
Lajme



Saranda ishte kryeqyteti i festës në këto ditë maji, pikërisht me datat 10-11-12 Maj, kur i uroi zyrtarisht mirseardhjen turistëve të verës 2013, me një zinxhir aktivitetesh të pasur e të larmishmëm ku kryefjala e gjithçkaje ishte argëtimi. Natyrisht festimet kulmuan me atë që tashmë po kthehet në traditë të përvitshme e që po mbledh gjithmonë e më shumë vizitorë në Sarandë, me Festën e Midhjes. Mbretëresha e Liqenit, mbledh në shesh të gjithë kuzhinierët më të mirë të Sarandës dhe jo vetëm, të shpalosin fantazinë e tyre në dhjetëra qindra gatime të shijeve nga më të larmishmet, për t’i bërë vizitorët të shijojnë më të mirën. Festa solli zyrtarisht në Sarandë edhe kryetarin e komunës së Suharekës, komunë me të cilën Saranda është binjakëzuar së fundmi. Një sërë përurimesh u realizuan me rastin e hapjes së sezonit, si vlera të shtuara në shërbim të turistëve të sezonit të sivjetëm.
Një risi për këtë sezon ishte edhe guida turistike e Sarandës, realizuar prej Blue Agency dhe Bashkisë së Sarandës, një guidë praktike xhepi me informacion të pasur për Sarandën dhe Delvinën, informacion i domosdoshëm dhe i munguar prej vitesh për turistët, sidomos ata të huaj, qyshse kjo guidë nuk prodhohej dhe nuk hidhej më në treg. Kryetari i Bashkisë Stefan Çipa pohoi se kjo guidë do të jetë vërtet një dhuratë e bukur për çdo mik që do të vizitojë qytetin që ai përfaqëson.
Saranda është pregatitur dhe pret të vizitohet këtë sezon nga rreth një million vizitorë

Në numrin e ri të revistës Travel do të mund të udhëtoni virtualisht në destinacionet më të bukura verore, jo vetëm në bregdet por kudo nëpër Shqipëri dhe Kosovë, si dhe trojet shqiptare të Maqedonisë dhe Malit të Zi. Artikuj të shumtë ju informojnë për situatën turistike në Shqipëri dhe rajon apo botë, si dhe për problemet që ka aktualisht turizmi shqiptar.
Travel Magazine 10, në të gjitha pikat e shitjes.
Editorial – Turizmi elektoral, nga Irhan Jubica
Sondazh – Nikaj Merturii destinacioni më i bukur shqiptar
Fokus – Kosova me mundësi të shumta për zhvillimin e turizmit
Turizmi i qëndrueshëm turk, a duhet ta marrim shembull? nga Dritan Zaimi
Echo – New York Times, Daily Mail dhe shtypi zviceran për Shqipëria 2013
Konkursi i Fotografisë – fituesi i numrit Elton Disha
Intervista, Adela: Ja vendet ku ëndërroj të shkoj. nga Flora Xhemani
Outdoor – Lake Shkodra Resort, Vlerë e shtuar e turizmit shqiptar. nga Kastriot Faci
Reportazh – Për vizitë tek Ali Pasha në Janinë
Traveler – Ekskursione përtej majave të Ballkanit
Destinacione verore Rrjolli, Plazhi i Tales & lagunat magjike,
Rodoni, Karpën, Darzeza, Palasa, Dibra, Gjakova
City guide – Përmeti, i bukuri i Frashërllinjve
Outgoing – Berlini qyteti i ndarë në mes
Festivali i Butrintit, – Rikthehen vlerat pas dy vjetësh
Travel Personazh – Marini i Apollonisë. Nga Ilirjan Gjika
Berati – Pajiset me harta GPS etj.

Travel Magazine 11, vjen bashkë me vjeshtën. Një numër i artë, jo thjesht në kuptimin e stinës, por në atë çfarë përcjell ky edicion, i cili përveç destinacioneve vjeshtore, ofron edhe perla të çmuara të traditës dhe natyrës shqiptare. Artikuj që nuk duhen humbur e që përfaqësojnë punët e vlefshme të Roland Tashos, fotot e Ardian Fezollarit, mrekullinë e kostumeve tradicionale shqiptare të Edlira Sulës, apo përpjekjet serioze të Auron Tares për ta vënë botën nënujore në shërbim të turizmit. Thjesht një numër i mrekullueshëm që duhet vetëm ta shijoni!
Në këtë numër:
Shkodra – Traditë, kulturë dhe histori – Panair me vlera kulturore në qytetin verior



