Pushime FAntastike FAmiljare në bregdetin e Adriatiku
Historiku i resorteve FAFA nuk ka filluar njëkohësisht me historikun e turizmit në Shqipëri por pa asnjë dyshim historia e turizmit nuk mund të kuptohet pa emrin FAFA, si pionieri i turizmit “All Inclusive” dhe resorti turistik më i madh në Shqipëri. Natyrisht FAFA nuk është vetëm kaq, është shumë më shumë, përndryshe nuk do të ishim duke shkruar historinë e saj, histori që duhet thënë se është duke u shkruar vrullshëm kapituj pas kapitujsh, njëri më interesant se tjetri.

Në bregdetin e Adriatikut, mes rërës së artë dhe detit të kthjellët, Fafa Resorts prej vitesh është bërë sinonim i pushimeve familjare në Shqipëri, Nuk është thjesht një grup hotelesh, por një eksperiencë e plotë që nis nga mëngjeset e qeta buzë detit dhe përfundon me netë të gjalla nën dritat e verandave, ku shfaqjet tradicionale dhe muzika më e mirë e momentit, argëtojnë turistët nga e gjithë bota. Nga luksi i dhomave me pesë yje, ushqimi me korsi të plota , argëtimi pa limit e deri tek lojrat për fëmijët, FAFA i fton mysafirët të zgjedhin kapitullin e tyre të pushimeve ideale.
Por si nisi kjo histori?

Diku në fillim të viteve 2010, sipërmarrësi Fatos Çerenishti, i cili kishte investuar në plazhin e Malit të Robit një kompleks rezidencial me kompaninë e tij të ndërtimit FAFA, ashtu siç në fund të fundit po bënin edhe shumë kompani të tjera në tregun kaotik shqiptar, vendosi të bënte një kthesë të fortë 180-gradëshe dhe të mos i shiste apartamentet e tij, që ishin gati për t`u hedhur në treg. Sugjerimet e disa miqve tur operatorë, që po eksploronin tregun turistik shqiptar, drejt të cilit po vinin “dallgët e turistëve të huaj” dhe instinkti i tij prej njeriu që ishte marrë herët me biznes (qysh në fillim te viteve `90), bënë që t`i futej “detit me këmbë” dhe kompleksin e apartamenteve për shitje, me para të sigurta në xhep, ta kthente në “Mel Holiday Hotel” me 96 dhoma dhe të niste aventurën drejt të panjohurës. Kështu lindi historia e resorteve FAFA.
Gjithçka që erdhi më pas ishte shumë e shpejtë dhe e vrullshme dhe njohu vetëm rritje; miqtë tur operatorë kishin patur të drejtë, turizmi në Shqipëri po hynte në fazën e vet të rritjes dhe kërkesa për akomodim me standarte ishte e lartë. Tregu po bënte një shkëputje nga turizmi patriotik, i cili ushqehej me shqiptarët e Kosovës dhe karakterizohej nga kushte modeste akomdim-ushqim-argëtim.
Fafa Beach Resort – ndjesi me rërë të ngrohtë nën këmbë
Në resortet FAFA, gjithçka tingëllon si një mëngjes i hershëm korriku – qetësia e detit, aroma e kafeve të freskëta që përzihen me aromën e pishve dhe flladin e mëngjesit, dhe zëri i fëmijëve që zbulojnë valët për herë të parë. Ky emër lindi për familjet që kërkonin më shumë se një vend për të fjetur – kërkonin një ritëm të ngadaltë, të natyrshëm dhe të mbushur me kujtime. Dhoma të pastra, plazhe private, rërë e ngrohtë si një prekje prej shtëpie. Pas Mel Holiday dhe FAFA Beach, lista vetëm do të pasurohej me emra të tjerë.

