29 MAJ 2025 | MAK ALBANIA HOTEL, TIRANË
Organizuar nga: SHPPAT – Shoqata e Profesionistëve të Përkujdesjes dhe Artit Trupor
Ky aktivitet u mbështet nga Dhoma e Zejeve Koblenz, në kuadër të Projektit të Dhomave dhe Shoqatave Shqipëri dhe Kosovë
U kthyem më të fuqishëm se kurrë!
Pas dy edicioneve që ngritën standardin e profesionistëve të estetikës në Shqipëri dhe rajon, Kongresi i Tretë Ndërkombëtar i Estetikës së Avancuar dhe Kozmetologjisë solli edhe një herë në qendër të vëmendjes dijen shkencore, praktikën profesionale dhe risitë globale. Ky edicion përfshiu demonstrime praktike LIVE me modele reale, trajnime nga ekspertë të certifikuar ndërkombëtarë, dhe një ekspozitë me teknologjitë më të fundit në estetikë dhe wellness. Nuk qe thjesht një kongres – qe një eksperiencë e vërtetë dhe një investim domethënës në zhvillimin profesional të pjesëmarrësve.

Transformoi mënyrën si profesionistët punojnë, mendojnë dhe rriten në karrierë!
Çfarë u ofrua në këtë Kongres?
- Trajnime Praktike LIVE
U demonstruan teknikat më të fundit për kujdesin e lëkurës, trajtime anti-aging, protokolle me aparatura moderne dhe metoda për trajtimin e problemeve të zakonshme estetike – të gjitha para publikut dhe më pas në sesione praktike nga vetë pjesëmarrësit. - Zhvillimet më të fundit për industrinë e hotelerisë dhe SPA-ve
- U trajtua mënyra si turizmi estetik po ndikon në zhvillimin e shërbimeve SPA në bregdet dhe zonat turistike shqiptare.
- U prezantuan teknika inovative që janë kthyer në shërbime tërheqëse dhe fitimprurëse.
- Përdorimi i aparaturave të reja u shpjegua në detaje.
- Eksperti ndërkombëtar Antonio Cerrone ndau përvojën e tij mbi menaxhimin e qendrave SPA në hotele.
- U theksua rëndësia e stafit të kualifikuar për ofrimin e shërbimeve cilësore në industrinë e wellness-it.
- Produkte dhe pajisje që bënë diferencën
Pjesëmarrësit patën mundësi të njihen dhe testojnë produkte të certifikuara dhe teknologji të reja, të cilat kanë sjellë revolucion në qendrat estetike evropiane. - Networking me vlerë
Kongresi ofroi një mundësi të jashtëzakonshme për ndërtimin e bashkëpunimeve mes profesionistëve të industrisë, përfaqësuesve të markave të njohura dhe trajnerëve me përvojë ndërkombëtare.

🗣️ “Nga ky kongres mora më shumë sesa nga çdo trajnim që kam ndjekur në vitet e fundit – teori, praktikë dhe mbi të gjitha frymëzim.” – Alda D., estetiste, pjesëmarrëse në edicionin e dytë.
TEMAT QË U TRAJTUAN:
- Dermatologjia estetike dhe teknologjitë laser
- Pajisje estetike dhe profesionale
- Trajtimet anti-age për fytyrë dhe trup
- Masazhe estetike, bio lifting dhe teknika të kombinuara
- Menaxhimi i qendrave estetike dhe SPA-ve moderne
- Komunikimi me klientin dhe ndërtimi i një eksperience unike
- Produkte të certifikuara, vegane dhe të qëndrueshme
EKSPERTËT NDËRKOMBËTARË
Për çdo temë u zgjodhën trajnerë me eksperiencë konkrete në Tajlandë, Itali, Gjermani, Spanjë e më gjerë. Ata sollën dije praktike dhe të aplikueshme në qendrat estetike më të avancuara.
CERTIFIKIME PROFESIONALE
Çdo pjesëmarrës u pajis me certifikata trajnimi apo pjesëmarrjeje – të vlefshme për përdorim profesional brenda dhe jashtë vendit.

📌 Një ngjarje që la gjurmë në industrinë e estetikës dhe përkujdesjes trupore.
Organizuar nga SHPPAT – Shoqata e Profesionistëve të Përkujdesjes dhe Artit Trupor.
Ky aktivitet u mbështet nga Dhoma e Zejeve Koblenz, në kuadër të Projektit të Dhomave dhe Shoqatave Shqipëri dhe Kosovë
📞 +355 69 206 2724
✉️ info@shppat.org
🌐 www.shppat.org
shppat_albania Për më shumë detaje, klikoni linkun.


