Zbulimi ilir në Himarë, gërmimet nxjerrin varrezat tumulare të bronzit të vonë

by admin

Një zbulim i madh për arkeologjinë shqiptare, por jo vetëm është realizuar së fundmi në bregdetin e Himarës.

Nga një gërmim arkeologjik shpëtimi është bërë i mundur zbulimi i një varreze tumulare e periudhës së bronzit të vonë që i përket shekullit 15- në të 12 para krishtit (XV-XII p.Krishtit).

himare

Lajmin e ka bërë të ditur kreu i Unionit të Gazetarëve, Aleksandër Çipa, në një postim në Facebook .

Ky gërmim arkeologjik është realizuar nga Drejtoria Rajonale e Trashëgimisë Kulturore të Vlorës dhe Instituti Kombëtar i Trashëgimisë Kulturore. Sipas arkeologëve, zbulimi është i një rëndësie të veçantë, pasi është i pari sit arkeologjik i këtij lloji që zbulohet në bregdetin e Himarës, duke ia shtuar Hartës Arkeologjike të Shqipërisë edhe një zonë tjetër me varreza tumulare.

Ky është padyshim zbulimi i parë dhe kaq i rëndësishëm pas disa shekujsh në tokën shqiptare në bregdetin jugor.

Tumat njiheshin gjerësisht si Ilire, ato përdoreshin edhe nga të tjerë në Ballkan si Trakët dhe Dakët që gjithashtu ishin jo helenë.

Ndaj kjo është një provë e qartë që Himara ka qenë e banuar nga Ilirët./oranews.tv

varreza 1varreza

You may also like

Leave a Comment

Adblock Detected

Please support us by disabling your AdBlocker extension from your browsers for our website.