
Shqiptare
Urat e Zagories – Dhurata e Ali Pashë Tepelenës. Udhëtim përmes historisë dhe traditës


Historia e ka njohur qytetin e Desaratëve me emra të ndryshëm, për tu ndalur në shekullin e VII-të pas Krishtit kur pushtuesit sllavë e më tej Bizanti do e njihnin Antipatrean e hershme si Belgrad, Qyteti i Bardhë, nga rrjedh edhe emri Berat me të cilin e njohim qytetin sot.
Qendra mesjetare, Katedralja e Shën Marisë, ku sot ruhet koleksioni unik ikonografik i Muzeut “Onufri”, kishat e Shën Kollit, Shën Mëri Vllahernës, Shën Triadhës, të zbukuruara me artin e mjeshtrave të pikturës mesjetare, janë dëshmi të besimit dhe trashëgimisë kulturore e arkitekturore të qytetit, ashtu si Xhamia Mbret dhe Xhamia e Plumbit apo Teqeja Helvetive dhe e Xhelvetive, që mbajnë brenda histori të qytetit, të prijësve dhe pushtuesve të tij.
Me morinë e mundësive që të ofron, Berati mund të konsiderohet si rezidenca juaj për një pushim më të gjatë. Ai mund t`ju njohë më tej me destinacione të rralla për mos u humbur, dhe t`ju ofrojë përvoja unike si: Tomorri mistik apo Qyteti Antik i Dimalit – 20 km në perëndim të qytetit, Kanionet e Osumit që ndodhen pranë Çorovodës vetëm 60 km larg Beratit, ku mund të provoni emocionet dhe adrenalinën e rafting-ut, Shpella prehistorike e Pirogoshit – 55 km në lindje, Kisha e Ungjillëzimit Kozarë, monument i rrallë i shekullit XVIII-XIX – vetëm 25 km në veri, Ura e Kaurit, e trashëguar prej periudhës romake që gjendet 14 km në veriperëndim apo Kisha e Shën Kollit, nga më të vjetrat në Ballkan e që i përket shekullit XI, që gjendet në fshatin Perondi – 15 km në veri të qytetit.
Zyra e Informacionit Turistik vendosur në Sheshin “Teodor Muzaka” është në dispozicion të vizitorëve për çdo informacion të nevojshëm përpara vizitës së tyre turistike.
Nga Bledar KAÇIU
Tek ngjitesh për në qytet pylli i pishave dhe ajri i pastër të ftojnë këndshëm në një vizitë plot mbresa. Me të arritur në qytet destinacioni kryesor është Kalaja e Gjergj Kastriotit, Skënderbeut. Rrugës për në kala kalojmë nga Pazari i Vjetër që daton fillimet e tij në Shek XV, tashmë i restauruar nga Fondacioni Shqiptaro Amerikan për Zhvillim, duke ruajtur vlerat dhe traditat krutane.



