“Udhëtimi për në Shqipëri dhe Ballkan” – Gazetari Beqir Sina nga “Bota Sot” përcjell në Amerikë jehonën e numrit të ri të Travel Magazine dhe portalit “Travel to Albania & Balkans”

by admin

Nga Beqir SINA – Bota sot, New York

Angjelina Nika, mjeshtrja e merituar e valles popullore, në faqen e parë të Revistës prestigjoze dhe blogut të njohur të turizmimit në Shqipëri, “Travel to Albania & Balkans” (shqip-anglisht), me administratore dhe krijuese Flora Xhemani Baba. Agjenti i udhetimeve në SHBA, “Adriatik Tours” – Adriatik Tours LLC, West Hartford, Connecticut, një punë e shkëlqyer për të kthyer ikonat e diasporës në promovues të Turizmit shqiptar

76706847 2819434378121464 2318364428019433472 o

DURRES – HARTFORD: Ajo që është duke u kujdesur dhe punuar me profesionalizëm për të futur në hartën e turizmit planetar, Shqipërinë, Kosovën dhe viset e bukura shqiptare në Ballkan, është revista prestigjoze dhe blogu më i njohur i turizmimit në Shqipëri, “Travel to Albania & Balkans” – “Udhëtimi për në Shqipëri dhe Ballkan”, me administratore dhe krijuese Flora Xhemani Baba.

75580142 2819434778121424 3706363644653600768 o

Kështu, në numrin saj të radhës, shfaqet me një foto-kopertinë tepër joshëse, potreti i një artisteje “Mjeshtre e Madhe”, koreografja e njohur Angelina Nika nga New Yorku, e cila ka pozuar në njërin nga mjediset luksoze të lidershipit së turizmit shqiptar, – Hotel Adriatik në Durrës, gjatë një vizite të saj këtë verë në perlën e Adriatikut, ku pushoi disa ditë edhe fituesja e Kurorës së Bukurisë, Miss New York USA 2019 – Florinda Kajtazi – (Florinda Kajtazi was crowned Miss New York USA 2019 and awarded Miss Photogenic).

74624042 2819434174788151 2159357647730507776 n 1 74873436 2819434081454827 1801833493290811392 n

“Në fotografi Agelina Nika, mjeshtrja e merituar e valles popullore, shfaqet duke pozuar në mjediset e Adriatik Hotel – i cili përmes agjentit të tij të udhëtimeve në SHBA, – “Adriatik Tours” (Adriatik Tours LLC, West Hartford, Connecticut), thuhet se po bën një punë të shkëlqyer për të kthyer ikonat e diasporës në promovues të Turizmit shqiptar” (për më shumë shikoni në www.adriatikhotel.com), shkruan revista dhe blogeri i njohur, tashmë edhe më i vizituari në Shqipëri, Kosovë e viset shqiptare, “Travel to Albania & Balkans” -“Udhëtimi për në Shqipëri dhe Ballkan”, raporton Bota sot.

76994765 479962526198131 7122879076284497920 n

Më pas blogeri dhe revista profesionale shkruan se: “Vjeshta, është për ne një periudhë po aq e ngjeshur sa vera. Për këtë shkak, shumë prej punëve i zenë vendin njëra-tjetrës, duke u shtyrë kush e kush të dalë më parë. E midis këtyre punëve të shumta, është edhe numri i ri i Travel, i cili këtë radhë ka një mysafire të veçantë; Angjelina Nikën, koreografen e njohur të valles popullore shqiptare, e cila po rrit breza të tërë të Diasporës në Amerikë me dashurinë për traditat dhe kombin shqiptar, me qëllim që ata të mos i harrojnë rrënjët e tyre. “thotë “Travel to Albania & Balkans” – “Udhëtimi për në Shqipëri dhe Ballkan”.

