Saranda njihet për bregdetin e saj të bukur dhe plazhet e kristalta, por përtej vijës së detit shtrihet një tjetër dimension i jugut që shumë pak vizitorë kanë mundësinë ta zbulojnë.
QuadLand Saranda ofron një mënyrë krejtësisht ndryshe për të eksploruar këtë territor përmes tureve off-road që ndërthurin natyrën, historinë dhe përjetimin autentik të jetës lokale. Turet janë konceptuar për ata që kërkojnë më shumë sesa një aktivitet veror tradicional, apo xhiro off-road.
Përmes itinerareve që kalojnë nëpër fusha, kodra, përgjatë lumenjve dhe deri në zona panoramike pranë detit, duke përfshirë vende antike dhe me rëndësi historike, pjesëmarrësit përjetojnë një aventurë të vërtetë eksplorimi në peisazhe që nuk arrihen lehtësisht me mjete të zakonshme.

River tour – shko me rrjedhën!
Një nga eksperiencat më të veçanta është River Tour, një itinerar që ndjek rrjedhën e lumit dhe përfshin ndalesa në pika historike dhe strategjike të zonës. Gjatë këtij turi vizitorët kanë mundësinë të shohin nga afër një urë të periudhës së Ali Pashë Tepelenës, bunkerë dhe tunele tankesh të ndërtuara gjatë periudhës së komunizmit, përfshirë struktura të projektuara për mbrojtje nga sulmet bërthamore. Itinerari shoqërohet me ndalesa panoramike për fotografi dhe, për më aventurierët edhe me mundësi për pushim apo zhytje freskuese pranë lumit gjatë ditëve të verës.
Ndiq diellin kur zhytet në det!
Një tjetër itinerar shumë i veçantë është Beach Tour / Sunset Tour drejt Kakomesë, që zhvillohet zakonisht në orët e pasdites dhe ofron mundësinë për të përjetuar një nga perëndimet më mbreslënëse të bregdetin shqiptar. Përgjatë këtij turi vizitorët ndalojnë edhe në monumente kulturore dhe fetare me histori mbi 800-vjeçare,Manastiri i Shën Mërisë, ku mund të shihen afreske origjinale dhe të njihen më nga afër traditat e zonës, si edhe elementë të kuzhinës lokale.
Në kërkim të gjurmëve
Heritage Tour – Në kërkim të gjurmëve të qytetërimeve të lashta mes aventurës dhe historisë
Një tjetër itinerar i veçantë që ofron QuadLand Saranda është Heritage Tour, një eksperiencë që ndërthur eksplorimin off-road të natyrës, fshatrave autentikë të Epirit, me vizitën në disa nga monumentet më të rëndësishme historike dhe parqeve arkeologjike të jugut të Shqipërisë.

Ky tur nis me me ndalesën e parë në Manastirin e Kostarit ose sic njihet Kisha e Manastirit të Shën Mërisë të Kostarit, të cilën e gjen gjithkush në Lindje të qytetit Antik të Finiqit, e ndërtuar brenda një shpelle të malit të Kostarit.
Manastiri ndodhet në fshatin Kostar, pranë qytetit të Delvinës, dhe është një nga monumentet më të rëndësishme të trashëgimisë kulturore dhe fetare të zonës. I ndërtuar në një mjedis të qetë kodrinor, manastiri shquhet për arkitekturën e tij të thjeshtë, por me vlera historike, dhe për afresket e hershme që pasqyrojnë artin bizantin dhe traditën e ikonografisë kishtare.
Afresket e para u bënë fillimisht më 1332 në anen veriperëndimore dhe më vonë, rreth viteve 1690 – 1770 u unifikua me hapësirat e tjera. Ajo i dedikohet Shën Mërisë, festohet më 15 Gusht dhe përbën një pelegrinazh të madh të zonës deri në Himarë.
I gërmuar në shkëmb naosi i tij ruan vlera të mëdha historike pasi në këtë vend të fshehtë gjatë sundimit turk funksiononte shkolla e fshehtë, me mësues të fundit Pilo Papanë.

Ky tur përfshin ndalesa në Parkun Arkeologjik të Finiqit, një nga qendrat më të rëndësishme të antikitetit në Epirin e lashtë, i vendosur në një kodër panoramike mbi luginën përreth dhe i njohur për gjurmët monumentale të qytetërimit helenistik dhe romak. Vizitorët kanë mundësinë të përjetojnë nga afër një nga qytetet më të rëndësishme historike të rajonit, duke kombinuar eksplorimin arkeologjik me peizazhe natyrore mbresëlënëse.
Itinerari vijon me ndalesë në Manastirin e Mesopotamit, një monument i rrallë i arkitekturës bizantine mesjetare, i ndërtuar mbi struktura shumë më të hershme dhe i njohur për karakterin e tij unik fortifikues. Ky kompleks përfaqëson një nga dëshmitë më të rëndësishme të trashëgimisë kulturore dhe shpirtërore të zonës.
Përgjatë këtij itinerari pjesëmarrësit përshkojnë terrene të larmishme natyrore, fusha, kodra dhe rrugë panoramike rurale, duke krijuar një eksperiencë që bashkon aventurën me historinë dhe kulturën lokale në një mënyrë autentike dhe të veçantë.
Qepur posaçërisht për ty!
Për ata që kërkojnë një eksperiencë të personalizuar, QuadLand Saranda ofron edhe ture privè, të përshtatura sipas interesave të vizitorëve, duke kombinuar aventura, histori, natyrë dhe ndalesa në pika të zgjedhura sipas kërkesës së grupit.
Nuk është thjesht një udhëtim off-road, është një ekperienc unike lokale.

Turet bazë zgjasin rreth tre orë dhe zhvillohen në terrene të larmishme që përfshijnë fusha, kodra, shtigje natyrore dhe segmente panoramike që zbresin deri pranë vijës bregdetare. Përveç relievit spektakolar, itineraret janë ndërtuar për t’u dhënë vizitorëve mundësinë të njohin nga afër jetën lokale, bujqësinë tradicionale, blegtorinë dhe bimësinë karakteristike të zonës.
Siguria është një nga prioritetet kryesore të QuadLand Saranda. Pjesëmarrësit pajisen me helmeta të certifikuara sipas standardeve europiane dhe çdo grup udhëhiqet nga guida lokale të trajnuara, njohëse shumë të mira të territorit dhe historisë së zonës. Përgjatë itinerarit parashikohen ndalesa të rregullta për pushim dhe fotografi, duke e bërë eksperiencën të përshtatshme si për aventurierët ashtu edhe për vizitorët që kërkojnë një mënyrë alternative për të zbuluar jugun e Shqipërisë përtej plazheve.
QuadLand Saranda sjell një perspektivë të re për të përjetuar këtë rajon: jo thjesht si destinacion bregdetar, por si një hapësirë eksplorimi, historie dhe aventure autentike lokale.
Rezervimet mund të bëhen pranë QuadLand Saranda ose përmes rrjeteve sociale të tyre. Skano kodin QR dhe rezervo aventurën tënde!



