Prespa, destinacion që nuk duhet humbur sapo të kemi mundur koronavirusin

by admin

TIRANË, 6 prill/ATSH/ “Parku Kombëtar i Prespës është një destinacion që nuk duhet humbur sapo të kemi mundur të gjithë bashkë, koronavirusin”, u shpreh sot ministri i Turizmit dhe Mjedisit, Blendi Klosi.

Ministri Klosi publikoi sot një reportazh të RTSH-së të titulluar “Magjia e fshehur e Prespës” ku flitet për bukurinë, magjinë, vlerat dhe cilësitë që ka ky liqen.

Këto vlera u prezantuan edhe në Konferencën Shkencore të mbajtur me rastin e 20-vjetorit të Parkut Kombëtar të Prespës, ku u analizuan të gjithë të rejat, problematikat, si dhe vizioni për të ardhmen e këtij parku me një bukuri të rrallë.

“Prespa siç nuk e keni njohur. Parku Kombëtar Ndërkufitar mes 3 shteteve, Shqipërisë, Maqedonisë dhe Greqisë, që nuk duhet humbur si destinacion sapo të kemi mundur të gjithë bashkë, koronavirusin”, nënvizoi ministri Klosi.

“Qëndro në shtëpi sot të udhëtojmë nesër”, përfundoi ministri Klosi.

You may also like

Leave a Comment

Adblock Detected

Please support us by disabling your AdBlocker extension from your browsers for our website.