Edicioni i dytë i çmimeve “Turizëm – Grand Excellence” do të mbahet më 31 Janar 2025. Ky njoftim u bë në konferencën për shtyp nga organizatat Albanian Excellence dhe Travel Magazine Balkans, me mbështetje nga Altus Group. Ky edicion premton një formulë të re përzgjedhjeje për subjektet turistike, duke pasur parasysh rritjen e rëndësisë së turizmit në diskursin ekonomik të Shqipërisë.
Sektori i turizmit është kthyer në një kryefjalë të diskutimeve ekonomike. Me numra të lartë vizitorësh dhe ndikim të rëndësishëm në kursin e këmbimit, ai ka sjellë standarde të reja. Flora Nikolla, themeluese e Albanian Excellence, theksoi se ky edicion vjen pas suksesit të edicionit të parë, që u mbajt në Ditën Ndërkombëtare të Trashëgimisë Kulturore.
Po ashtu, Flora Xhemani Baba, CEO e Travel Magazine Balkans, e përshkroi vlerësimin e sektorit si një mundësi për të vendosur standarde të reja. Ajo theksoi rëndësinë e vendosjes së standardeve për të ofruar një ofertë më të mirë dhe për të zhvilluar një turizëm të qëndrueshëm.

Çmimet do të ndahen në 7 sektorë, duke sjellë një formulë më të maturuar dhe me standarde më të larta. Për herë të parë, subjektet do të aplikojnë vetë për të hyrë në garën e vlerësimeve. Kjo do të ofrojë hapësirë për të gjitha kategoritë e bizneseve turistike, përfshirë ato që janë në vitin e parë të operimit.
Pas aplikimeve online, juria do të zbresë në terren për të verifikuar impaktin e këtyre subjekteve. Organizatat e turizmit, bashkitë, dhe individët që kanë kontribuar në përmirësimin e turizmit janë të ftuar të aplikojnë.

“Turizëm – Grand Excellence Albania” ka për qëllim rinjohjen e individëve dhe institucioneve që kanë kontribuar në zhvillimin e turizmit shqiptar. Çmimet përqendrohen në dy qëllime kryesore:
Për detaje mbi hapjen e thirrjeve për aplikim dhe informacion të tjera për ceremoninë e çmimeve, do të zhvillohen konferenca për shtyp. Gjithashtu, informacioni do të publikohet në faqet e dedikuara të Turizëm – Grand Excellence dhe Altus Group.

Edicioni i dytë i çmimeve “Turizëm – Grand Excellence” ofron mundësi për të promovuar dhe vlerësuar cilësinë në turizmin shqiptar. Me një fokus në standardet dhe përmirësimin e ofertave turistike, ky event pritet të sjellë një ndikim pozitiv në zhvillimin e sektorit. Kjo do të kontribuojë në krijimin e një imazhi të qëndrueshëm dhe të njohur të Shqipërisë si destinacion turistik.
Shqipëria Prezanton Trashëgiminë dhe Inovacionin në Ngjarjen e Përbërësve Ushqimorë në Amerikën e Veriut
Në datat 30-31 Tetor 2024, industria ushqimore dhe e shëndetit u mblodh në ngjarjen Food Ingredients North America në Las Vegas, ku ndërmarrjet e vogla dhe të mesme shqiptare të sektorit të bujqësisë tërhoqën një audiencë globale me produkte që mishërojnë traditën, cilësinë dhe qëndrueshmërinë. Pjesëmarrja e SME-ve shqiptare në këtë ngjarje shënoi një hap të madh drejt zgjerimit të tregut të tyre ndërkombëtar, duke prezantuar produktet e tyre për më shumë se 18,500 profesionistë të industrisë nga e gjithë bota.
Në Booth 1231, pavilioni shqiptar tërhoqi vëmendjen me produktet bujqësore autentike si vajrat e ullirit dhe bimët medicinale shqiptare. Këta prodhues ofruan vizitorëve një përvojë unike përmes produkteve të freskëta dhe natyrale që përfaqësojnë trashëgiminë e pasur të bujqësisë së Shqipërisë dhe angazhimin për praktika të qëndrueshme. Bizneset shqiptare prezantuan vlera të rrënjosura thellë në kulturën dhe klimën mesdhetare të vendit, e cila është ideale për kultivimin e ullinjve dhe bimëve medicinale.