Fare pranë Muzeut të Skënderbeut, brenda lagjes së kështjellës, e cila është e banuar, ndodhet Muzeu Etnografik i Qytetit, shtëpi e kohës, ndërtuar më 1764 nga Fisi i Toptanëve. Këtu paraqiten jetesa shqiptare në epoka të ndryshme, histori të ndryshme, dëshmi të gjalla të zhvillimeve që kanë shoqëruar këto troje.
Turizmi shihet nga banorët si një mundësi reale zhvillimi dhe rritja e promovimit të kësaj zone me trashëgimi kulture dhe bukuri natyrore do të sjellë një vlerësim të potencialeve turistike të saj, me qëllim mbajtjen e tregut të synuar dhe tërheqjen e turistëve të rinj.
NJË SHËTITJE NË ZONËN KËMBËSORE, RIJETËSUAR NGA FONDACIONI SHQIPTARO-AMERIKAN PËR ZHVILLIM
Zonat për Zhvillimin e Biznesit – BID janë partneritete publik-privat të krijuar si organizata me mbështetje publike, por të menaxhuara privatisht. Ato kanë për qëllim përmirësimin e infrastrukturës, rritjen e cilësisë së shërbimeve publike, dhe investimet në lagjet tregtare qytetëse. Qëllimi kryesor i zonave BID është përmirësimi i mundësive ekonomike, sigurisë dhe krijimi i një klime biznesi bashkëpunuese mes anëtarëve të shoqatës. Administrimet e suksesshme të zonave BID shkojnë përtej përmirësimit dhe mirëmbajtjes së infrastrukturës, ato krijojnë një bashkësi sipërmarrësish, rrisin sigurinë, stimulojnë rritjen e aktivitetit tregtar dhe rrisin vlerën e pronës në zonë. BID-et e sukseshme mund të rigjallërojnë qendrat e qyteteve dhe mund t’i bëjnë ato më tërheqëse për vizitorët e turistët.
këshilluese për bizneset në zonë. AADF e zbaton projektin “BID Shkodra” në bashkëpunim me Bashkinë Shkodër përgjatë rrugëve “28 Nëntori”, “13 Dhjetori” dhe “Kolë Idromeno”. Shoqata BID Shkodra dhe Bashkia bashkëpunojnë për të organizuar veprimtari, të cilat përfshijnë komunitetin dhe promovojnë zonën.
BID Shkodra synon të ndërtojë një klimë biznesi që i shkon për shtat këtij përmirësimi infrastukturor, duke nxitur bashkëpunimin dhe promovuar një qasje bashkëkohore të të bërit biznes. Një gamë e gjerë dhe e larmishme shërbimesh e produktesh akomodohen në njësitë tregtare në zonën BID. Bukurisë së ndërtesave karakteristike qytetare u vishen biznese shërbimi shumë interesante, si edhe emra të njohur në fushën e modës si LC Waikiki, Max Optika apo Perla. Përgjatë gjithë kësaj zone dedikuar njerëzve ju mund të gjeni “shijen e Shkodrës”. Ditë-netët e fundjavës aty ofrojnë një larmi zgjedhjesh si Retro Pub, Bllok Coffe, Fontana Bar Restorant, Shamrock Irish Pub, Country Club, etj.

Mund ta lini si thuhet “ambëlcinën” për në fund, shijojeni atë në pasticeritë më të njohura të zonës BID si pasticeri Bell’Italia, Rinia apo tek e ambla Flo.
Ju mjafton të ecni për të shijuar gjallërinë e zonës BID. Në kafenetë përgjatë saj si Karma Coffe, Chicago Bar, Indipendent Bar, Centro, apo Oaz-i, mund të gjeni patjetër një revistë, gazetë apo libër me të cilin mund të kaloni pak kohë me veten dhe kafen tuaj.

Studiot dhe galeritë e piktorëve më në zë të qytetit do t`i gjeni aty karshi, duke plotësuar kështu itinerarin e vizitës tuaj me të bukurën që ju servirin pasardhësit e Kol Idromenos, Simon Rrotës e Lin Delisë.
Mbi 30 aktivitete kulturore dhe artistike që organizohen në qytetin e Shkodrës shkelin në zonën BID. Në 2 km rrugë këmbësore parakalojnë “Karnavalet”, “Dita e Luleve”, “Festat e Nëntorit dhe të Fundvitit”, ndihet “Festivali Mbarëkombëtar i Fëmijëve”, “Festivali i Muzikës Jazz”, “Mbrëmjet verore të muzikës” shpaloset tradita në “Ditën e Artizanëve dhe Zejeve”, zhurmon “Vespa dhe miqtë”, e ndriçon “Festivali i dritave”. Tek ne ju pret një festë në çdo stinë të vitit të cilat ftojnë t`u bashkohen jo vetëm vizitorë vendas por edhe shumë turistë të huaj. Festat flasin për traditën dhe qytetarinë e Shkodrës dhe kombinohen shumë bukur me eventet e organizuara gjatë fundjavave në njësitë e biznesit BID nga shoqata, me synim gjallërimin e zonës.
BID Shkodra, përveç gjallërisë, gjeneron edhe ide dhe praktika të reja të përfshirjes. Ajo kujdeset të masë përformancën e saj dhe të zonës duke angazhuar studentë vullnetarë në realizimin e pyetësorëve që ofrojnë informacion mbi qasjen e qytetarëve dhe bisneseve për të. BID është gjithmonë në lëvizje dhe mbështet sipërmarrësit që duan të investojnë, e të
zhvillojnë ide të reja biznesi në zonë. Mos u largoni nga Shkodra pa marrë me vete shijen e hollë të traditës shumëvjeçare. Ju sugjerojmë të vizitoni dyqanin Suvenir Albania dhe Suvenir Shop dhe të ndaleni e të njiheni me Qëndistari Artën – një nga qëndistaret më të vjetra të qytetit tonë. Prodhime tipike shqiptare që përcjellin denjësisht brez pas brezi traditën do të jenë suveniri më i bukur që do t`ju kujtojë Shkodrën e luleborave, traditës, artit dhe jetës së bukur.
Qafështama – Parku mbretëror ku pushonte Geraldina dhe ku prej do kohësh ju pret bujarisht Shkreli Hotel – Camp
Për fatin e mirë të turizmit, shumë gjëra kanë filluar të ndryshojnë në Shqipëri, kuptohet për mirë. E ndonëse jo të gjitha gjërat po ecin për mirë, është mirë të gëzohemi për ato me kahje pozitive. Marrim Krujën për shembull. Panoramika në rreze të gjerë vazhdon të jetë e trishtueshme prej peisazhit të ngrënë të malit të Krujës por ama kur kalon rrugën e bukur gjarpërushe nën aromën e pishave të egra detare dhe hyn në qytet, e ndjen menjëhërë ndryshimin e madh që po pëson qyteti i vogël, i cili po bëhet me shëtitore, me kalldrëme të bukura, me stacion madhor për autobusët e turistëve të shumtë që janë frymëmarrja e qytetit, për të mos folur për Pazarin, xhevahirin e qytetit i cili ka marrë akoma më shumë shkëlqim me ripërtëritjen që i bëri Fondacioni Shqiptaro-Amerikan, apo Muzetë lart në Kala, që janë “Meka” e pelegrinazhit turistik jo vetëm në Krujë por edhe në Shqipëri.

