Nga Flora Xhemani Baba
ATY KU VJOSA, DETI, PYLLI DHE LAGUNA, PËRQAFOHEN NË HARMONI…
Nëse themi Vlora, për të gjithë ju ajo fillon përtej Urës së Vjosës, o më mirë, fillonte atje, sepse me degëzimet dhe gjarpërimet hyr-e-dil të superstradës së re, qysh se lëmë pas Levanin e marrim djathtas, fillojmë të mendojmë për detin dhe për magjinë që të mbështjell sapo hyn në territorin ku qarkullon ajri i Vlorës. Ka mbetur shumë pak për të thënë, e shumë për të bërë në fakt, me realitetet e reja e popullimin gjithnjë e më të rrëmujshëm të Vlorës, sa nuk dihet ku mbaron bukuria e ku fillon shëmtimi i peizazhit bregdetar sepse luksi i derdhur pa dhimbsuri nëpër ca ndërtesa, përzier me vulgaritetin e ca të tjerave, e nga ana tjetër, barbaria që ato i kanë punuar detit, të le vazhdimisht në mëdyshje.
Anës Vjosës…

