Miratohet projekti për restaurimin e banesës ku u mbajt Konferenca e Labinotit

by admin

Këshilli Kombëtar i Restaurimeve ka miratuar sot projektin e restaurimit të banesës ku u mbajt Konferenca e Labinotit, në Labinot-Mal të Elbasanit.

Projekti i hartuar nga Instituti Kombëtar i Trashëgimisë Kulturore parashikon ndërhyrje konservuese dhe restauruese në elementët konstruktivë të ndërtesës, që kanë përfunduar me sukses.

67675853 1253276558177476 2734121991031226368 o 1024x576 1

Kjo godinë është ndërtim i shek. XX dhe është shpallur Monument Kulture i Kategorisë së Parë për vlerat historike që mbart, pasi këtu është mbajtur Konferenca e Labinotit, në datat 17-22 mars 1943.

Konferenca e Labinotit është konferenca e parë, e cila vendosi për krijimin e Ushtrisë Nacionalçlirimtare Shqiptare, ku në bazë të vendimit u krijua më vonë edhe Shtabi i Përgjithshëm UNÇL, si dhe ndikoi në zgjerimin e Luftës Nacionalçlirimtare.

Instituti Kombëtar i Trashëgimisë Kulturore mirëpret çdo bashkëpunim dhe mbështetje që kontribuon në ruajtjen e trashëgimisë sonë kulturore. /atsh

 

67828337 1253276461510819 6938503062344433664 o 1024x576 1

You may also like

Leave a Comment

Adblock Detected

Please support us by disabling your AdBlocker extension from your browsers for our website.