Pjesëmarrja e bizneseve shqiptare në këtë ngjarje u mundësua nga projekti “Promovimi i Tregtisë Lindore: Shtetet Ballkanike dhe Azia Qendrore,” i Qendrës Ndërkombëtare të Tregtisë (ITC), i mbështetur nga Sekretariati Shtetëror për Çështjet Ekonomike të Zvicrës (SECO). Ky projekt ka si synim rritjen e eksporteve shqiptare dhe promovimin e zhvillimit ekonomik të rajonit, duke mbështetur SME-të që të hyjnë në tregjet globale me produkte cilësore dhe të qëndrueshme, të lidhura ngushtë me traditën shqiptare.
Shqipëria është e njohur për vajin e saj të ullirit dhe bimët medicinale dhe aromatike (MAP). Përfaqësuesi kryesor në sektorin e vajit të ullirit, Shkalla Sh Olive Oil, prezantoi vajin e saj ekstra të virgjër, i cili është fitues i disa çmimeve për cilësi dhe ka certifikim organik. Ky produkt përmban aciditet të ulët dhe përfaqëson përkushtimin e Shkalla Sh ndaj natyrës dhe cilësisë. “Vaji ynë është më shumë se një produkt; ai rrëfen një histori pasioni, tradite dhe respekti për natyrën,” shprehet Shpresa Shkalla, themeluesja e Shkalla Sh Olive Oil Ltd.
Në sektorin e bimëve medicinale, kompani si Biobes Ltd., Bidaj Ltd., Ekoprod Ltd., dhe Natural Herbal E.V.R. ekspozuan produkte të kultivuara në klimën e larmishme të Shqipërisë, duke përfshirë bimë të pastra dhe me veti terapeutike të njohura ndërkombëtarisht. “Produktet tona përfaqësojnë esencën e natyrës shqiptare dhe janë të kultivuara me praktika të qëndrueshme,” tha Besnik Koci, themeluesi i BioBes Ltd.

Food Ingredients North America është më shumë se një ekspozitë, është një platformë për inovacion dhe rrjetëzim. Me mbi 1,300 ekspozues dhe mijëra vizitorë, ngjarja është një mundësi për kompanitë shqiptare të lidhen me ekspertë globalë dhe të eksplorojnë teknologjitë e reja në sektorin e ushqimit dhe shëndetit. Kjo ngjarje ofron mundësi për rrjetëzim dhe njohuri mbi trendet më të fundit të konsumatorëve, si kërkesa për produkte organike dhe produkte të bazuara në bimë.

Kjo pjesëmarrje shqiptare është mbështetur nga ITC, SECO dhe organizata lokale, duke synuar krijimin e vendeve të reja të punës dhe përmirësimin e kushteve të jetesës në zonat rurale të Shqipërisë. Sektori i MAP-ve, veçanërisht, kontribuon në punësimin e mijëra njerëzve në Shqipëri, duke përfshirë komunitetet më të cenueshme. Rritja e kapaciteteve dhe mundësitë e eksportit ndihmojnë në fuqizimin e SME-ve, të cilat tani janë më të pajisura për të përballuar kërkesat e tregjeve globale.

