Saranda hap dyert për turistët – Çelet sezoni me Festën e Midhjes

by admin

Saranda hap dyert për turistët - Çelet sezoni me Festën e Midhjes

 

Saranda ishte kryeqyteti i festës në këto ditë maji, pikërisht me datat 10-11-12 Maj, kur i uroi zyrtarisht mirseardhjen turistëve të verës 2013, me një zinxhir aktivitetesh të pasur e të larmishmëm ku kryefjala e gjithçkaje ishte argëtimi. Natyrisht festimet kulmuan me atë që tashmë po kthehet në traditë të përvitshme e që po mbledh gjithmonë e më shumë vizitorë në Sarandë, me Festën e Midhjes. Mbretëresha e Liqenit, mbledh në shesh të gjithë kuzhinierët më të mirë të Sarandës dhe jo vetëm, të shpalosin fantazinë e tyre në dhjetëra qindra gatime të shijeve nga më të larmishmet, për t’i bërë vizitorët të shijojnë më të mirën. Festa solli zyrtarisht në Sarandë edhe kryetarin e komunës së Suharekës, komunë me të cilën Saranda është binjakëzuar së fundmi. Një sërë përurimesh u realizuan me rastin e hapjes së sezonit, si vlera të shtuara në shërbim të turistëve të sezonit të sivjetëm.
Një risi për këtë sezon ishte edhe guida turistike e Sarandës, realizuar prej Blue Agency dhe Bashkisë së Sarandës, një guidë praktike xhepi me informacion të pasur për Sarandën dhe Delvinën, informacion i domosdoshëm dhe i munguar prej vitesh për turistët, sidomos ata të huaj, qyshse kjo guidë nuk prodhohej dhe nuk hidhej më në treg. Kryetari i Bashkisë Stefan Çipa pohoi se kjo guidë do të jetë vërtet një dhuratë e bukur për çdo mik që do të vizitojë qytetin që ai përfaqëson.
Saranda është pregatitur dhe pret të vizitohet këtë sezon nga rreth një million vizitorë

You may also like

Leave a Comment

Adblock Detected

Please support us by disabling your AdBlocker extension from your browsers for our website.