Voskopoja zbukurohet nga dëbora

by admin

Nga Klotilda Saraçini 

TIRANË, 28 dhjetor/ATSH/ Reshjet e para të dëborës kanë mbuluar fshatin turistik të Voskopojës, që mbledh rreth vetes çdo vit e më shumë turistë vendas e të huaj.

E njohur për bukurinë e saj nën petkun e bardhë, Voskopoja tërheq të apasionuarit pas dëborës, të cilët nuk i druhen as temperaturave të ulëta që po mbizotërojnë ditët e fundit në vendin tonë.

Voskopoja mbetet një nga qendrat më të rëndësishme kulturore, artistike e historike të Ballkanit, një perlë e kulturës Ballkanike dhe Europiane.

E veçanta e Voskopojës, janë objektet e kultit, kishat, të cilat i kanë shpëtuar deri diku rrënimit dhe këto janë: ”Shën Nikolla”, ”Shën Maria”, ”Shën Ilia”, manastiri i ”Shën Prodhromit”, ”Shën Thanasi”, ”Shën Mehilli”, të cilat janë monument kulture të kategorisë I dhe për të cilat në vazhdimësi është treguar kujdes për t’i restauruar dhe për t’i ruajtur vlerat arkitekturore të këtyre monumenteve.

Në fshatin turistik të Voskopojës, përveç bukurisë, argëtimit me dëborën shijohen edhe gatime tradicionale si lakrorët e ushqime të tjera me produkte bio të prodhuara në fshat./k.s/

Burimi: ATA

You may also like

Leave a Comment

Adblock Detected

Please support us by disabling your AdBlocker extension from your browsers for our website.