Nëse jeni në kërkim të një përvoje autentike, të ngrohtë dhe plot shpirt, në një nga qytetet më plot finesë të Shqipërisë, atëherë Domus Hotel është vendi ku historia dhe komoditeti takohen natyrshëm. Vetëm 250 metra larg nga Katedralja Ortodokse dhe Bulevardi “Republika” – shpirti i gjallë i qytetit – Domus gjendet aty ku fillon Korça e vjetër, mes rrugicave karakteristike dhe kalldrëmeve prej guri që ruajnë kujtimet e brezave.

Selia e Domus Hotel është një vilë e vitit 1921, i përkiste klerikut Josif Qirici, mik i Fan Nolit dhe delegat i Kongresit të Beratit për shpalljen e Kishës Autoqefale Shqitare, një ndërtesë e rikthyer me dashuri dhe respekt për origjinalitetin e saj. Brenda saj gjenden 7 dhoma të kuruara me elegancë, ku tradita korçare ndërthuret me elemente moderne për të ofruar rehati dhe ambient të butë, ideal për çifte, familje apo grupe miqsh. Çdo dhomë rrëfen një histori më vete – nga detajet e punuara me dorë te mobiliet e vjetra të restauruara me mjeshtëri, gjithçka është menduar për të sjellë afër vizitorit jetën e dikurshme korçare në një formë të gjallë dhe të prekshme.
Por Domus Hotel është më shumë sesa një vendi për të fjetur. Është një hapësirë kulture, frymëzimi dhe përjetimi. Aty ku arti merr frymë në çdo qoshe, ku mikpritja është e pambyllshme dhe ku secili mysafir ndihet pjesë e një rrethi të vogël familjar. Mëngjeset përgatiten me shije dhe traditë – të freskëta, vendas dhe plot aromë – duke krijuar një nisje të ngrohtë për ditën tuaj. Qëndrimi në Domus është një udhëtim përmes historisë, një rikthim tek rrënjët, tek muzika e serenatave dhe tek rrugët që kanë dëgjuar mijëra hapa e histori.

Në mbrëmje, vetëm disa minuta larg hotelit, ju pret Pazari i Vjetër me ritmet e tij, kafenetë karakteristike dhe atmosfera bo

heme që e bën Korçën kaq të veçantë. Aty mund të shijoni gatime tradicionale, pije lokale dhe momente relaksi që nuk harrohen lehtë. Domus është zgjedhja ideale për udhëtime dëfrimi, pushime familjare, fundjava romantike apo edhe për evente të vogla që kërkojnë stil dhe intimitet.
Në Domus Hotel, e shkuara dhe e tashmja bashkëjetojnë natyrshëm. Këtu, çdo vizitor nuk është thjesht kalimtar – është i ftuar nderi në një shtëpi me histori, që e mirëpret me buzëqeshje dhe e përcjell me kujtime të bukura.
Nëse planifikoni ta vizitoni Korçën, Domus Hotel është adresa ku fillon përjetimi i saj i vërtetë.



