër ëndërr mori jetë:
Vila Melko Rooms. Dy vila moderne, të krijuara me dashuri dhe kujdes, ku guri vendas i punuar me dorë dhe druri i arrës ndërthuren në mënyrë natyrale për të krijuar një atmosferë që ju fton të përjetoni të kaluarën me komoditetin dhe ngrohtësinë e sotme. Në këtë vend të ngrohtë dhe intim do të gjeni 8 dhoma dhe një apartament privat, ku çdo detaj është punuar me dorë dhe menduar me kujdes. Katër nga suitat tona kanë oxhakë të vërtetë me dru, që ofrojnë net të ngrohta dhe të mbushura me aromën e drurit që digjet, ndërsa dy suita të tjera përfshijnë edhe vaska për ata që kërkojnë momente të veçanta relaksi. Nga çdo dritare do të shijoni një pamje mahnitëse – vargmalin e Moravës, malin e Dardhës dhe, më tej, malin e Gramozit – të gjitha bashkë si një pikturë e gjallë që ndryshon me stinët.

Restoranti ynë
Ushqim i ndershëm, gatuar me zemër. Në Vila Melko, ushqimi është në qendër të përvojës. Restoranti ynë ofron një menu të plotë me pjata tipike tradicionale të Juglindjes së Shqipërisë, të përgatitura me përbërës të freskët sezonalë, shumë prej të cilëve rriten pikërisht këtu në fermën tonë. Nga mëngjesi deri në darkë, ne shërbejmë vakte të thjeshta, plot shije dhe të rrënjosura në traditën vendase. Një përvojë e plotë tradite dhe shijeje
Lakror i pjekur në saç- Rakia e famshme e manit- Qoftet fshati sipas recetës së gjyshes -Suxhukë shtëpie -Fasule në tavë, speca në salcë, domate turshi -Petulla të skuqura dhe shumë të tjera

Ferma jonë
Nga toka jonë në tryezën tuaj Menjëherë pranë bujtinës, ndodhet ferma jonë familjare, e cila furnizon një pjesë të madhe të produkteve dhe bulmetit që përdorim në kuzhinë. Ne kultivojmë perime, bimë aromatike dhe kujdesemi për kafshët në mënyrën tradicionale – me respekt për tokën dhe stinët. Vizitorët janë të mirëpritur të shëtisin, të eksplorojnë dhe të lidhen me ritmin e jetës së fshatit.
Mini-baxhoja jonë artizanale
Një kënd i vogël, por plot jetë! Në mini-baxhon tonë, ne përpunojmë çdo ditë qumësht të freskët nga ferma jonë, me përkushtim dhe dashuri për traditën. Këtu, gjithçka bëhet me dorë, sipas mënyrës së vjetër shqiptare pa shtesa artificiale apo konservues.
Produktet tona përfshijnë djathë të bardhë të butë e të kripur, kaçkavall, gjalpë të pastër që shkrihet në gojë, dhallë dhe salcë kosi etj.. të gjitha të përgatitura me kujdes për të ruajtur shijen autentike dhe cilësinë natyrale. Mini-baxhoja nuk është vetëm vendi ku lindin shijet e dashura të fëmijërisë, por edhe një dëshmi e lidhjes sonë me tokën, blegtorinë dhe trashëgiminë bujqësore të zonës.

Mikpritja është zemra e Vila Melko
Gjatë viteve, kemi mirëpritur vizitorë vendas deri te vizitore të huaj nga e gjithë bota. Ne e duam Korçën dhe traditat e saj, dhe jemi krenarë t’i ndajmë me çdo person që kalon pragun tonë. Qoftë për ushqimin, pamjet apo qetësinë që kërkoni, ju ftojmë të bëheni pjesë e historisë sonë.



