Mirilda Tili
Mes vlerësimesh, mirënjohjesh, magji skene, muzikë të zgjedhur, panair produktesh e shërbimesh, takime mes biznesesh e bashkëpunëtorësh dhe kandidatë për çmime prestigjoze, ishte atmosfera në të cilën u zhvillua edicioni i dytë i çmimeve Tourism Grand Exellence. Ngjarja emocionuese organizuar nga Albanian Exellence dhe Travel Magazine Balkans, të zonjave Flora Nikolla dhe Flora Xhemani Baba, u zhvillua në mjediset e Molla Hall dhe Teatrit “Astrit Sula” pranë Arka Art Hotel në Tiranë.
Në ceremoninë e hapjes dhe momentet e tjera të ngjarjes, ishin të pranishëm Zv/mistrja e turizmit Znj.Ilva Gjuzi Daçi, presidenti i Institutit të Forumit Global të Turizmit, z. Bulut Bağcı, drejtues të lartë të institucioneve të pushtetit qendror dhe lokal, përfaqësues të shoqatave dhe organizatave që me aktivitetin e tyre kontribuojnë në fushën e turizmit dhe aktorë të shumtë të sektorit, që kishin ardhur si mbështetës, të ftuar por edhe si pjesëmarrës në ceremoninë e Çmimve
7 kategori, 23 çmime, 4 panele diskutimi, panair me pjesëmarrës përfaqësues të të gjithë sektorëve që shërbejnë në turizëm, ishte magjia e përjetuar në datën 19 shkurt 2025, në sallën e teatrit Arka Art Hotel.
Një event i mbushur me emocione, frymëzim dhe vlerësim për më të mirët në industrinë e turizmit, si shembujt që duhen ndjekur apo si modelet e praktikat më të mira, që ë çojnë Shqipërinë drejt ofertës së turizmit të qëndrueshëm.
Dita filloi me të rinj dhe të reja të Liceut Artistik “Jordan Misja” me tingujt e muzikës popullore shqiptare, që rrodhën jo thjesht nga instrumentet muzikore por edhe nga shpirti i tyre dhe atmosfera tejet magjike e ofruar për të pranishmit.
Tourism Grand Exellence kishte në strukturën e tij panairin “Ne jemi çfarë shërbejmë”, konferencën teknike “Tendencat dhe impakti i Turizmit në vitin 2025” me 4 panele profesionistësh dhe galaja e nderimit me çmime për më ë mirët e aplikantëve.
Dy aspekte të rëndësishme shënuan ecurinë e këtij edicioni; ndryshimi i formulës së pjesëmarrjes përmes aplikimit, duke i hapur rrugë çdo subjekti turistik që të marrë pjesë në event dhe akordimi i Çmimeve pa asnjë tarifë, për t`i hapur rrugë gjithashtu gjithëpërfshirjes së shembujve më të mirë në turizëm.
Dhe impakti i ndryshimit të kësaj formule u duk menjëherë pas shpalljes së saj nga Albanian Excellence dhe Travel magazine, ku më shumë se 200 aplikime erdhën në adresën e TGE, duke përfshirë shtatë kategori ku ishte përqendruar formula e këtyre aplikimeve.
(lexo per me shumë në artikullin e mëparshëm)
Instituti i Forumit Global të Turizmit në Tiranë për të mbështetur Tourism Grand Exellence
Për herë të parë në Shqipëri, Instituti i Forumit Global të Turizmit tregoi mbështetjen për Shqipërinë, duke e cilësuar atë edhe si një nga destinacionet më të veçanta të Ballkanit, me pjeëmarrjen në TGE.
Ishte vetë presidenti i Institutit të Forumit Global të Turizmit, z. Bulut Bağcı, që ndoqi nga fillimi në fund ngjarjen historike për turizmin shqiptar. Në fjalën e tij të përshëndetjes, z. Bağci u shpreh se Shqipëria duhet të ruajë një destinacion të rëndësishëm dhe ndër më unikët. Sipas tij, tri janë shtyllat kryesore të zhvillimit të turizmit: siguria, kulinaria dhe promovimi. “Përqendrohuni tek kulinaria, ajo çfarë ju bën juve unikë”- u shpreh Bağçi.
