Liqeni i Belshit, destinacioni më i ri turistik që solli rivitalizimin e jetës sociale dhe agroturizmit

by admin

Nga Klotilda Saraçini 

TIRANË, shkurt/ATSH/ Liqeni i Belshit, me një pamje të veçantë, florë dhe faunë të larmishme dhe një nga më të mëdhenjtë prej atyre të Dumresë, me sipërfaqe rreth 26,8 hektarë është kthyer në destinacionin më të ri turistik.

Me financim të Qeverisë Shqiptare, prej rikonstruksionit të rrugës hyrëse, kullës panoramike, pedonales së re, korsisë së biçikletave dhe mobilimit urban, këto ndërhyrje kanë sjellë rivitalizimin e jetës sociale dhe agroturizmit.

Qyteza buzë liqenit mirëpret vizitorë duke kombinuar natyrën e rrallë, me kulinari karakteristike dhe bio të zonës, si dhe shëtitjet pranë pedonales./k.s/

You may also like

Leave a Comment

Adblock Detected

Please support us by disabling your AdBlocker extension from your browsers for our website.