Në një kohë kur teknologjia është kthyer në aleaten kryesore të përmirësimit të përvojës së klientit dhe menaxhimit efikas të bizneseve, HeyWaiter vjen si një zgjidhje gjithëpërfshirëse për menaxhimin dixhital të porosive në restorante, bare dhe hotele. Kjo platformë moderne lejon një përvojë të re të shërbimit, ku thjeshtësia, shpejtësia dhe fleksibiliteti vihen në funksion të klientit dhe të biznesit njëkohësisht.
Si funksionon HeyWaiter?
Për klientin, përvoja fillon në mënyrë të thjeshtë: duke skanuar një QR-code, duke ndjekur një link të drejtpërdrejtë, ose duke përdorur butonin “All Items”, klienti mund të aksesojë menunë dixhitale në kohë reale. Nga aty, mund të shfletojë produktet, të përzgjedhë porosinë, të shtojë udhëzime të veçanta (si p.sh. “pa qepë” apo “shtoni djathë”) dhe të konfirmojë menjëherë porosinë – pa pritur kamarierin apo ndërprerjen e bisedës me miqtë.

Ndërkohë, biznesi përfiton një panel administrimi (dashboard) të plotë, që i lejon të:
- Konfigurojë menunë dhe të ngarkojë fotografi të artikujve,
- Marrë njoftime të menjëhershme për çdo porosi të re,
- Monitorojë statusin e përgatitjes dhe dorëzimit të çdo porosie në kohë reale.
Procesi hap pas hapi
- Regjistrimi i biznesit – Pronari ose menaxheri krijon llogari dhe ngarkon menynë me fotografi dhe çmime.
- Shfaqja e menysë – Çdo tavolinë pajiset me një QR-code unik që i mundëson klientit të hyjë menjëherë në sistemin e HeyWaiter.
- Vendosja e porosisë – Klienti përzgjedh artikujt dhe sasinë, shton udhëzime specifike nëse dëshiron, dhe konfirmon porosinë.
- Përgatitja & dorëzimi – Stafi i restorantit përgatit porosinë, e shënon në sistem si “Në përgatitje” apo “Gati për marrë”, dhe klienti njoftohet automatikisht.
Modaliteti “Vetëm Menu” – Për raste të veçanta
Për ngjarje të veçanta, kur kuzhina është e mbyllur ose kur biznesi dëshiron thjesht të promovojë menunë pa marrë porosi, HeyWaiter ofron mundësinë për të aktivizuar opsionin “Disable Orders”. Në këtë mënyrë, klientët mund të shohin artikujt dhe çmimet, por butoni “Order” është i çaktivizuar.
Veçoria unike “Më Qeras”

Një tjetër risi që sjell HeyWaiter është funksioni “Më Qeras”. Pasi klienti zgjedh dhe konfirmon porosinë, mund të krijojë një link ose QR-code unik që lidhet me faturën. Ky link mund të ndahet në WhatsApp, në rrjete sociale apo përmes mesazhi, duke i dhënë mundësinë dikujt tjetër që të paguajë për të – me ose pa identitet – pa ndërhyrë aspak në rrjedhën e shërbimit.
Teknologjia që i shërben kujdesit ndaj klientit
HeyWaiter nuk është vetëm një aplikacion – është një filozofi e re shërbimi. Klientët përfitojnë një përvojë të shpejtë, të thjeshtë dhe të personalizuar, ndërsa bizneset fitojnë kontroll të plotë, efikasitet dhe mundësi për të rritur cilësinë e shërbimit. Në një treg gjithnjë e më konkurues, adoptimi i zgjidhjeve të tilla përbën një hap drejt së ardhmes.




