Nga bregdeti në bord – aty ku pushimet nisin ndryshe
Këtë verë, bregdeti i bukur i Vlorës fitoi një yll të ri në horizont. Regina Mare, anija më e re e flotës “Regina” nga Regina Group, është një ftesë për të përjetuar luksin mbi dallgët e detit Jon. Ajo nuk është thjesht një anije – është një përvojë, një stil jetese, një dëshmi që turizmi në Vlorë nuk ka vetëm rritje por ka klas dhe vizion.

Si pjesë e një grupi turistik me histori të suksesshme, Regina Mare shënon një kapitull të ri në rrëfimin e Regina Group. Që nga ndërtimi i anijes së parë disa vite më parë, marka “Regina” është rritur bashkë me turizmin bregdetar shqiptar, duke kthyer çdo lundrim në një aventurë të kuruar me kujdes.
Por Regina Mare nuk është si të tjerat.
Lundrim me pesë yje

Ndryshe nga paraardhëset e saj, kjo anije nuk ka për qëllim vetëm të transportojë turistët drejt bukurive të Karaburunit apo mistereve të ishullit të Sazanit. Regina Mare është projektuar për të ofruar një eksperiencë luksoze, të ngjashme me atë të një jahti privat, por me përmasat dhe madhështinë e një anijeje të vërtetë turistike.
Ulese të buta dhe elegante, ambiente të dizajnuara me kujdes estetik, bar i brendshëm me shërbim të klasit të lartë dhe një atmosferë që të fton të shijosh çdo moment si të ishte një kujtim i paharruar. Qoftë duke shijuar një koktej të freskët nën rrezet e diellit, duke vallëzuar me miqtë në dritën e perëndimit, apo thjesht duke soditur ujërat kristal të Jonit – çdo moment në bordin e Regina Mare është i dizajnuar për të mbetur në zemër.
Brenda ëndrrës “Regina”
Regina Mare përfaqëson më shumë se një anije të re; ajo është kulmi i një filozofie që Vasil Bedinaj, themeluesi i Regina Group, e ka ndërtuar me pasion dhe këmbëngulje. Nga një hotel modest vite më parë, deri te një flotë që lundron çdo ditë, Bedinaj ka sjellë një vizion të qartë: të ngrejë cilësinë e turizmit shqiptar në nivelin më të lartë të mundshëm.
Dhe kur sheh Regina Mare, e kupton se ky vizion po realizohet.

Në horizont: çfarë vjen më pas?
Me hyrjen në skenë të Regina Mare, është e vështirë të mos pyesësh veten: Çfarë do të vijë më pas? Historia na mëson se për Regina Group nuk ka “fund flote”. Ambicia dhe ritmi i rritjes së tyre lë të kuptohet se pas Regina Mare, deti do të presë një tjetër anije elegante. E vetmja dilemë që mbetet është: Si do të quhet Regina e radhës?
Epilog (por jo pushimesh)
Nëse këtë verë ju ka zënë dielli në breg të Vlorës dhe keni parë në horizont një anije që ngjan me një jaht luksoz – është pikërisht ajo. Regina Mare nuk është thjesht një mënyrë për të mbërritur në destinacion. Ajo është vetë destinacioni.
Pushimet e paharrueshme nuk fillojnë në plazh – ato nisin në bord, me Regina Mare.
Regina Mare – Luxury On Board
From shore to ship – where holidays begin differently
This summer, the stunning coastline of Vlora welcomed a new star on the horizon. Regina Mare, the newest addition to the Regina fleet by Regina Group, is an invitation to experience true luxury on the gentle waves of the Ionian Sea. It’s not just a vessel – it’s an experience, a lifestyle, and proof that tourism in Vlora is not only growing, but doing so with class and vision.
As part of a well-established tourism group, Regina Mare marks a new chapter in the story of Regina Group. Since launching their first ship just a few years ago, the “Regina” name has grown hand in hand with Albania’s coastal tourism, turning every cruise into a carefully curated adventure.

But Regina Mare is not like the others.
A Five-Star Voyage
Unlike its predecessors, this ship isn’t just designed to take tourists to the breathtaking shores of Karaburun or the intriguing island of Sazan. Regina Mare was created to deliver a luxurious experience – one that mirrors a private yacht, yet with the size and grandeur of a real tourist cruiser.
From plush and elegant seating, to interiors crafted with refined aesthetics, to an onboard bar offering high-end service – every element invites you to enjoy each moment as an unforgettable memory. Whether you’re sipping a cool cocktail under the summer sun, dancing with friends at sunset, or simply watching the Ionian sparkle below – every moment aboard Regina Mare is made to stay with you.
Inside the Regina Dream
Regina Mare is more than just a new ship; it represents the peak of a philosophy built with passion and perseverance by Vasil Bedinaj, the founder of Regina Group. From humble beginnings with a small hotel, to a fleet that sails daily, Bedinaj has brought to life a clear vision: to elevate the standard of Albanian tourism to its highest potential.
And when you step aboard Regina Mare, you realize that vision is becoming reality.
What’s on the Horizon?
With the launch of Regina Mare, one can’t help but wonder: what comes next? If history teaches us anything about Regina Group, it’s that there is no such thing as “the final ship.” Their ambition and pace of growth suggest that after Regina Mare, the sea will welcome yet another elegant vessel.
The only mystery that remains is: what will the next Regina be called?

Epilogue (But not the end of summer)
If this summer you found yourself under the sun on Vlora’s coast and spotted a ship on the horizon that looked more like a private yacht – that was her. Regina Mare is not just a way to get to your destination.
She is the destination.
Because unforgettable holidays don’t start on the beach – they begin on board, with Regina Mare.