Shërbimi all-inclusive – risia që transformoi pushimet
Përpara se FAFA të niste historinë e paketave “All Inclusive” ose ‘si në Tuqrqi”, hotelet shqiptare, kishin ofruar maksimumi vakte. Mëngjes-darkë ose mëngjes-drekë-darkë. Edhe mëngjeset bufe, nuk kishin hyrë ende në treg. Shumë-shumë hotelet prisnin prej agjencive turistike grupe, dhe ushqimi ofrohej kolektivisht në tavolina të përbashkëta.
Koncepti bufe por sidomos koncepti “gjithçka e përfshirë”, duke futur në lojë edhe mesvaktet, duket se erdhi në tregun shqiptar bashkë me Fafën.
Nga ushqime të bollshme e të freskëta (që vinin nga tregu lokal), në korsitë e pafundme, te koktejet e rafinuara në lobby, plazh apo pool bar, ky format shpërndan sot luksin në çdo taktikë – pa kompromis dhe pa harruar asnjë detaj. Pijet pa limit, freskueset apo birra e ftohtë, janë pa asnjë dyshim “qershia mbi tortë” e turizmit “dembel” ku familjet vijnë për të harruar lodhjen e vitit dhe për të mos menduar asgjë tjetër përveç kënaqësisë. Dhe dihet; ushqimi është një nga kënaqësitë më të mëdha në jetë. Edhe sot, që turizmi ka ecur me galop dhe në bregdetin e Adriatikut janë ndërtuar plot resorte të tjera, vështirë se mund ta kalojë ndonjëri prej tyre zinxhirin e resorteve FAFA për nga shumëllojshmëria dhe “bollëku” i ofertës “All Inclusive”

Por edhe “alla carte” është në tjetër nivel
Koncepti “all inclusive” nuk e pengon Fafën të ofrojë në nivelin më të lartë të kuzhinës “alla carte” madje edhe “fine-dining” që është sot forma më e sofistikuar e gastronomisë. Fryma moderne dhe talenti i emrave të njohur të gastronomisë shqiptare, sjell kujdes dhe frymëzim modern, me kuzhinierë që dinë të hedhin si penelata piktorësh nuanca lokale mbi kuzhinë internacionale në çdo pjatë, ashtu siç dinë të ofrojnë zgjedhjen e duhur të verërave edhe lokale edhe globale.

Fafa Premium & Spa – Elegancë që frymon
Me ngritjen e Fafa Premium & Spa, përvoja ndryshoi frymë. Struktura që shndërroi emrin nga hotel në resort, solli gjithashtu me vete më shumë sharm dhe vetë emri “Premium” impononte një nivel të ri. Nga aroma e parfumuar e holleve të mëdha e deri tek ndjesia e pëlhurës premium në dhomë, çdo gjë pëshpëritste luks. Nisi si një standard me 4 yje dhe u plotësua më pas si një Resort & SPA me 5yje, FAFA Premiun përqafon mysafirin me pamje deti që ndryshon ngjyrë në çdo orë të ditës dhe me shërbim që e kupton dëshirën për qetësi përpara se të shprehet. Bari, plazhi, lounge me muzikë të butë në sfond, pishinat që freskojnë lëkurën pa tronditur shpirtin, mjedise relaksi të gjitha llojeve në SPA, kjo nuk është më thjesht një strukturë hoteli dhe ushqimi por një mjedis ku përjetohen ndjesi.
Grand Blue Fafa – monumenti i luksit familjar
Grand Blue Fafa Resort & Spa erdhi në skenë me një prolog të kompozuar nga “turizmi nordik”, pas periudhës së vrullshme të turistëve nga vendet e Europës lindore, që kishin zbuluar Shqipërinë, si një parajsë të vogël në Ballkanin perëndimor. Emri i Shqipërisë po rritej në tregjet evropiane dhe agjencitë shqiptare po përparonin drejt Evropës Perëndimore. Kishte ardhur koha për standarte të reja në hoteleri. Prandaj investimi paraprak apo kontratat “me garanci” ishin instrumenti që do të shtynte përpara hovin e zhvillimit drejt standarteve. Kështu Grand Blue Fafa Resort & SPA, ishte më e madhe se FAFA Premiun dhe natyrisht me të gjitha standartet me 5 yje. Arkitektura e saj imponuese, dukej sikur thoshte se në Shqipëri apo në bregdetin e Adriatikut nuk mund të ndërtohej më bukur se kaq, perëndimi nuk mund të binte më magjishëm se mbi palmat e pishinës së Grand Blue Fafa dhe ushqimi nuk mund të ishte më i shijshëm se atje. Edhe Fafa Aqua Blue, si një plotësues i Grand Blue Fafa dhe një përballues i fluksit të ngjeshur të verës, ishte një strukturë që vetëm i shton madhështinë asaj, ashtu siå FAFA Sun, ishte një mbështetëse “satelit” i FAFA Premium.
Por sfida më e madhe është të tejkalosh vetveten