76272349 2819433411454894 3025924109230931968 o 1

Dhe, me këtë rast blogeri më prestigjoz i industrisë së turizimit shqiptar, ka edhe një faleminderim: “Ne do të falënderojmë përzemërsisht ADRIATIK TOURS dhe Adriatik Hotel – për këtë takim që patëm me Angjelinën, kur ajo ishte me pushime në Adriatik Hotel në Durrës. Sepse në 15 vjet promovim turistik që i kemi bërë Shqipërisë brenda, duhet të mos harrojmë edhe Shqipërinë e madhe që jeton jashtë kufijve. Faleminderit Angjelina! Faleminderit Adriatik!” shkruan “Travel to Albania & Balkans” – “Udhëtimi për në Shqipëri dhe Ballkan”, raporton Bota sot.

75237421 2819433231454912 4203206840139382784 o    75328752 2819433444788224 599656208516775936 o

75580180 2819433601454875 7480483314684395520 n

75486090 2819433664788202 412313836759023616 o      75625374 2819433991454836 1691271040702873600 o

Udhëtimi për në Shqipëri dhe Ballkan:

Dëshironi të udhëtoni në Shqipëri dhe Ballkan? ….ndiqni Revista Travel dhe zbuloni vendet më të mira për të shkuar, gjërat më të mira për të parë, ushqimin më të mirë për shije dhe përvojat më të mira për të jetuar.

“Ne do t’ju ndihmojmë të eksploroni Shqipërinë në të gjitha bukuritë e saj por edhe territoret e Ballkanit Perëndimor si Kosova, Maqedonia, Mali i Zi, Sllovenia, Kroacia, Greqia etj”.

Untitled

ADRIATIK TOURS LLC, West Hartford, CT:

Dhe, kështu, nëse udhëtoni në Shqipëri, në Kosovë dhe viset shqiptare, nëpërmjet agjencisë ADRIATIK TOURS LLC, e vendosur në West Hartford, CT, e cila është dega e Hotel Adriatik dhe Adriatik Tours në Shqipëri , është kompania që ju ofron shërbimin e udhëtimit, dhe paketat ekskluzive në Shtetet e Bashkuara, paketa këto që janë konkurruese për individë, grupe dhe komision të lartë për Agjentët e Udhëtimit, shkruajnë broshurat turistike të agjencisë ADRIATIK TOURS LLC, e vendosur në West Hartford, CT, të cilat mundet t`i gjeni fare lehtë edhe në website-in  www.adriatikhotel.com.

76602143 2819432118121690 4490917263255273472 o

Këto broshura informojnë se ADRIATIK TOURS LLC, e cila është e vendosur në West Hartford, CT, thotë se të gjithë ata që planifikojnë dhe personalizojnë udhëtimin e tyre, gjithmonë në përputhje me rrethanat, është Adriatik Hotel mundëson udhëtimin e tyre, duke filluar që nga Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës “Nënë Tereza”- e deri në mbyllje, udhëzuesit dhe stafin e saj, që janë profesionistë të udhëtimit.

Duke ju ofruar me këtë itinerar turistik, natyrisht nëse e planifikoni me një akomodimin rehatues në Hotel Adriatik, që gjendet në plazhin e qytetit të Durrësit, më të bukurin udhëtim simbas saj.

Madje për ata që kërkojnë të zbulojnë edhe më tej ato bukuritë magjepsëse të turizmit shqiptar, tregon kjo agjenci, se nëpërmjet ADRIATIK TOURS LLC, për turistët amerikanë, të huaj dhe shqiptarët e Amerikës, ata janënë gjendje t`ju ofrojnë shërbimin e udhëtimit botëror, dhe të kombinoni turneun tuaj me Italinë, Kroacinë, Greqinë ose Malin e Zi, gjithmonë sipas preferencës tuaj.

77012160 2819433058121596 3525098179173285888 o

Pra, provoni se nuk do të ngeleni te zhgënjyer dhe rezervoni direkt për të marrë çmimin më të mirë të paketës tuaj, e cila është edhe grishja më e leverdishme dhe më e bukura, dhe vjen në çdo stinë nëpërmjet ADRIATIK TOURS LLC, e cila tashmë e vendosur në West Hartford, CT, operon dhe është e disponueshme për të gjithë ata që planifikojnë të vizitojnë Kosovën, Shqipërinë dhe viset shqiptare, përfshirë Mesdheun e bukur dhe të pakrahasueshem për pushime.

You may also like

Leave a Comment

Adblock Detected

Please support us by disabling your AdBlocker extension from your browsers for our website.