A e dini se po nuk punoi Durrësi, gjysma e Shqipërisë mbetet pa punë?

by admin

Po shikojmë lart e poshtë nëpër Fejsbuk komente shfryrëse për abuzimet e mundshme mbi çmimet e hoteleve dhe restoranteve që ofrojnë mbrëmjet për Festat e Fundvitit.
Lerini arsyet për në sezonin e ardhshëm, për të gjykuar gjithë anën negative dhe jetoni pak me situatën.

78563054 2610326252383294 4705140903310786560 o

A e dini se shumica e hoteleve po mbajnë me bukë më shumë se pesëmijë vetë përditë, me shpenzimet e tyre, deri në mars dhe për këtë i është dashur të trefishojnē stafin, të cilin gjithashtu u duhet ta paguajnë? Kontratat e firmosura me shtetin për shuma qesharake, nuk dihet kur do të paguhen sepse ka mjaft prioritete të tjera më përpara dhe pëveç kësaj u duhen edhe mijëra euro të tjera shtesë, për të sjellë në vete hotelet, që nuk janë mbushur me turistë por me njerëz të zakonshëm, që po jetojnë si në shtëpi, ku dihet që duhen njëmijë mrroklla, që e shkundin nga themelet një hotel, më keq se tërmeti.

78568274 2626297327483954 8371265385915219968 o

75627459 2587504734696547 8465230049056915456 n

 

A e dini ju se hotelet e Durrësit janë 90% e prurjeve nga turizmi në ekonomi dhe falimentimin e tyre e ndjejnë të gjitha shtresat që punësohen aty? Mos e shikoni situatën vetëm nga xhepi. E dimë që në të gjithë Durrësin kanë plasur abuzimet, rritja e qirave, e çmimeve, e ushqimeve, dhe kjo është cinike, e pafalshme, abuzuese, e pështirë. Por është e vështirë t`i mbështesësh shpresat vetëm në ndërgjegjen e njerëzeve. Nëse nuk i japim një dorë Durrësit, Krujës, Kavajës, duke i lënë paratë hëpërhë në Shqipëri, situata do të bëhet aq kritike saqë do t’ia shohim tymin shpejt në të gjithë zinxhirët e ekonomisë.

78615616 2608271279255458 6227239358387191808 o

You may also like

Leave a Comment

Adblock Detected

Please support us by disabling your AdBlocker extension from your browsers for our website.