Përsa i përket promovimit, Bulut Bağçi e cilësoi Edicionin e Dytë të Çmimeve si një ndër aktivitetet më cilësore që japin efektin e duhur, jo vetëm në atmosferën e zhvillimit lokal të turizmit, por edhe atë ndërkombëar.
Ilva Gjuzi Daçi: Shqipëria ka mikpritjen pikën e saj më të fortë
Zëvendësministrja e Ministrisë së Turizmit dhe Mjedisit, znj, Ilva Gjuzi Daçi, në fjalën e saj përshëndetëse u shpreh se Shqipëria po performon çdo vit dhe më mirë në turizëm. Jo vetëm vizitorët e 2024 por edhe pjesëmarrja në panaire ndërkombëtare ka bërë të mundur që Shqipëria si destinacion të tërheqë edhe më shumë turistë. Gjuzi Daçi u shpreh se promovimi më i mirë i është bërë nga vetë turistët të cilët pas eksperiencës së tyre personale e kanë rekomanduar vendin tonë si një destionacion që duhet të vizitohet patjetër. “Ne (Shqipëria) nuk kemi ekpseriencë në turizëm, por kemi eksperiencën më të mirë në mikpritje” u shpreh zëvendësministrja.
Sfidat dhe trendet e turizmit në Shqipëri, mundësi për më shumë zhvillim
Konferenca teknike me temë “Tendencat dhe Impakti i Turizmit në vitin 2025”, pati 4 panele ku 14 ekspertë ndanë me të pranishmit mendimet dhe zgjidhjet që ka nevojë sektori i turizmit për të ecur përpara, ku theksi u vendos tek zhvillimi i produktit turistik, si një paketë e plotë dhe e mirëmenduar për të qenë sa më tërheqës për turistin ndërkombëatr, por pa përjashtuar edhe atë lokal.
Temat e diskutuara ishin: Zhvillimi i Produktit Turistik; Sfidat e zhvillimit të Destinacionit;
Modelet e duhura për zhvillimin e turizmit të qëndrueshëm, si dhe Diaspora turisitike.
Ekspertiza e ofruar nga eskpertët të secilit objekt kontribues në turizëm solli edhe një pasqyrë edhe më të qartë mbi realitetin në të cilën ndodhet turizmi shqiptar, si dhe adresuan qartë sfidat por edhe mundësitë e një përmirësimi të shpejtë dhe të qëndreushëm.
Magji për 23 kupa
Pasditja gala, me muzikë të përzgjedhur, atmosferë feste dhe jurinë profesionistëve vlerësoi 23 shembuj nga më të spikaturit, që me produktin apo shërbimin e tyre, kanë shenjuar skenën turistike. Ky moment mbërriti pas një pune të jashtëzakonishme të kryer në tre muajt e fundit, ku të interesuarit aplikuan me vetëdeklarim dëshirën për të marrë pjesë në këtë garë çmimesh për të vlerësuar më të mirët.
Formula e vlerësimit parashikoi që subjektet turistike, bashkitë, organizatat apo edhe individët me kontribute në këtë sektor të aplikonin në 7 kategoritë, ku për secilën kategori ishin menduar 3 apo më shumë çmime, sipas numrit të aplikantëve për çdo kategori. Në këtë edicion të dytë u vlerësuan 23 subjekte, u ngritën 23 kupa.