Food Ingredients North America shërben si një pikë referimi për sektorin e bujqësisë shqiptare, duke i dhënë mundësinë bizneseve të vogla shqiptare që të tregojnë përkushtimin e tyre ndaj praktikave të qëndrueshme dhe ruajtjes së burimeve natyrore. Ky event pasqyron misionin e ITC për të krijuar ndikim tregtar në dobi të njerëzve dhe komuniteteve. “Jemi krenarë të ndajmë trashëgiminë dhe inovacionin e Shqipërisë në Las Vegas,” thotë Genti Beqiri, Menaxheri i Projektit në ITC për këtë iniciativë.
Misioni “Korpusi i Mozaikëve” vazhdon punën e tij në Shqipëri, duke u përqendruar këtë vit në Vila e Athinasë në Parkun Arkeologjik të Apolonisë dhe në Bazilikën B në PA Bylis. Ky projekt ka për qëllim ruajtjen dhe konservimin e mozaikëve të çmuar, duke analizuar detajet e ndërtimit, materialet dhe teknikën e punimit të tyre.
Iniciativa synon krijimin e një korpusi të plotë të mozaikëve shqiptarë, që do të ofrojë një pasqyrë të qartë të trashëgimisë kulturore të vendit. Ky projekt është rezultat i bashkëpunimit midis Institutit të Kërkimeve të Trashëgimisë Kulturore (@iktk.albania) dhe Qendrës Kombëtare për Studime Shkencore, Lindja dhe Mesdheu, CNRS- Paris, si dhe Universitetit Sorbone-Paris IV.
Zbulimet e reja në Apoloni janë një hap përpara në njohjen e pasurisë kulturore të Shqipërisë, duke inkurajuar vizitorët të eksplorojnë thesaret e jashtëzakonshme që ofron vendi ynë.
Jo “Me tren për Prizëren”, por çdo mjet transporti tjetër që mundeni për të mos e humbr festivalin multietnik të këngëve tradicionale dhe foklorit, më 5 Tetor 2024, edicionin e IX të tijin.
Duke filluar nga ora 17:00 në sheshin “Shatërvan” e fillon defileu në qendër të Prizërenit. Festivali Multietnik “Balkanfest- Kosovë 2024, do të bëjë së bashku interpretues nga
Shqipëria, Maqedonia e Veriut, Bullgaria, Bosnja dhe Hercegovina, Kroacia e Mali i Zi.
Në orën 18:00 në “Kino Lumbardhi” do të fillojë pjesa kryesore e programit i cili organizohet nga Shoqata për Kulturë “Plejada” -Prizren.

Edicioni IX – “Festivali Multietnik BALKANFEST” ngjall shumë vëmendjen e publikut dhe do të tubojë interpretues nga të gjitha komunitetet e Kosovës , si dhe interpretues nga vendet e Ballkanit. Ky festival organizohet me mbështetjen e Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës, si dhe Drejtorisë së Kulturës në Prizren.

Prizëreni do të bëjë bashkë të gjithë Ballkanin, jo vetëm artistët që do të interpretojnë por edhe atë pjesën tjetër të shoqërisë që janë artdashësit.
Në këtë rast fundjava në Prizëren për një festival multietnik ballkanik, por edhe për një shëtitje në qytetin ku mund të ecësh anës lumit, të ngjitësh një kodër, vizitosh një kala dhe të shijosh histori.

