https://www.facebook.com/profile.php?id=100063725581870Nga 28 deri më 30 janar 2026, Travel Magazine Balkans mori pjesë në JTTX – International Tourism Fair në Jeddah, Arabinë Saudite, një nga panairet më të rëndësishme të turizmit në rajon. Pjesëmarrja u realizua në bashkëpunim me IETT – Instituti i Edukimit, Trashëgimisë dhe Turizmit, si dhe me institucione partnere, duke mbështetur promovimin e turizmit shqiptar në arenën ndërkombëtare.

Panairi mblodhi mijëra vizitorë dhe ekspozues nga vende të ndryshme të botës, duke ofruar një platformë të fuqishme për shkëmbim profesional, bashkëpunime të reja dhe kontakte me aktorë kryesorë të industrisë së turizmit nga Arabia Saudite dhe më gjerë.
Travel Magazine Balkans u përfaqësua gjithashtu me stendën e saj zyrtare, e cila u organizua dhe u drejtua në mënyrë dinjitoze nën udhëheqjen e IETT. Kjo prani shërbeu si një pikë referimi për promovimin e destinacioneve shqiptare, trashëgimisë kulturore dhe potencialit turistik të Shqipërisë, duke forcuar rolin e medias në ndërtimin e imazhit ndërkombëtar të vendit.

Pjesëmarrja në JTTX 2026 dëshmon angazhimin e vazhdueshëm të Travel Magazine Balkans për të qenë pjesë e nismave që rrisin dukshmërinë e Shqipërisë si një destinacion turistik në zhvillim dhe me interes të lartë në tregjet ndërkombëtare.












































