Po! Te Stela Resort!
Në sugjerimet tona të shumta për pushime të të gjitha ngjyrave e shijeve, shpeshherë “vrasim mendjen” se çfarë përzgjdhjesh të kombinojmë, që ato të jenë sa më interesante dhe të zgjojnë në maksimum kureshtjen tuaj, për t`ju çuar drejt aventurash dhe kënaqëesish të reja. Këtë herë, duam t`ju sugjerojmë një udhëtim pa kilometra por me shumë mundësi, si një zgjedhje që e keni gjithmonë fare pranë.

A keni provuar ndonjëherë të mendoni se mund të zgjidhni një fundjavë të plotë për të pushuar Te Stela Resort & SPA?
Vetëm disa minuta larg zhurmës së kryeqytetit, Te Stela Resort është arratisja ideale ku nuk keni nevojë të përplaseni me trafikun e orëve të gjata, me dilemat e zgjedhjeve dhe me frikën se zgjedhja nuk do të jetë e duhura. Oazi i resortit të fton të ndalesh për një kafe, ose një birrë të freskët, një zhytje në pishinë apo një arratisje në botën e “wellness”, duke të krijuar ndjesinë e një mini-destinacioni brenda kryeqytetit.

Dhoma që të ftojnë të çlodhesh
Dhoma janë të dizajnuara për rehati maksimale, plot hapësirë e dritë, si të ishe në shtëpi. Dritaret e mëdha lejojnë dritën natyrale të depërtojë, ndërsa ajri i freskët, ekrani i televizorit dhe mjediset çlodhëse sigurojnë komoditetin që çdo mysafir kërkon. Ballkonet e vogla ofrojnë pamje mbi pishinën e madhe të resortit, gjelbërimin e oborreve apo peizazhin përreth, duke e bërë qëndrimin këtu një arratisje të vogël, pa lënë kryeqytetin.
Beergarden – Shije dhe Argëtim

Tek Stela Resort, Beergarden është e lidhur ngushtësisht më dy elementë të rëndësishëm: muzikën live dhe pishinën verore. Të kombinuara të dyja në një sitinë verë-vjeshte, janë një magji e vërtetë ku gjatë ditës, ushqimi me kilometër zero i restorantit, shijohet në tryezat verore pranë saj ose rreth e qark lulishteve çlodhëse.
Kur dielli perëndon, Beergarden bëhet qendra sociale e resortit. Gatimet tradicionale dhe moderne, shoqëruar me birrë të freskët Stela, krijojnë një përvojë të plotë gastronomike. Muzika live, tingujt e pianobarit, apo zërat e këngëtarëve më të mirë, mbushin ajrin me freski dhe ndjesi që rrallë mund të gabojnë në gjetjen e ekulibrit të përsosmërisë kur vjen fjala për kënaqësi dhe atmosferat e ngrohta të mysafirëve e bëjnë çdo vizitë të paharrueshme.

SPA & Relaks Total
Në SPA-në e resortit, Saunat, banja turke, ofrojnë një rikuperim të trupit, ndërsa dushi emocional dhe pishinat e brendshme të zhytin në një ndjesi relaksi totale. Për disa minuta, koha duket sikur ndalon, duke të lejuar të ndjesh një rikthim të energjisë dhe qetësisë. E gjitha kjo përmes një stafi profesionistësh nga Azia e largët, që tashmë janë bërë sinonimi i sigurisë për një shërbim të patëmetë.
Aktivitet, not dhe argëtim për të gjithë
Resorti nuk harron as familjet dhe as fëmijët me aktivitetet sportive. Fëmijët mund të luajnë lirshëm në këndin e tyre, ndërsa të rriturit mund të shijojnë palestër ose qendrën sportive. Por jo vetëm kaq; pishinat sportive janë vendi ideal ku sporti është kryefjalë dhe shpirti i garës ndizet përmes kampionateve të notit. Ndaj, nëse doni ta mbani vetën në formë, merreni në konsideratë një abonim tek Akademia e Notit “Te Stela” dhe ejani të shijoni garën!

Edhe eventet dhe konferencat gjejnë vend këtu, ku hapësirat moderne dhe të qeta ofrojnë gjithçka që një aktivitet i suksesshëm kërkon. Por ju këtë fundjavë jeni një turist, ndaj shijoni argëtimin!
Lehtësia e papërballueshme e distancave të vogla!
Lehtësia është një tjetër avantazh: vetëm pak minuta nga qendra e Tiranës dhe aeroporti, Te Stela Resort kombinon komoditetin e afërsisë me ndjesinë e largimit nga rutina e përditshme. Për ata që duan më shumë, një vizitë në fabrikën e birrës Stela ofron një përvojë unike dhe të veçantë, që lidhet natyrshëm me atmosferën e Beergarden. Kështu keni fituar edhe një tur brenda fundjavës, sërish me kilometër zero!
Një arratisje për shkallët e shijes
Në çdo hap, çdo dhomë, çdo cep të resortit, ndjen se Te Stela nuk është thjesht një vend për të fjetur apo për të ngrënë; është një udhëtim për shqisat, një arratisje urbane që rikthen energjinë dhe të frymëzon, për të filluar javën me dëshirë dhe për të planifikuar udhëtime të reja.