Produktet ushqimore shqiptare, Made in Albania “pushtuan” Berlinin për dy ditë, ku 22 subjekte shqiptare prezantuan dhe promovuan traditat më të mira, duke njohur tregjet ndërkombëtare me cilësinë unike të produkteve të prodhuara me përkushtim e dashuri.
Ky panair u organizua nga Global Albanian Gastronomy Festival, ku janë prezantuar produktet bujqësore shqiptare. Në të morën pjesë si përfaqësim jo vetëm produktet dhe prodhuesit tanë por edhe kryeministri Edi Rama, ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Anila Denaj, ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani si dhe kryebashkiaku i Vlorës, Ermal Dredha, kryebashkiakja e Durrësit, Emiriana Sako dhe kryebashkiaku i Sarandës, Oltion Çaçi.
Panairi shënoi edhe nënshkrikm kontratash dhe bashkëpunimesh, ku edhe e pati si qëllim të vetin, dhe jo vetëm të prezantonte me krenari produktet shqiptare të freskëta dhe autentike. Ky prezantim shënon edhe shtrimin e sofrës në arenën europiane dhe më gjerë.
Në panair morën pjesë 22 subjekte shqiptare që prezantojnë produktet “Made in Albania” për promovimin e traditave më të mira,.
Në hapjen e këtij panairi, arena shqiptare u prezantua edhe nga Kosova, ku në hapje të tij morën pjesë edhe Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural të Kosovës, Faton Peci, zv.kryeministri i Parë dhe ministër i Ambientit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor i Maqedonisë së Veriut, Izet Mexhiti.
GAGF është panairi më i madh tregtar shqiptar i organizuar jashtë vendit, i cili ka në fokus forcimin e lidhjeve mes diasporës shqiptare kudo në botë, të suksesshme në gastronomi, si dhe bizneseve shqiptare që ofrojnë produkte dhe shërbime që lidhen me gastronominë.
Më shumë për GAG: këtu
Mirilda Tili
Konferenca treditore “Zonjat e Turizmit shqiptar – sfidat dhe e ardhmja”,
mbajtur në Diamma Resort, Conference & SPA në Golem, Kavajë, sapo ka ulur siparin e saj, duke shënuar një ngjarje të re në hapësirën mbarëshqiptare të komunitetit të turizmit dhe duke rrokur në mënyrë gjithëpërfshirëse arritjet por dhe problemet që hasin zonjat që kontribuojnë në këtë sektor. Suksese, arritje, sfida, ide, sipërmarrje, vështirësi dhe vizion. Këto ishin ngjyrat e konferencës treditore “Zonjat e Turizmit shqiptar – sfidat dhe e ardhmja”, mbajtur në Diamma Resort, Conference & SPA në Golem, Kavajë, të thirrur nga Albanian Excellence & Travel Magazine, në kuadrin e Turizëm Grand Excellence.
Përmbajtja e konferencës, vlerë dhe profesionalizëm
Një konferencë që bëri bashkë rreth 100 zonja të cilat kanë përqendruar energjitë e tyre në turizëm dhe në sektorët mbështetës. Kjo konferencë konsiderohet një ngjarje që vendos standarde të reja dhe lobim të nivelit të lartë të sfidave që vijnë në këtë sektor dhe që kanë nevojë të orinetohen dhe të marrin zgjidhje.
Forcimi i zërit dhe i radhëve të sipërmarrësve në turizëm në një grupim sa më të madh, po kthehet në në një çështje jetike.
Pas bujqësisë që është zëri i parë i zhvillimit ekonomik në Shqiëpri, turizmi është zëri i dytë i cili duhet të konsiderohet jo vetëm nga sipërmarrësit, të cilët vendosen përballë presionit të numrave vetëm në rritje të vizitorëve, por edhe të qeverisë qendrore dhe asaj lokale.
Konferenca filloi me mbrëmjen gala ku zonjat që kanë shënuar risi, cilësi dhe standard, u vlerësuan me çertifikata nderimi. Atmosfera e krijuar e vlerësimit të arritjeve të tyre ishte sa miqësore aq edhe e hareshme.
Konferencën e përshëndeti me praninë e saj Zv/Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit znj Vilma Bello, e cila theksoi domosdoshmërinë e mbështetjes absolute të zonjave që kontribuojnë në turizëm, deputetja Pranvera Resulaj, që iu bashkua sallonit të politikbërjes, Kryetarja e Unionit të Bashkive të Rajonit znj Andriola Kambo e cila shtjelloi dobinë e bashkëpunimit mes bashkive turistike, si dhe personalitete të tjera të pushtetit qendror dhe vendor.
