La Reservé nga Kantina DUKA ofron një koleksion vilash private në zemër të vreshtave të Kantinës DUKA dhe një koncept që përkufizon se çfarë do të thotë të jetosh një përvojë të papërsëritshme.
Vendosur midis vreshtave madhështore të Kantinës DUKA, në kodrat e Lalzit vetëm tre kilometra nga bregdeti Adriatik, La Réserve është destinacioni i ri elitar që Shqipëria ka pritur prej kohësh. Ky nuk është një resort masiv. As kopje e ndonjë modeli të importuar. Është diçka krejtësisht shqiptare dhe njëkohësisht e rangut botëror.

Një koncept autentik i turizmit elitar
La Réserve përbëhet nga 10 vila ekskluzive me gjithsej 20 dhoma. Kjo sasi e kufizuar me njësi akomodimi është e qëllimshme. Ajo garanton privatësi absolute, qetësi dhe një përvojë plotësisht të personalizuar për çdo vizitor.
Çdo dhomë është konceptuar si hapësirë private. Arkitektura ndjek trajtat e natyrës. Materialet janë natyrale, fushëpamjet janë të gjera, dhe çdo detaj është menduar për të ofruar një ndjesi të plotë qetësie ku hapësira e brendshme dhe natyra jashtë bashkohen pa kufi të dukshëm.

Në thelb, La Réserve është ndërtuar mbi refuzimin e qëllimshëm të turizmit masiv. Filozofia jonë rezonon fort me klientë që kërkojnë përvoja ekskluzive dhe ndikim më të qenësishëm në ambientin natyror. La Réserve ju fton të ngadalësoni ritmin, të rilidheni me ciklet natyrore dhe të zbuloni se çfarë do të thotë vërtet luksi: qetësi, hapësirë dhe paqe shpirtërore.
Nga vreshtat deri te bregu i detit Adriatik, La Réserve ofron një ansambël natyror të rrallë

Ambienti dhe peizazhi natyror në La Réserve janë unik. Miqtë që do të jenë pjesë e përvojës La Réserve do të jenë të rrethuar nga vreshtat, kodrat e gjelbra dhe peizazhi tipik mesdhetar i kantinës DUKA.
Brenda këtij territori gjendet edhe Liqeni Tophana, një tablo e gjallë dhe peizazh që ndryshon me çdo orë të ditës.
Gjiri i Lalzit dhe bregdeti i Adriatikut janë vetëm 3 kilometra larg. La Réserve u ofron klientëve akses ekskluziv në plazh, një kalim i natyrshëm nga qetësia e vreshtave drejt vitalitetit të detit.
Një botë plot emocione brenda një përvoje të vetme
Përtej akomodimit, La Réserve ofron një program të plotë përvojash. Nga turet nëpër vreshta deri te gastronomia dhe joga. Këto aktivitete nuk janë thjesht opsione por dimensionet e një përvoje të vetme, të menduar si pjesë e pandashme e asaj çfarë është La Réserve.

Në qendër të eksperiencës janë verërat ekskluzive të Kantinës DUKA dhe gastronomia tradicionale. La Reservé ofron ture nëpër vreshta dhe darka të kuruara në çdo detaj.
Klientët do të mund të eksplorojnë zonën duke shëtitur me kuaj nëpër shtigje natyrore dhe përgjatë bregdetit. La Réserve gjithashtu ofron joga dhe meditim si dhe programe “wellness” të personalizuara, të gjitha nën sfondin e peizazhit natyror.
Liqeni Tophana shërben jo vetëm si peizazh por edhe si një hapësirë aktive për eksperienca unike.
Klientët mund të lundrojnë me kajak nëpër ujërat e qeta të liqenit, duke e zbuluar territorin nga një këndvështrim krejtësisht ndryshe.
Për ata që preferojnë ritmin e ngadaltë të peshkimit, liqeni ofron diçka të rrallë në jetën moderne: hapësirën për të rigjetur qetësinë e brendshme.
Ndërsa për ata që preferojnë detin, La Réserve u ofron klientëve akses ekskluziv në hapësirat e plazhit të Gjirit të Lalzit, vetëm 3 km nga vilat.
Një risi përben edhe kampingu për fëmijë së bashku me familjet e tyre, i cili është konceptuar specifikisht për t’i lidhur familjet me natyrën dhe tokën shqiptare.
Mikpritje autentike dhe një standard i ri i turizmit shqiptar të luksit

La Réserve është për këdo që vlerëson cilësinë, privatësinë dhe natyrën. Koncepti ynë është një produkt shqiptar, në një peizazh shqiptar, i ndërtuar mbi verën, gastronominë dhe kulturën shqiptare.
La Réserve është një angazhim afatgjatë ndaj turizmit të qëndrueshëm dhe me cilësi të lartë, duke i dhënë Shqipërisë një standard global të ndërtuar mbi traditën dhe autenticitetin vendas.
Ishëm, Lalëz, Albania
Part of Kantina Duka
Contact: 068 203 4844
https://lareservebyduka.com/