E duke qenë se rruga sjell zhvillim, parkut i është rikthyer një tjetër vlerë e cila kishte humbur edhe ajo ndër vite
Disa kilometra më lart pikërisht aty ku është qendra e parkut, do të gjejmë të ndërtuar “Shkreli Hotel-Camp”, që nuk është gjë tjetër veçse rezidenca e dikurshme qeveritare ku pakkush ka patur mundësinë të hyjë e që ishte rezervuar për personalitete me gradë të lartë. Tanimë rezidenca është shndërruar në një kompleks të madh e luksoz pushimi, posacërisht për turistët nga vendi e bota, për të kaluar momente të paharrueshme në ambiente të rehatshme e cilësore, me pamje të mrekullueshme të natyrës, si dhe mundësinë e degustimit të produkteve bio, me receta tradicionale të zonës por edhe gatime të kuzhinës moderne. Ideja për të rikthyer në funksion të plotë por me shërbime të standarteve moderne rezidencën e dikurshme qeveritare, erdhi e diktuar pikërisht nga rritja e fluksit të turistëve në Qafështamë. dhe nga zotësia e puna e palodhshme e pronarit të saj ambicioz z. Kujtim Shkreli, i cili e bleu këtë rezidencë dhjetë vjet më parë, kur pak persona e njihnin zonën e Qafështamës. Ai, bashke e djemte e vajzën e tij, ideuan këtë që ne sot e njohim si një resort me 4 yje, një rikonstruktim nën gurët e vjetër të rezidencës së mëparshme, tanimë me një design arkitekturor të veçantë ku ndërthuret antikiteti dhe modernizmi.
Ky resort pritet të bëhet pika kyçe e destinacionit turistik malor në Shqipëri, dhe jemi të sigurt që çdo person do të dëshironte të kalonte kohën nën hijen e pemëve të ahut, ajrit dhe ujit të mrekullueshem e kurativ që e ofron vetëm Qafështama.
Një fakt shumë interesant që mund të kthehet në aset turistik e vend pelegrinazhi është gjetja e gjurmëve të shumta se në Parkun e Qafështamës ka pushuar dikur edhe familja mbretërore, e cila dihet tashmë botërisht që përdorte për konsum të përditshëm ujin e Parkut. Këto elemente e pasurojnë edhe më shumë historinë e tij; e kush nuk do të donte të pushonte, të shëtiste e të bënte ski, pikërisht në të njëjtat vende ku ka pushuar dikur edhe mbreti Zog apo mbretëresha e bukur Geraldinë?
Sepse ky hotel, tërësisht i rikonstruktuar në mars të vitit 2018, ofron akomodim në standartet bashkëkohore më të larta europiane me çmime të arsyeshme e të favorshme për këdo, ka një staf të përgatitur dhe të këndshëm e në dispozicion të pushuesve në çdo orar, si dhe një restorant që ofron ushqim tradicional dhe modern. Çdo gatim përgatitet në mënyrë perfekte, me qëllim që kushdo të ndihet i kënaqur dhe të provojë artin kulinar tradicional të zonës, i cili realizohet tërësisht në bazë të produkteve bio të ofruar nga zona e Krujës e përreth saj.
Nuk mungojnë as ambientet e relaksit (spa, sauna) që pushuesit të mos ndjejnë ndryshim nga një resort i ngjashëm alpin jashtë Shqipërisë. Të apasionuarit e leximit kanë këndin e tyre të shtypit të përditshëm dhe një biblotekë e vogël e pasuruar me libra për të gjitha grupmoshat. Ndërsa për të apasionuarit e lojërave si shah, letra, monopoly e domino, është mundësia t’i ushtrojnë në këndin e tyre të posacëm. Kampi mbikëqyret me roje dhe kamera sigurie 24/7 për të ofruar një siguri dhe qetësi për pushuesit.
Një ndër pikat më të veçanta të këtij hoteli është dhe mundësia për të apasionuarit e jetës së “egër” që të mund të ngrejnë çadra/tenda për të kaluar një apo më shumë netë nën dritën e hënës në bazë të një kostoje të ulët çmimi. E ku ka më bukur se të shjosh natyrën drejt e nën yje!
Ky resort nuk është ngritur vetëm për qëllime akomodimi por edhe për t`i ofruar turistëve një larmi aktivitetesh që t`ua bëjë më të bukur qëndrimin në Qafështamë. Këtu vazhdimisht organizohen aktivitete të ndryshme kulturore dhe argëtuese, që kanë të bëjnë jo vetëm me natyrën por edhe me traditën, festat lokale etj..
Aktivitetet që organizohen çdo ditë përfshijnë gjithashtu edhe guidat turistike e historike, ecjet në natyrë, ngjitjet malore, njohja me faunën dhe florën e zonës, aktivitete sportive në ambientet e brendshme (palestër) dhe të jashtme në qendrën sportive të kampit (vollejboll, basketboll, futboll, etj). Fëmijët gjithashtu kanë ambientin e tyre të vecantë në kamp për të luajtur dhe për t`u argëtuar gjatë kohës së lirë.
Gjithashtu, në kamp organizohet një “kinema verore”, me një projektor të madh ku mund të shihen ndeshje të ndryshme sportive, filma, dokumentarë çdo natë, duke menduar edhe për grupet që mund të vijnë për pushime shumëditore me qëllime kurative.
Këto janë pikat kyçe të këtij destinacioni të ri tërheqës e kurativ, i cili pritet të bëhet një ndër vendet më të pëlqyera e të frekuentuara të turizmit malor në Shqipëri. Sepse zhvillimi i turizmit, kërkon patjetër rritje me standarte të tilla, që të bëhet i pëlqyer e i qëndrueshëm. Ndaj nuk e teprojmë kur themi që Shkreli Hotel & Camp, është një arsye e qenësishme për të vizituar parkun Kombëtar të Qafëshatmës.