Turizmi është padyshim sektori më i rëndësishëm i ekonomisë, i lidhur ngushtë me shumë sektorë të tjerë dhe duhet që aq sa është i rëndësishëm ai, po aq të rëndësishëm të jeni edhe ju zonja, si aktore të tij.
Maratonë panelesh u mbajtën në datën 20 Prill, të thirrura si sallone diskutimi, nga salloni i Agroturizmit dhe Turizmit Rural, tek ai i Turizmit Dentar, të Medias, ai i Politikbërjes për turizmin, agjencitë e udhëtimit apo edhe Logjistika Turistike, Edukimi Profesional dhe Trashëgimia Kulturore. Ishin të gjitha sallone që bënë bashkë në panele dhe audiencë përfaqësuesueset më me ekperiencë të secilës prej tyre dhe me shqetësimet e ngritura dhe me rekomandimet e bëra, çojnë në një përgatije më të mirë për të pritur turistët në këtë sezon që po vjen, i cili sipas pritshëmrimeve do t`i kalojë mbi 10 milionë vizitorë.
Krijohet Aleanca Globale e Zonjave të Turizmit Shqiptar
Krijimi i Aleancës Globale të Zonjave të Turizmit Shqiptar, ishte një tjetër gur themeli i vendosur dhe firmosur nga zonjat e turizmit. Nënshkrimi i deklaratës u bë gjatë seancave në Diamma Resort, Conference & SPA. Kjo ngjarje është hapi i parë drejt një procesi konsolidues të zërit femëror në sektorin e turizmit, me qëllimin për ta kthyer atë në faktor të rëndësishëm me peshë të barabartë, duke ndarë së bashku idetë, mendimet, përvojat, problematikat dhe propozimet për zgjidhje për çdo sektor të madh e të vogël ku kontribuojnë zonjat e turizmit.
Në të 11 sallonet e ngritura me kujdes dhe me përfaqësuese të denja të sektorëve, u vu qartë në dukje se zhvillimi i Shqipërisë turistike bëhet vetëm në rast se sipërmarrja, në të gjitha fushat, makro dhe mikro, të mbështetet me infrasturkturë mbështetëse, nga bashkitë e komunat si dhe me vendimet dhe mbështetjet ligjore dhe vizionare që duhet të bëjë qeveria. Por në këtë rast, kur ndodhemi përballë numrave vetëm në rritje, pamundësisë për të ofruar shërbime cilësore për shkak të mungesës së fuqisë punëtore, apo edhe mungesës së infrastrukturës, rrugë cilësore, ujit të rrjedhshëm pa ndërprerje, apo edhe me një sistemi shpërndarjeje të energjisë elektrike, pa sjellë probleme për shkak të mungesës së saj, sfidat e sipërmarrëseve bëhen edhe më të mëdha.
Nga ana tjetër promovimi i Shqipërisë për një turizëm tërheqës por të lirë, ka sjellë edhe një tjetër problem të madh mes fluksit të turistëve dhe faktit se këta turistë nuk shpenzojnë për qëndrimin e tyre në vendin tonë.
Po kështu konferenca ndërkombëtare e zonjave në turizëm, nxorri në pah nevojën e bashkimit të forcave dhe sinergjsë që i gjithë sektori apo edhe sektoret mbështetëse të jenë të bashkuar për të lobuar dhe ngritur zërin.
Nderohen “Zonjat që bëjnë Shqipërinë Turistike”
Zonjat me përvojë të gjatë e kontribute të vyera në turizëm ose në sektorët mbështetës, zonja me personalitet të spikatur që janë kthyer sot në ikona të turizmit por edhe zonja të reja që kanë vendosur të ofrohen për ta çuar më tej turizmin në Shqipëri, u nderuan me titullin “Zonjë që bën Shqipërinë Turistike” Natyrisht ishte e pamundur për t`i ftuar të gjitha ato zonja nga e gjithë Shqipëria por nën këtë simbolikë mund të përmendim emra si Diella Loshi “Trëndafili Mistik -Te Diella”, Klodiana Toptani nga Kalaja e Tiranës, Figalia Kallojeri nga Hotel Epirus Sarandë, Alma Lato nga Hotel Oasis Sarandë, Alma Spathara nga Hotel Castle Park Berat, Valentina Avrami Kokëdhima nga Hotel Valta – Qeparo, Anila Kokomani nga Kokomani Winery, Elsa Baltëza nga Beba Cosmetics Durrës, Linda Buzo nga Hotel Orange Dhërmi, Diela Ana Preka nga Anna Tours apo Birjana Skuqi nga Hani i Çetës Kavajë, që çelën portën e këtij panteoni, të cilit do t`i shtohen plot emra të tjerë në të ardhmen.
Konferenca, një udhëtim i bukur mes shijeve dhe kulturës shqiptare
Për të krijuar një përvojë sa më unike dhe sa më të pasur, konferenca u konceptua edhe si një udhëtim i bukur mes shijeve të gastronomisë shqiptare, kulturës dhe artit, duke sjellë momente të veçanta, që zbukuruan të gjitha ditët e saj.
