


Saranda ishte kryeqyteti i festës në këto ditë maji, pikërisht me datat 10-11-12 Maj, kur i uroi zyrtarisht mirseardhjen turistëve të verës 2013, me një zinxhir aktivitetesh të pasur e të larmishmëm ku kryefjala e gjithçkaje ishte argëtimi. Natyrisht festimet kulmuan me atë që tashmë po kthehet në traditë të përvitshme e që po mbledh gjithmonë e më shumë vizitorë në Sarandë, me Festën e Midhjes. Mbretëresha e Liqenit, mbledh në shesh të gjithë kuzhinierët më të mirë të Sarandës dhe jo vetëm, të shpalosin fantazinë e tyre në dhjetëra qindra gatime të shijeve nga më të larmishmet, për t’i bërë vizitorët të shijojnë më të mirën. Festa solli zyrtarisht në Sarandë edhe kryetarin e komunës së Suharekës, komunë me të cilën Saranda është binjakëzuar së fundmi. Një sërë përurimesh u realizuan me rastin e hapjes së sezonit, si vlera të shtuara në shërbim të turistëve të sezonit të sivjetëm.
Një risi për këtë sezon ishte edhe guida turistike e Sarandës, realizuar prej Blue Agency dhe Bashkisë së Sarandës, një guidë praktike xhepi me informacion të pasur për Sarandën dhe Delvinën, informacion i domosdoshëm dhe i munguar prej vitesh për turistët, sidomos ata të huaj, qyshse kjo guidë nuk prodhohej dhe nuk hidhej më në treg. Kryetari i Bashkisë Stefan Çipa pohoi se kjo guidë do të jetë vërtet një dhuratë e bukur për çdo mik që do të vizitojë qytetin që ai përfaqëson.
Saranda është pregatitur dhe pret të vizitohet këtë sezon nga rreth një million vizitorë

Në numrin e ri të revistës Travel do të mund të udhëtoni virtualisht në destinacionet më të bukura verore, jo vetëm në bregdet por kudo nëpër Shqipëri dhe Kosovë, si dhe trojet shqiptare të Maqedonisë dhe Malit të Zi. Artikuj të shumtë ju informojnë për situatën turistike në Shqipëri dhe rajon apo botë, si dhe për problemet që ka aktualisht turizmi shqiptar.
Travel Magazine 10, në të gjitha pikat e shitjes.
Editorial – Turizmi elektoral, nga Irhan Jubica

Travel Magazine 11, vjen bashkë me vjeshtën. Një numër i artë, jo thjesht në kuptimin e stinës, por në atë çfarë përcjell ky edicion, i cili përveç destinacioneve vjeshtore, ofron edhe perla të çmuara të traditës dhe natyrës shqiptare. Artikuj që nuk duhen humbur e që përfaqësojnë punët e vlefshme të Roland Tashos, fotot e Ardian Fezollarit, mrekullinë e kostumeve tradicionale shqiptare të Edlira Sulës, apo përpjekjet serioze të Auron Tares për ta vënë botën nënujore në shërbim të turizmit. Thjesht një numër i mrekullueshëm që duhet vetëm ta shijoni!
Në këtë numër:



Fitues për shëtitoren e vijës bregdetare në Vlorë është studio studio “XDGA” nga Belgjika. Fituesi u përzgjodh nga një juri ndërkombëtare në garën mes 5 finalistëve të cilët paraqitën vizionin e tyre për qytetin. Për konkursin e vijës bregdetare në Vlorë morën pjesë 96 projekte, 66 prej tyre të huaja.

Kur është fjala për destinacionet shumë të mira evropiane, më i madh nuk do të thotë gjithmonë më mirë. Ndërsa udhëtarët zakonisht shkojnë në drejtim të qyteteve të mëdha si në Londër apo Paris, disa nga vendet e pazbuluara apo sekrete të rajonit të Evropës, janë të vendosura si alternativë shumë me e mirë por jashtë rrugëve të rrahura turistike. Nga një qytet i vogël shkëmbor shqiptar, në pamjet mahnitëse malore, në një fshat malor zviceran, i njohur për birrën e tij dhe djathin e shkëlqyer.
E vendosur në një gji të magjishëm, mes kodrave gjelbëroshe, vetëm pak kilometra larg nga Himara, një qytet i vogël jugor me një histori të lashtë, Porto Palermo, nuk është ndoshta një fshat i mirëfilltë por ruan gjithsesi brenda tij një kështjellë fantastike të shekullit të tetëmbëdhjetë që ruhet mjaft mirë dhe nga ku ju mund të eksploroni historinë ndoshta më interesante të asaj periudhe në shtetin shqiptar. Kalaja e Porto Palermos, i buzëqesh nga shekujt kodrës përballë dhe ju ofron ju përveç historisë, edhe një peisazh të mrekullueshëm bregdetar.