Zona e mbrojtur e Parkut të Qafshtamës ka një sipërfaqe prej rreth 20 km2, e shpallur si e tillë prej vitit 1966.
Ajo gjendet rreth 25 km në verilindje të qytetit të Krujës, duke kaluar nëpërmjet komunës së Cudhit. Qafështama (1230 m) shërben si urë lidhëse midis zonës së Krujës dhe luginës së Matit në veri. Zona kufizohet me pellgun e Bovillës nga jugu i saj, dhe është ekologjikisht e lidhur ngushtë me të. Gjithë zona dallohet për vlerat natyrore dhe pyjet e virgjër. Gjithashtu, burimet e saj janë të njohura për vlerat kuruese, ku dallohet Kroi i ‘Nënës Mbretëreshë’, pranë Qafështamës, rreth 1100 m mbi nivelin e detit, midis pyllit të pishës së Parkut Kombëtar. Emrin e ka marrë në vitet 1930-të sepse këtu merrte ujin e pijshëm familja mbretërore; një kamion bënte çdo ditë rrugën Tiranë-Qafështamë. Uji i burimeve të Qafështamës vlerësohet si i lehtë, i varfër në kripëra, por i pasur me magnez. Kroi bën pjesë në listën e monumenteve të natyrës shqiptare (hidomonumenteve) (Qiriazi & Sala, 2006). Tani që rruga është rinndërtuar me parametra cilësorë, parku tërheq akoma më shumë vizitorë. Qeveria shqiptare synon që ta zgjerojë këtë zonë të mbrojtur në të ardhmen e afërt, duke përfshirë në të edhe malin e Skënderbeut (1724 m).

