Veipi nuk i paska rritur çmimet sivjet! SKANDAL!

by Flora Baba

Marrë nga muri i Flora Xhemani Babë

Verë. Vapë. Fund gushti.

Na zuri dreka (pasditja domethënë) diku në Orikum.

– Vemë te Veipi – më thotë burrio. – hamë ndonjë gjë të shpejtë?

– Vemë – i them.

Futemi në Orikum. Parkojmë. Kur ç’të shohim? Veipi kishte bërë rikonstruksion. Dekor i ri, stili pak “Boho”, karrige të bukura…

– Aha, – tha burrio – e paska ngrënë derrin edhe Veipi.

– Pse mo? – i them.

– Po, paska bërë rikonstruksion, do ketë rritur çmimet, ta pret mendja. Nga do dalin lekët e këtyre?

Ulemi. Vjen Lilua, djali i Veipit, na përshëndet si miq, na pyet për djemtë (tani jemi klientë) dhe na lë menutë në dorë.

Ne hapim menutë dhe ngelemi të dy me gojën hapur si peshk.

Veipi nuk i paska rritur çmimet! Skandal! Me çfarë do t’i paguajë karriget dhe stilin e ri “Boho”?

You may also like

Adblock Detected

Please support us by disabling your AdBlocker extension from your browsers for our website.