Shpella e Radavcit (Pejë) – Bukuroshja e Fjetur

by admin

Statusi
Lloji i Mbrojtjes: Nën mbrojtje të përhershme Data e Mbrojtjes: 987/66

Lloji i Mbrojtjes: Nën mbrojtje të përkohshme Data e Mbrojtjes: 2012-2014

Historiku
Shpella gjendet afër fshatit Radac, pranë burimit të Drinit të Bardhë, rreth 11 kilometra larg qytetit të Pejës, në të majtë të rrugës Pejë-Rozhajë. Hyrja e shpellës është e orientuar nga veri-lindja me përmasa 2.80 m e lartë dhe 2.20 m e gjerë me një korridor të ngushtë në formë tuneli me gjatësi 2.50 m. Shpella është e ndriçuar nga një dritare natyrore e cila gjendet në pjesën e sipërme të saj.

Shpella e Radavcit 2

Hyrja e shpellës gjendet në lartësinë mbidetare prej 578 m. Shpella e Radacit veçohet edhe në aspektin “arkitektonik” sepse paraqitet si objekt banimi i krijuar nga natyra. Njoftimin e parë për këtë shpellë e ka dhënë studiuesi J. Petroviç. Ndërsa arkeologu M. Garashanin e konsideron këtë shpellë si vendgjetje të sigurtë të epokës së paleolitit.

shpella3

Shpella është e një rëndësie të veçantë, pasi që ka indikacione të periudhës së paleolitit, andaj duhet të ketë një trajtim të posaçëm për arsye se në vendin tonë akoma nuk janë konfirmuar gjurmët e kohës së gurit, përkatësisht paleolitit.

Emërtimet dhe Referimet
Numri Unik: 000824

Emri: Shpella e Radavcit

Klasa: Monument

Institucioni: QRTK – Pejë

Lokacioni
Shteti: Kosove

Komuna: Pejë
Qyteti/Fshati: Radavc

Lokaliteti: Shpella e Radacit

Kodi Postar: 30000

Emri i rrugës: Radavc

Lloji funksional dhe datimi
Lloji (Tipi):Arkitektuale

Periudha: Paleolit

Burimi: https://dtk.rks-gov.net/default.aspx

Radavc foto Arben Llapashtica

You may also like

Leave a Comment

Adblock Detected

Please support us by disabling your AdBlocker extension from your browsers for our website.