Restaurant
Boat & mussel farming tour
Fishing
Camping
Wooden houses for rent
//<!–
document.getElementById('cloak96746').innerHTML = '';
var prefix = 'ma' + 'il' + 'to';
var path = 'hr' + 'ef' + '=';
var addy96746 = 'themusselhouse.al' + '@';
addy96746 = addy96746 + 'gmail' + '.' + 'com';
var addy_text96746 = 'themusselhouse.al' + '@' + 'gmail' + '.' + 'com';
document.getElementById('cloak96746').innerHTML += '‘+addy_text96746+’‘;
//–>
Nga Ilirjan Gjika
Një udhëtim nëpër histori, që nga princesha Rugina e deri te Donika Kastrioti

Sapo ngjitesh fortesa të imponohet me madhështinë e saj. Muret ruhen në të gjithë gjatësinë dhe prej tyre shihen qartë të gjitha anët e horizontit. Në lindje Hapet lugina e poshtme e Shushicës apo siç quhet nga vendasit e “Lumit të Vlorës’’. Në veri brezi i kodrave të Kuzum Babait dhe të Babicës, në jug Shashica, Lungara dhe Çika, ndërsa në perëndim Vlora, gjiri i saj me Sazanin dhe Karaburunin.
Për të shuar edhe kuriozitetin shkencor të lexuesit mund të themi se, kështjella e Kaninës ngrihet mbi një kodër prej 380 m të lartë në pjesën juglindore të qytetit të Vlorës. Arkeologët e kanë përcaktuar si një fortësë me karakter mbrojtës që i shërbente qysh në antikitet bashkësisë ilire të Amantëve. Me një sipërfaqe prej 3.5 ha dhe e rrethuar me mure që i përkasin teknikave, stileve dhe kohëve të ndryshme, kështjella, ishte e aftë të strehonte njerëz dhe mjete të konsiderushme. Qëllimi i saj ishte kontrolli mbi gjirin e Vlorës, fushat bregdetare dhe luginën e poshtëme të Lumit Shushica. Këtë rol ajo e luajti edhe gjatë shekullit të fundit, kur në vitet 90-të, prej saj u largua i fundmi repart ushtarak ai i Ushtrisë Shqiptare.
Ndërkohë që nga historia dimë se në këtë fortesë kanë ushtruar aktivitetin e tyre një sërë emrash të përballjeve të mëdha midis perandorive mesjetare. Të tillë kanë qenë Robert Guiskardi, një nga kalorësit më të shquar të perëndimit; Boemundi i Tarentit, një nga protagonistët e kryqëzatës së parë, princat e despotatit bizantin të Epirit; admirali napolitan Filip Kinardi, princi Jovan Komnen Asenin dhe pasardhësi i tij Aleksandri; i pari i dinastisë së Kastriotëve, kështjellar i Kaninës, princi Balsha II dhe e shoqja Komita Muzaka, princesha Rugina apo Gjegju Sinan Pasha, i pari i dinastisë fisnike të Vlorajve.
Por emri më i lakuar i personazheve të Kaninës është padyshim ai i Donika Arianitit, bijës së princit Gjergj Arianiti, njërit prej heronjve të qëndresës antiosmane të shekullit të XV-të. Në ditët e sotme historia aludon se dasma e saj u zhvillua këtu në këtë kështjellë. Më tepër për të flasin tregimet e kujtesës popullore, që dëshmojnë se ceremonia e martesës së Donikës me Skënderbeut u zhvillua këtu në Kaninë. Njëra prej tyre, e ruajtur në Himarë, tregon se: “Ditën e dasmës në Kaninë shkuan edhe Kapedanët e Himarës me peshqeshe për çiftin. Ata e shoqëruan nusen deri në Krujë”.


Kështu historia përsëritet duke bërë që kështjella e Kaninës të mbetet edhe sot një nga destinacionet e preferuara të turizmit historik dhe kulturor në Vlorë. Jo më kot një proverb që e dëgjuam këtu, thotë se nuk mund të kuptohet Vlora pa Kaninën dhe Kanina pa Vlorën. E natyrisht që një shkrim i tillë nuk shërben veçse si një ‘’ngacmim’’ që nëpërmjet kësaj vizite, të shkruajmë këto rreshta që nuk bëjnë gjë tjetër veçse ‘’pasurojmë pasaportën’’ turistike të këtij monumenti kulture.









