Shtatë arsye pse duhet ta vizitoni Farma Sotirën

by admin

Në fakt janë më shumë se shtatë, madje ne si udhëtarë të përhershëm, që kemi qenë me dhjetëra herë tek Farma Sotira, mund të rreshtonim edhe shtatëdhjetë. Dhe ndër to, kryesoret do të ishin mikpritja, njerëzit që e kanë krijuar këtë vend, dashuria e tyre për tokën, përkushtimi i jashtëzakonshëm, i cili krahasuar me vështirësitë e mëdha, kalon gati në heroizëm, ushqimiiiiii, sa i thjeshtë aq edhe i shijshëm, që vjen drejt e nga stanet, klima e paçmuar….

Megjithatë, ne po ju paraqesim vetëm shtatë arsye dhe jo prej nesh po prej vetë të zotëve të shtëpisë, se pse duhet ta vizitoni këtë vend që ata e kanë krijuar me aq dashuri.

1)  Natyra e virgjër

Ne e duam natyrën dhe këtë vend që e kemi zgjedhur për të ndërtuar fermën tonë, prandaj për hir të natyrës së bukur e për të krijuar sa më shumë harmoni me të, ndërtimet tona janë të ulëta dhe modeste,  që të prishim bukurinë e saj të virgjër.

476771 414036041948042 328721129 o

2)  Cilësia e ushqimit

Ne ofrojme një gatim tradicional  me cilësi shumë të lartë, sepse ujrat zbresin direkt nga mali dhe bagëtitë  tona kullosin të lira, duke u ushqyer vetëm me bar të egër. Gatimet  tona nuk janë pjata të ndërlikuara prej shefash të mëdhenj por ushqime të thjeshta, që nuk prishin shijen e tyre natyrale. Buka e bërë vetë, me grurin e zonës, bëlmeti dhe mishi vijnë drejt e nga stanet, perimet rriten nëpër kopshtet tona, frutat gjithashtu vijnë drejt e nga pemët dhe nga pyjet rrotul fermës.

80418703 2885385464813075 5387935407956557824 n    91637412 3108313715853581 1982353640211349504 o

3)  Privacia në bungalow

Mysafirët qe akomodohen tek ne kanë privaci. Ata qëndrojnë në shtëpi prej druri dhe çdo shtepi ka hyrjen e saj të veçantë dhe nje oborr përpara, gjë që i bën ata të ndihen si në shtëpinë e tyre.

36460256 1949605251724439 3200647149813497856 o

4) Aktivitete në natyrë

Të gjithë  ata që e kanë pasion natyrën ose ata që nuk e njohin shumë mire dhe duan ta njohin atë, ferma jonë është idealja. Ka shumë hapësira natyrore për ecje dhe shtigje të ndryshme, ku mund të vizitoni lëndina, pyje, kodra, lugina dhe male të larta, në të cilat ndodhen stanet tona.

59295875 2298851330181344 4865423095613095936 o

5)  Hapësira e bollshme

Ferma jonë është gati 20 hektarë dhe çdokush mund të lëvizë lirisht në çdo vend. Edhe nëse nuk doni të bëni një shëtitje me shoqërues, ju mund të shkoni vetë ku të doni. Mund të shkoni tek stallat tona,  të merrni pjesë në ushqyerjen e të vegjëlve, sidomos nëse keni me vete fëmijë të vegjël. Ata do të kënaqen shumë. Të bashkoheni në punët e stinës . Të gatuani me amvisat tona. Të luani  volejboll apo të laheni në pishinë.

93167758 3129298467088439 617562090382557184 o

6)  Historia e fermës

Ferma është ndër të parat në Shqipëri  dhe është nisur nga zeroja prej nesh. Besojmë se ne mund t`i japim këshillat e duhura çdo kujt që do ka dëshirë të futet në këtë sektor të vështirë port ë bukur. Përveç kësaj ne kemi dëshirë t`ju tregojmë edhe historinë tonë. E dini si ka nisur? Një djalë i hedhur nga Leskoviku, rrëmbeu një vajzë nga Fieri.  Vazhdimin duhet t`jua tregojmë këtu në fermë, duke ju treguar në vend se si ishte para se të vinim ne dhe të shikoni se si është ajo sot.

62115432 2344092128987264 4213827765981413376 n

54257579 2331772676841026 600183712105103360 o   91176767 3094491103902509 8574301971899482112 o

7) Kalërimi në natyrë

Qershia mbi tortë. Ndoshta jo të gjithë i pëlqejnë kuajt, megjithëse nuk besojmë të ketë njerëz të tillë, që nuk pëlqejnë një kafshë aq fisnike sa kali por ama e dimë me siguri që ata që i pëlqejnë lënë kokën pas tyre. Prandaj dhe ne u ofrojmë atyre mundësinë që të kalërojnë jo vetëm rreth e qark fermës tonë. Sepse ne nuk ofrojmë thjesht kalërim në nje pistë apo lëndinë të vogël . Ne ofrojme guida të gjata nëpër pika të ndryshme të Kolonjës, deri lart në malet e Gramozit.

 

 

101498928 708248549988159 5314998797321895936 n

 

Ne besojmë fort se edhe ju vetë do të gjeni plot arsye të tjera për ta vizituar Farmën, e këto arsye do t`i shtoni në listë, kur t`ua sugjeroni miqve tuaj.

You may also like

Leave a Comment

Adblock Detected

Please support us by disabling your AdBlocker extension from your browsers for our website.