Çmimet akorduara në TGE:
Kategoria 1.Marketingu dhe Zhvillimi I Tregut
TIA – Aeroporti NdërkombëtariTiranës
Albania Holidays Sipa Tours – Sarandë, Shqipëri
Albania Viaggi Tour Operator (Itali-Shqipëri)
H&P TRAVEL (Holiday Partner Albania Dmc)
Traveling Albania BV (Hollandë-Shqipëri)
Albania (Zvicër)Destination
Visit Albania – IlirKokoshi – Platforma më e madhe e promovimit të Shqipërisë në Instagram
Adriatik Çalaj – blogger I promovimit të Shqipërisë
Fituesit e Çmimeve në Kategorinë “Marketingu dhe Zhvillimi i Tregut” – TGE
- TIA – Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës – e tërheq: Marsida Pallko, drejtoresha e TIA
- Albania Holidays Sipa Tours – e tërheq presidenti Arben Çipa
- Visit Albania – e tërheq Ilir Kokoshi
Kategoria 2. Kontribute në Zhvillimin e Produktit Turistik Shqiptar
South Outdoor Festival – eventi më i madh turistik në Shqipëri – nga Citrus
Discover Albania – pionier i turizmit domestik
Adriatik Sula,Dibër
Reality Escapers Albania – Ornold Bazaj Vlorë
Kukësi qyteti i nëndheshëm – Renis Cenaj, Kukës
Mussle Tour – Soraldo Nebo, Ksamil
Fituesit e Çmimeve në Kategorinë “Kontribute në Zhvillimin e Produktit Turistik Shqiptar”– TGE
- Discover Albania
- South Outdoor Festival – eventi më i madh turistik në Shqipëri – nga Citrus
Kategoria 3. Kontribute në Zbatimin e Praktikave të Qëndrueshme në Turizmin Shqiptar
Muzeu Historik dhe Etnografik Krujë
Qendra Muzeore Berat
Parku Arkeologjik i Apollonisë, Fier
Hotel Adriatik Durrës
Arxhena Mountain Resort
Hotel Vila Belvedere Durrës
Hotel Croën Tiranë
Hotel Valta Qeparo
Fituesit e Çmimeve në Kategorinë “Kontribute në Zbatimin e Praktikave të Qëndrueshme në Turizmin Shqiptar”– TGE
- Muzeu Historik dhe Etnografik Krujë
- Hotel Adriatik Durrës
- Arxhena Mountain Resort
Kategoria 4. Praktikat më të mira të Menaxhimit të Destinacionit Turistik
Bashkia Sarande
Bashkia Lezhe
Bashkia Kavajë
Visit Gjirokastra
Visit Saranda
Visit Peja
Visit Deçani
Fituesit e Çmimeve në Kategorinë “Praktikat më të mira të Menaxhimit të Destinacionit Turistik”– TGE
- Bashkia Sarande
- Visit Gjirokastra
- Visit Peja
Kategoria 5. Praktika të përfshirjes sociale në turizëm, ruajtje e traditës dhe impakti në komunitet
Fshati Fishtë – bashkëpunim i shkëlqyer i komunitetit
Itinerari i Kullave – GIZ / SRD + Shoqata e Agroturizmit
Betlehemi i Gjallë – Urdhri i Fretërve Kapuçinë
Kantina Çobo
Kantina Kokomani
Art Studio Karaj
Artizanale Hm Kukës
Buqe Muka – mjeshtre artizane
Fituesit e Çmimeve në Kategorinë “Praktika të përfshirjes sociale në turizëm, ruajtje e traditës dhe impakti në komunitet”– TGE
- Betlehemi i Gjallë – Urdhri i Fretërve Kapuçinë
- Fshati Fishtë
- Kantina Kokomani
- Buqe Muka – mjeshtre artizane
Kategoria 6. Praktikat më të mira Inovative në Destinacionin Turistik Shqiptar
Albanian Trip – risi në ofertën turistike
Well Point/Drini Times – Turi i Zambakëve
Lyto Alliu – Shebenik Stargazing shoe
Parku i Aventurave Dajt
Zipline Lumi i Shalës
Fituesit e Çmimeve në Kategorinë “Praktikat më të mira Inovative në Destinacionin Turistik Shqiptar”– TGE
- Well Point/Drini Times – Turi i Zambakëve
- Albanian Trip
Kategoria 7. Individë me kontribute të shquara në Turizmin Shqiptar
Ismail Beka – in Memoriam
Marianne Graff – Au
Nevila Dudaj
Fatjon Selimaj
Lorenc Hysi
Fituesit e Çmimeve në Kategorinë “Individë me kontribute të shquara në Turizmin Shqiptar”– TGE
- Ismail Beka – in Memoriam
- Marianne Graff
- Lorenc Hysi
View this post on Instagram
View this post on Instagram
View this post on Instagram