

M’u desh të kuturisja në këtë mënyrë, për tundalur posaçërisht në jetën e banorëve të një qyteti të vogël, ku jeta gëlon me halle dhe papunësi si në shumë të tjerë në Shqipëri, pikërisht në Fushë-Krujë. Atje, ku çdo vit kalojnë me autobus me mijëra turistë të drejtuar drejt Krujës dhe që rrallë ndalen në Fushë-Krujë dhe rrethinat e saj. Ate ku fle në heshtje një ndër thesaret më të çmuara që lidhet thellë me identitetin tonë, dhe që për çudi njihet shumë pak edhe nga vetë banorët e Fushë-Krujës, dhe, edhe më pak vizitohet prej tyre.
Është provuar që në kohën e lulëzimit të tij, Albanopoli ishte një nga qytetet më të rëndësishme të Ilirisë dhe që kishte marrëdhënie të fuqishme tregtare me qytete dhe treva të tjera. Gjatë gërmimeve atje janë zbuluar gjetje të shumta ndër të cilat shumë monedha të prera në Dyrrah, Apolloni, Lisus, Korkyrë, Maqedoni etj.


















