Shpeshherë, kur kemi folur për destinacionet turistike në Kosovë, kemi theksuar se aventura është pjesë e pandarë në çdo rrugëtim, sidomos në Bjeshkët e Nemuna, duke pasur parasysh terrenet e thyera, sportet e shumta dhe shtigjet e pafundme, që të sigurojnë adrenalinë të nivelit të lartë.
Tani që edhe Deçani është pajisur më një “instrument” të ri të sporteve të aventurës, aventura dhe adrenalina shkojnë në një nivel tjetër; të hekurt e plot puls!

“Via Ferrata Deçani” është Via Ferrata e parë në Deçan, që shton listën e aktiviteteve të mbushura me aventurë. Ajo është më e reja në Kosovë, gjendet në Grykën e Deçanit në faqen jugore të Kërrshave të Qelisë, ka një gjatësi prej 407 metrash dhe ofron pamje mahnitëse të Bjeshkëve të Nemuna. Pozicionimi i saj në faqen jugore e bën të përdorshme gjatë të gjithë vitit, pra edhe në dimër për ata më guximtarët.
Për të gjithë ata që nuk e dinë ende, “Via Ferrata” do të thotë “rrugë e hekurt”. I referohet shkallëve metalike, telit të sigurisë të fiksuar si një mjet për të kaluar në terrene shkëmbore të ndërlikuara dhe të pjerrëta. Nëse keni dëshirë dhe kureshtje të ecni/ngjiteni një pistë vertikale dhe doni të sfidoni veten në situata të pazakonta, do t’ju pëlqejë të eksploroni përmes Via Ferrata.

Çfarë duhet të kemi me vete për një ditë në Via Ferrata?
Për të shijuar plotësisht këtë aventurë, është mirë të përgatitemi me disa gjëra të domosdoshme:
Pajisje sigurie – helmetë, rrip sigurie (harness) dhe karabina speciale për Via Ferrata.
Veshje sportive – rroba të rehatshme që lejojnë lëvizje të lirshme dhe një xhaketë të lehtë nëse koha është e freskët.
Këpucë të përshtatshme – atlete malore ose çizme trekking me taban që nuk rrëshqet.
Ujë dhe ushqim të lehtë – për të ruajtur energjinë gjatë ngjitjes.
Doreza – opsionale, por të dobishme për të mbrojtur duart gjatë kapjes në kabllo metalike.
Shumë energji pozitive – sepse sfida do t’ju japë emocione të paharrueshme!

Në rast se ju jeni pjesë e një grupi që ka ardhur ta shijojë Via Ferrata përmes rezervimit në Zyren e Informacionit Turistik të Deçanit, nuk keni nevojë të merrni pajisje sigurie, pasi ato ofrohen nga Qendra e Vizitorëve.
Çfarë mund të bëjmë tjetër në Deçan kur kemi ardhur për Via Ferrata?
Deçani nuk është vetëm adrenalinë – është edhe kulturë, histori dhe natyrë e pasur. Përveç Via Ferrata-s, mund të shijoni edhe:
Manastirin e Deçanit – një nga monumentet më të rëndësishme historike dhe kulturore në Kosovë, i mbrojtur nga UNESCO.
Shtigjet e Bjeshkëve të Nemuna – shëtitje të lehta ose të gjata për të zbuluar natyrën dhe ajrin e pastër malor.
Shpella dhe burime natyrore – Gryka e Deçanit fsheh plot surpriza për ata që duan të eksplorojnë më tej.
Kuzhinën tradicionale – pas një dite aventureske, nuk ka më mirë se të shijoni ushqime tradicionale vendase në restorantet e zonës.
Kamping apo qëndrim në bujtina lokale – për ta zgjatur përvojën dhe për të ndjerë mikpritjen karakteristike të kësaj ane.
Kështu, një vizitë në Deçan nuk është vetëm një ngjitje në shkëmbinj, por një përvojë e plotë ku adrenalina, historia dhe kultura bashkohen në një ditë të paharrueshme.
Via Ferrata in Deçan takes asdventure to the next level!

Often, when we have talked about tourist destinations in Kosovo, we have emphasized that adventure is an inseparable part of every journey, especially in the Accursed Mountains (Bjeshkët e Nemuna), considering the rugged terrains, numerous sports activities, and endless trails that guarantee high-level adrenaline.
Now that Deçan has also been equipped with a new “instrument” of adventure sports, adventure and adrenaline rise to another level; iron-bound and full of pulse!
“Via Ferrata Deçani” is the first Via Ferrata in Deçan, adding to the list of adventure-packed activities. It is the newest in Kosovo, located in the Deçan Gorge on the southern face of the Qelia Cliffs, with a length of 407 meters, offering breathtaking views of the Accursed Mountains. Its positioning on the southern side makes it usable throughout the year, even in winter, for the more daring ones.
For those who may not know, “Via Ferrata” means “iron road.” It refers to metal steps and a fixed safety cable, serving as an aid to pass through steep and rocky terrain. If you have the desire and curiosity to walk/climb a vertical trail and want to challenge yourself in unusual situations, you will love exploring through the Via Ferrata.
What Should We Bring for a Day on the Via Ferrata?
To fully enjoy this adventure, it is good to be prepared with some essential items:
Safety equipment – helmet, harness, and special carabiners for Via Ferrata.
Sportswear – comfortable clothing that allows free movement and a light jacket in case of cooler weather.
Proper shoes – mountain sneakers or trekking boots with non-slip soles.
Water and light snacks – to keep your energy levels up during the climb.
Gloves – optional, but useful for protecting your hands when gripping the metal cable.
Plenty of positive energy – because this challenge will give you unforgettable emotions!

If you are part of a group that has come to enjoy the Via Ferrata through a reservation at the Deçan Tourist Information Office, you do not need to bring safety equipment, as it is provided by the Visitor Center.
What Else Can We Do in Deçan When Visiting for the Via Ferrata?
Deçan is not only about adrenaline – it is also about culture, history, and rich nature. Besides the Via Ferrata, you can also enjoy:
The Monastery of Deçan – one of the most important historical and cultural monuments in Kosovo, protected by UNESCO.
Trails of the Accursed Mountains – easy or long hikes to discover nature and the fresh mountain air.
Caves and natural springs – the Deçan Gorge hides plenty of surprises for those who want to explore further.
Traditional cuisine – after an adventurous day, nothing is better than tasting local traditional dishes in the area’s restaurants.
Camping or staying in local guesthouses – to extend your experience and feel the characteristic hospitality of this region.
Thus, a visit to Deçan is not only about climbing rocks, but a complete experience where adrenaline, history, and culture come together in an unforgettable day.