Fafa Palace – Kurora e luksit shqiptar
Fafa Palace është kapitulli final – për momentin – i një sage që nuk njeh kompromis me cilësinë. Një strukturë madhështore që i ngjan një oazi perandorak modern. Çdo dhomë është një suitë që pëshpërit qetësi. Çdo holl është një galeri që frymëzon. E rrethuar nga dizajn bashkëkohor, ndriçim artistik dhe tekstura që kërkojnë të preken, Fafa Palace është vendi ku luksin nuk e kërkon – ai të gjen. Hollet e pafundme në të dyja katet, galeritë e sallave, koridoret magjike, elementët e dekorit – gjithçka flet për poezi arkitekturore dhe luks të nivelit të lartë.
Aquaparku – një gur mbi kurorë.

Ishte që koha që edhe fëmijët të kishin argëtimin e tyre në shkallë sipërore. Edhe pse në resortet FAFA klubet e fëmijëve kanë qenë dhe janë krenaria e çdo strukture, aquaparku ishte një dhuratë bujare, që më shumë sesa fëmijëve, FAFA ua bëri prindërve, për të rritur nivelin e tyre të lumturisë, bashkë me nivelin e adrenalinës jo vetëm fëminore. Aqua Parku pranë Fafa Palace, një botë e vogël që krijon kujtime të mëdha – për të vegjlit, por edhe për prindërit që shikojnë nga shezlloni, duke buzëqeshur së bashku me diellin.
Damai ëellness & Spa dhe Kamomil ëellness & Spa – një udhëtim drejt shpirtit
Në qendrat ëellnes të resorteve FAFA, heshtja ka zë. Muzika ambientale, dritat e buta, aromaterapia me vajra esencialë dhe çaji i bardhë që të ofrohet pas një trajtimi, janë pjesë e një ceremonie të menduar deri në hollësi. Këtu, trupi lirohet, mendja qetësohet dhe koha përkulet ndaj nevojës për ndalesë. Trajtimet balineze apo ato tropikale, nuk e pakësojnë aspak përvojën lokale dhe nuk e tjetërsojnë atë; sepse nëvoja e trupit dhe shpirtit për qetësi dhe relaks nuk njeh kombësi dhe traditë, gjuha e saj është universale. Dhe nuk është vetëm kaq; prania e pishinave dimërore dhe shërbimeve të tjera “ëellnes” i bën resortet FAFA një destinacion gjithëvjetor në brigjet e Adriatikut.
E ardhmja: një ëndërr që vazhdon
Grupi FAFA nuk e sheh suksesin si stacion, por si stafetë. Projekte të reja janë në ndërtim, me synimin për të përfshirë edhe më shumë eksperienca tematike, struktura të dedikuara për ëellness, gastronomi eksperimentale dhe resorte boutique me identitet të veçantë. Luks që frymon, zgjerohet dhe vazhdon të na thërrasë drejt bregdetit. Dhe jo vetëm drejt bregdetit të Adriatikut.
Por ne nuk do t`ju themi më shumë.
Ne do të lemë që historinë ta shkruajë vetë FAFA me projektet e saj të radhës dhe ne do të jemi këtu për ta treguar, me episodet e saj të reja, të cilat me siguri do të jenë më të bukura dhe më interesante. Ajo që mund t`ju themi tani është se FAFA po ju pret, për të kaluar pushimet më të bukura familjare që mund të keni ëndërruar ndonjëherë.















