Ceremonia e mirëseardhjes, u “gostit” me pijen tradicionale nga duart e Anila Kokomanit, “verë e ëmbël me karafil”, që e zonja e ofron në kantinën e saj për vizitorët.
Një moment tjetër i bukur i hapjes së ceremonisë ishte edhe “Shijimi i vajit të ullirit” një nga turet më të njohura që u ofrohen sot turistëve, sjellë në Diamma Resort nga Silvana Subashi, administratore e Subashi Olive Oil, që bashkë më shijimin e vajit solli edhe historinë e ullinjve të Shqipërisë.
Eventi u pasua nga një sfilatë shumë e veçantë, me veshje të punuara më dorë, ideuar e stiluar nga Joni Braho e Handmade by Love.al dhe punuar nga zonja nga të gjitha zonat e Shqipërisë, që u duartrokit fort nga zonjat e ftuara dhe shtoi një tis elegant në tonet e konferencës.
Në ditën e dytë të Konferencës gjatë drekës së pasur me gatimet e Diamma Resort, u ofrua edhe një tur degustimi vere, ofruar nga Kantina Duka nën performancën e të vetmes someliere shqiptare, Entela Cenko, e cila nga bashkëpunim me nutricionisten Hyrida Basha, shpjeguan rëndësinë e madhe të kombinimit të duhur të verës me ushqimin e shëndetsëm.
Gjatë zhvillimit të konferencës, zonjave të pranishme iu ofruan vizita okulistike falas nga Ital Optik, si një shërbim plus dhe një zbritje prej 30% për çdo shërbim tjetër të kërkuar gjatë kohës që zhvillohej konferenca.
Dy momente kulminante pranë mbylljes së konferencës, ishin performanca e sopranos Eva Golemi, e cila interpretoi “accapela” një copëz të këngës “Luleborë”, duke sjellë emocione të papërshkrueshme në sallë dhe Luljeta Dano, si pjesë e panelit të trashëgimisë, që solli ne mjediset e konferencës, veprën të cilës tashmë i ka kushtuar gjithë energjitë e saj; Xhubletën, duke I shtuar vlera të padiskutueshme jo vetëm panelit të trashëgimisë port ë gjithë konferencës.
Dita e dytë konferencës u mbyll me një darkë në AVRA restorant, pranë Harmonia Hotels Group, e cila gjithashtu ishte një paradë e gastronomisë modern shqiptare, ofruar mjeshtërisht nga stafi I përkushtuar i AVRA-s.
Dita e fundit nisi me një ngjarje të këndshme, sa njerëzore, aq edhe artistike; promovimin e librit të Antoneta Nushit “Vetëm dashuria mbetet”, si një moment shpirtëror i nevojshëm, për të kuptuar përmes autores se jeta nuk është teatër që luhet në skenë disa herë por një udhëtim që bëhet vetëm një herë dhe pa prova.
Aktiviteti u mbyll me një drekë tradicionale tek Hani i Çetës në Kavajë, ku Birjana Skuqi, njëra nga zonjat e pranishme në konferencë, mendoi t`u ofronte zonjave një tjetër udhëtim në shijet e gastronomisë lokale të Kavajës, përmes gatimeve të veçanta me bazë traditën.
Gjatë të gjitha ditëve të eventit zonjat patën mundësi të shijojnë zërin e mrekullueshëm të Frederik Ndocit, i cili performoi “live” një repertor të pasur muzikor.
Për të krijuar një kujtim të bukur, e të paharrueshëm, për zonjat që konfirmuan pjesëmarrjen në konferencë, editorja e Albanian Excellence Blerina Berberi, krijoi një kolazh me fotot e të gjitha zonjave, i cili i luajt gjatë të gjithë eventit në videoprojektorin e skenës. Dhe për t`i dhënë vlerë absolute kësaj pjesëmarrjeje, dhe për të dokumentuar prezencën e tyre, të gjitha zonjat u pajisën me certifikatë pjesëmarrjeje.
Konferenca u zhvillua nën një atmosferë miqësore, me muzikë, surpriza, degustime, infomracion, sfilada, të kuruara me aq shumë mjeshtëri nga Flora Nikolla, themeluese e Albanian Excellence dhe Flora Xhemani Baba drejtuese e Travel Magazine Balkans.
Faleminderit zonjave që u bashkuan dhe atyre që nuk mundën dot ta linin vendin e punës, faleminderit atyre që na mbështetën për këtë organizim të rëndësishëm:
Diamma Resort Konference & SPA
Class Clean
Elite Travel Group
Gjergji H Tekstil
Uji Bora
Ital Optik
Kantina Duka
Harmonia Hotels Group
“Një trokitje gotash për turizmin” ishte ftesa që iu drejtua operatorëve turisitikë të cilët u vlerësuan me çmime në eventin e parë të certefikimit të këtij sektori të ekonomisë si dhe dashamirës të turizmit. Ftesa erdhi nga Albanian Excellence dhe Travel Magazine Balkans, ndërsa mikpritja u zhvillua tek Hotel Amelia Mare, Golem.

