Për herë të 8-të Kampionati Kombëtar i Rafting vallëzon mbi lumin e fundit të egër të Europës – Vjosa!

by admin

Më 11 Prill 2025, Federata Shqiptare e Rafting organizoi  për herë të 8-të Kampionatin Kombëtar të Rafting në lumin e fundit të egër të Europës – Vjosa!

Tetë ekipe nga lumenjtë , Vjosa,Osumi ,Drini të Zi, Bënçë, Bistricë, Shkumbini dhe Drinos garuan për kupat 2025

Fituesit:
Vendi i parë – Vjosa
Kapiten: Aldo Sakollari
Sportistët: Kevi Jaupi, Geri Cingo, Alush Jahja

Vendi i dytë – Lumi Bënça
Kapiten: Pajtim Vraniçi
Sportistët: Luka Gramo, Genri Theodhori, Oltion Gjoni

Vendi i tretë Vjosa 2 me kapiten Jonas Ibrahimi

Sportistet Ildi Jace, Antonio Beqiri, Cristian Moriconi

Presidenti i Federatës Shqiptare të Rafting, Zamo Spathara, u shpreh se profesionalizmi, gara dhe miqësia mes skuadrave e ngritën nivelin e këtij edicioni.
Ministrja e Turizmit, znj. Mirela Kumbaro, uroi të gjithë sportistët për suksesin e tyre.

Kampionati Kombëtar i Rafting 2025 shënoi një nivel të ri konkurrence dhe bashkëpunimi në ujërat e Vjosës.

Edicioni i 8-të i Kampionatit Kombëtar Shqiptar të Rafting, i zhvilluar në Përmet, shënoi një hap të rëndësishëm për zhvillimin e sporteve ujore në Shqipëri. Krahasuar me vitet e mëparshme, ky edicion ishte dukshëm më konkurrues dhe me një pjesëmarrje më të gjerë ekipesh nga të gjitha trevat, falë edhe organizimit paralel me javën stërvitore për guidat e reja të rafting.

Zamo Spathara shtoi për mediat : Skuadrat konkurruese u prezantuan në formë të shkëlqyer, duke reflektuar përgatitje serioze teknike dhe fizike. Vjosa – lumi i fundit i egër i Europës – ofroi një skenë perfekte për garat, veçanërisht në muajin prill, kur niveli i ujit është optimal për rafting. Spektakli nisi me një start masiv dhe dinamik, ku ekipet u hodhën në ujë me gomone dhe garuan krah për krah në një kurs teknikisht sfidues, që kulmoi me një përballje emocionuese në segmentin poshtë urës së qytetit të Përmetit.

 

Ceremonia e ndarjes së çmimeve u zhvillua në prani të Ministres të Turizmit Znj. Mirela Kumbaro dhe Kryetares  së Bashkisë të Përmetit Znj. Alma Hoxha, të cilat kishin përshëndetur ekipet që në mëngjesin e garës. Kjo ngjarje përmbylli me sukses dhjete ditët intensive të stërvitjes dhe garës.
Ambicia e radhës për Federatën Shqiptare të Rafting është ngritja e një kampi të përhershëm për rafting në qytetin e Përmetit, i pajisur me porta sllallomi, për të rritur kapacitetin organizativ dhe konkurrues të sportit në nivel kombëtar dhe ndërkombëtar. Lumi Vjosa, me rrjedhën e tij të qëndrueshme gjatë gjithë vitit, ofron potencialin ideal për këtë vizion.

 

Më shumë foto nga Kampionati gjeni këtu

Më shumë info mbi aktivitetet e rafting gjeni në faqet e Albania Rafting Group 

You may also like

Adblock Detected

Please support us by disabling your AdBlocker extension from your browsers for our website.