Tiranë – Toronto: Një lidhje historike ajrore

by Flora Baba

Nga 19 qershori 2026, Shqipëria dhe Kanadaja do të lidhen për herë të parë me një fluturim direkt pa ndërprerje. Air Transat do të operojë linjën Tiranë–Toronto, duke hapur një korridor të ri ajror mes dy vendeve dhe duke sjellë një lehtësi të madhe për udhëtarët në të dyja anët e Atlantikut.

Ky zhvillim shënon një moment të rëndësishëm për Aeroportin Ndërkombëtar të Tiranës, i cili falë investimeve strategjike të Kastrati Group po hyn me besim në operimet long-haul, duke rritur rolin e tij në hartën ndërkombëtare të aviacionit.

Linja e re pritet të ketë ndikim të drejtpërdrejtë në forcimin e lidhjeve mes diasporës shqiptare në Kanada, zhvillimin e turizmit, si dhe nxitjen e bashkëpunimeve ekonomike dhe kulturore.

Një hap i madh për Shqipërinë dhe një urë e re lidhëse me Kanadanë.

You may also like

Adblock Detected

Please support us by disabling your AdBlocker extension from your browsers for our website.