Në takim merrnin pjesë miq dhe fitues të edicionit të parë të Tourism Grand Excellence.

Një mbrëmje e shoqëruar nën tingujt e mrekullueshëm të Frederik Ndocit dhe Alisa Barakut, shoqëruar me një gotë verë, si dhe bisedave miqësore dhe atyre profesionale.

Amelia Mare, u përzgjodh me kudjes për zhvillimin e ketij eventi, pasi është një ndër strukturat e reja akomoduese me një kapacitet prej 240 dhomash, e cila hapi dyert për të gjithë turistët në verën e vitit 2023.
Flora Nikolla, drejtuesja e Albanian Excellence, me entuziazëm shprehu mirënjohjen për pjesëmarrësit në edicionin e parë të Çmimve të Turizmit si dhe dekalroi se po fillon puna për edicionin e dytë, ku të tjera stuktura dhe operatorë do të kalojnë në vlerësim jurie dhe do të vlerësohen. Ajo rrëfeu mes emocionesh, këmbënguljen për ta kurorëzuar këtë projekt, për t`ia bashkangjitur projekteve të tjera të ekselencës, ku ajka e shoqërisë shqiptare brenda e jashtë Shqipërisë, është vlerësuar në mënyrë dinjitoze, qysh prej vitit 2012, në aktivitete të nivelit të lartë, nga Shqipëria, deri në Nju Jork. Turizmi, si pjesë e rëndësishme e ekonomisë, ka nevojë të evidentojë ekselencat e veta dhe Tourism Grand Excellence nuk ishte gjë tjetër veçse platforma ku më të mirët e turizmit të çdo fushe u nderuan e u vlerësuan. Nikolla shtoi se edicioni i dytë do të jetë një angazhim akoma më i madh, për të certifikuar punën e një viti të tërë, në bashkëpunim me profesionistët e fushës.
Flora Xhemani Baba, drejtoresha e Travel Magazine shpjegoi rëndësinë e përzgjedhjes së vëndit për këtë “trokitje gotash për turizmin”: Këmbënguilja jonë për njohjen e strukturave të reja por sidomos takimi i tyre me tur operatorët e rëndësishëm shqiptarë, është hallkë shumë e rëndësishme në zinxhirin e ofertës turistike dhe njëkohësisht hap i domosdoshëm për vlerësimin objektiv të tyre, për t`i përfshirë në fokusin e projektit tonë për vlerësimin e më të mirëve”. Më tej ajo u shpreh: “Ftesa gjithashtu iu bë edhe miqve e kolegëve tanë të medias, gazetarëve dhe ekspertëve të ekonomisë, të cilët gjithashtu duhet të njohin nga afër strukturat turistike shqiptare, për një vlerësim sa më afër reales dhe për të qenë të vërtetë në analizat dhe vlerësimet e tyre”.


Shqipëria pa dyshim po jeton ditët e saj më të lumtura në turizëm por kjo nuk do të ishte e mundur pa operatorët turistikë, të cilët edhe përmes vështirësive jo të vogla, kanë ndërtuar një imazh mjaft pozitiv për turizmin. Ndaj dhe urimi ynë në këtë dolli që ngritëm së bashku, ishte për një sezon turistik sa më të frytshëm e të suksesshëm!
