Me mbresa krejt të freskëta prej një pune gati 9-mujore për pregatitjen e një botimi voluminoz si Korça Guide, mund t`ju rekomandojmë pak nga gjithçka, sepse Zona e Korçës dhe e Kolonjës ka një kulinari aq të pasur saqë nuk do t`ju mjaftonte as një tur javor për të shijuar e njohur të gjitha gatimet e mrekullueshme që duhet thënë se nuk do t`i gjeni dot në asnjë zonë tjetër të Shqipërisë.
Por do të ishte shumë e vështirë t`ju sugjeronim gjithçka, kështu që do ndalemi vetëm në disa prej vendeve që nuk duhen humbur kurrsesi në rrugëtimin tuaj prej 44 kilometrash nga Korça në Kolonjë.
Ju mund të niseni nga kudo për të qenë në Korçë, kështu që nuk po zgjatemi me shpjegimin e mënyrave se si duhet të shkoni atje por se çfarë duhet të bëni me të mbërritur atje.
Dhe natyrisht gjëja e parë që duhet të bëni është të ndaleni tek Pazari i Vjetër, ose destinacioni më i ri i Korçës. E meqë supozojmë se është herët, fillojeni me një kafe apo çaj tek Cozy Tea & Spice House, një vend ku do të gjeni që nga çajrat bimore të zonës, e deri tek mëngjeset e traditës apo gatimet e sofisitikuara mëngjesore.
E ku mund të shijohen më mirë të gjitha këto sesa tek Luli e Maqo! Në fakt restoranti, që ju pret në hyrje të Ersekës, quhet “Inxhujo” por të gjithë ata që kanë shijuar gatime nga duart e arta të Lulit e mikpritjen e tyre me shtatë yje, i konsiderojnë tashmë miq të afërt, tek të cilët trokasin sa herë gjenden në Ersekë. Të shkolluar në fushën e kulinarisë që në rininë e tyre, ata janë kthyer tashmë në artistë të gatimeve kolonjare, ku recetat e vjetra kthehen më marka autentike. E qëndrimi tek Inxhujo nuk është vetëm shijim kulinarie por njohje me vlerat më të mira të Kolonjës, përmes këtyre njerëzve që me një thjeshtësi deri në kufijtë e fisnikes, të ofrojnë shije e përvojë të rrallë.