Heaven Beach – Saranda, ajo e parajsave të vogla

by admin

Flora Xhemani Baba (Baba Bloggers)

Nuk e kam kuptuar asnjëherë se pse njerëzit shkojnë gjithmonë për të pushuar në qytete e plazhe të mbipopulluara, në ato që në gjuhën e turizmit quhen “overcrowded” dhe pastaj fillojnë e shpalosin listën e ankesave për abuzime, kaos, rrëmujë, çmime të larta, shërbim të keq e gjithfarë problemesh që sjell pashmangshmërisht një destinacion i kësaj natyre. Le të marrim Sarandën, duke e anashkaluar për një çast krizën e sivjetme, që e ka tkurrur fluksin por jo aq sa të sheshojë edhe problemet e rrëmujës. Prishja e plazheve publike përgjatë shëtitores, i ka çoroditur pushuesit, të cilët shkojnë e përplasen të gjithë në Ksamil.

117252393 1431816603676909 4733323617927368163 n

Ca për mungesë informacioni e ca se i bien shkurt, ata nuk shfrytëzojnë ndërkohë vende ose plazhe të ndërmjetme, të cilat përthithin një pjesë të fluksit dhe ofrojnë kushte shumë të mira qëndrimi.

117313895 1431816357010267 4175182291177484624 n

Fjala vjen sapo të kaloni Kanalin e Çukës, në fshatin Bertenesh, shtegu përmes fshatit, zbret në një gji të vogël, që është një parajsë e vërtetë, po aq i bukur sa shumë plazhe të njohura që ndodhen jashtë Sarandës e që janë bërë të famshme tashmë. Heaven Beach quhet. Ne e vizituam dje. Gjiri edhe pse me tiparet e përgjithshme të plazheve shkëmbore të Sarandës, ka veçanësitë e tij, që e bëjnë unik, si për shembull, pjesa perëndimore ku përveç një rrafshi të gjerë shkëmbor, skalitur nga natyra, ku mund të eksplorojnë dhe fëmijët, ka një shteg të mrekullueshëm për ecje, ku mund të admironi skulptura të vërteta shkëmbore, që s’para na i kanë zënë sytë diku tjetër.

117182045 1432058810319355 4779901829735351563 n    117330090 1432058910319345 5025660965793353379 n

Edhe bimësia është krejtësisht e veçantë, pa përmendur botën nënujore, ku një i apasionuar pas zhytjeve do të humbiste gjithë ditën pa e ndier fare kohën. Ndoshta prandaj dhe ata që ngritën këtu një mjedis pushimi, e quajtën Heaven Beach.

117301450 1431964076995495 4322465348350741771 n   117379315 1431816163676953 6742207744366882007 n

117303244 1431964090328827 2257247764503385758 n

Folëm vetëm për pjesën natyrore, e cila mund të shijohet në qetësi, me ecje, me lundrim, me not, me zhytje por ende nuk ju kemi thënë gjë për strukturën si kompleks turistik. Plazhi është pajisur me çadra, që kushtojnë vetëm 700 lekë, ka një restorant veror të këndshëm pooor, kuzhina e të cilit do lerë ma mend e që në gjykimin tonë modest meritonte pikët maksimale, ka një beach bar ku koktejet ishin kryefjala e një fjalie verore të bukur dhe i gjithë plazhi ka mjedise të lakmuara për të rinjtë, që vdesin të hedhin foto në Instagram.

117233656 10217259055412333 9061178326384491871 n   117291077 1432058823652687 5675453440532994596 n

117335643 1431817210343515 1485640555520037411 n

Shkallaret e bukura, me gurët natyralë plot ngjyra, që për fat të keq Sarandës ia zhdukën, mund t’i gjeni këtu, teksa zbrisni për në plazh, zbukuruar me oleandrat, roza e të cilave feks mbi blunë e detit. Të qëndrosh gjithë ditën në këtë parajsë të vogël, do të thotë shmangësh, kaosin, trafikun, zhurmën e tmerrshme të plazheve ose lokaleve që kur janë ngjitur me njëri-tjetrin krijojnë një kakofoni të vërtetë. Do të thotë gjithashtu të shmangësh kryesoren; shërbimin e keq dhe abuzimin me çmimet, që del të jetë edhe problemi kryesor i pushuesve. Dhe duke shmangur të gjitha këto, keni shmangur stresin, pakënaqësinë, revoltën dhe gjithçka tjetër që vjen prej pushimeve të këqija. Ajo që mbetet është kënaqësia dhe çlodhja totale, e cila edhe nëse rraskapitesh fizikisht duke eksploruar gjithë ditën, nuk përjetohet si lodhje por si përvojë.

117250614 1431817110343525 6985351488555767541 n

117362092 1432058903652679 1456724860449516279 n

A, edhe diçka për ata që ankohen shpesh për çmimet, sepse duan të shpenzojnë si në shtëpi e të shërbehen si me pesë yje. Nuk ka pushime pa para! Nëse nuk doni të shpenzoni asgjë, rrini në shtëpi!

117236506 10217259052732266 1613792028255631382 n

You may also like

Leave a Comment

Adblock Detected

Please support us by disabling your AdBlocker extension from your browsers for our website.