Muzeu Historik Fier, një thesar i pashfrytëzuar në zemër të Myzeqesë

by admin

Muzeu Historik*  ndodhet në qendër të qytetit të Fierit dhe është përuruar në 18 korrik 1978. I konceptuar si një një godinë dykatëshe, në ndërtimin e tij kanë punuar një sërë emrash të njohur të arkeologjisë dhe historisë shqiptare si Neritan Ceka, Paskal Milo, Myzafer Korkuti, Frederik Stamati etj..

119968149 1471773239681245 3421379545821803956 o

Si një nga institucionet më të rëndësishme muzeore në Qarkun e Fierit ai përmban një fond të pasur objektesh materiale, artefaktesh dhe veprash arti, ku përfaqësohen historia, etnografia dhe kultura popullore. Në sallat dhe pavionet e tij sipas rendit kronologjik paraqiten të gjitha periudhat e zhvillimit të historisë vendore, duke nisur që nga parahistoria, për të vijuar me antikitetin, mesjetën, rilindjen kombëtare, pavarësinë, luftën antifashiste nacionalçlirimtare, socializmin, etnokulturën dhe ikonografinë.

 

119992416 1471773746347861 3749261145189173120 o

Pavarësisht se konsiderohet si muze historik, ky institucion kryen edhe tre funksione të tjera në fushën e muzeologjisë. Në fakt ai përbëhet nga katër sektorë si, arkeologjia, historia, ikonografia dhe etnografia ku secila prej tyre përmban rëndësi më vete dhe rolin e saj specifik. Në secilin seksion ka aq shumë material, sa mund të hapej një muze i veçantë për të katër zërat.

120043307 1471778136347422 2559279780470011204 o

Kështu, arkeologjia, përfaqësohet nga objekte të ekspozuara që i përkasin në pjesën më të madhe qytetit antik të Apolonisë, por nuk mungojnë edhe artefakte nga qytetet fqinje ilire të Bylisit, Nikajës, Margëlliçit, Gurëzezës dhe Dimalit. Së bashku me muzeun, pavioni i këtij sektori, ofron tema të veçanta për njohjen e qytetërimit ilir, fortifikimet, organizimin e jetës, ritet pagane, numizmatikën, teatrin, skulpturën, rrugën Egnatia, bazilikat, mozaikët, të cilat, së bashku me objektet e shumta të qeramikës, armët e luftës apo veglat e punës, i krijojnë vizitorëve një atraksion të mirëfilltë.

120026195 1471770439681525 5829760814678526729 o

Ndërsa zhvillimet historike zënë edhe ato një vend të rëndësishëm në sektorin përkatës ku përveç dokumentave dhe fotografive ka të ekspozuara edhe armë të periudhave të ndryshme që nga shpatat, jataganët apo armët e zjarrit të periudhës osmane e deri te armët e lehta dhe të rënda të L. II. Botërore.

 

119970103 1471774143014488 303757392123207345 o

 

120009826 1471770359681533 3561498583416373799 o

 

Në pavionin e ikonografisë gjenden objekte me vlerë të artit ikonografik, qëndistarisë dhe skulpturës dekorative kishtare. Ato lidhen me veprimtarinë ndërtuese të kishës ortodokse në shek. XVIII-XIX, nën kujdesin e së cilës u ndërtuan objekte kulti dhe bashkë me to u krijuan edhe dhjetëra vepra të mirëfillta arti. Në rrethin e Fierit duke filluar nga shek. XVI e deri në fillim të shek. XIX, ushtruan aktivitetin e tyre dy shkolla të ikonografisë shqiptare, siç ishin ato të Beratit dhe Korçës. Përfaqësues të shkollës së Beratit ishin Nikolla i Onufrit, i cili së bashku me kolegun e tij Joanin, pikturuan në vitin 1578 afresket e kishës së Shën Nikollës në Kurjan. Ndërsa shkolla e Korçës përfaqësohej nga Kostandin dhe Tërpo Zografi, të cilët në vitin 1782 pikturuan afresket e kishës së Shën Gjergjit në Libofshë. Më pas, në shekujt XVIII-XIX, kjo shkollë ikonografike e vijoi aktivitetin me piktorët e familjes Çetiri, veprimtaria e të cilëve në trevën e Fierit ndeshet në kishat e Kolkondasit, Vanajt dhe Strumit.

119974987 1471776596347576 4080284329359446595 o

Ndërkohë që edhe trashëgimia kulturore me vlerat e saj materiale ka gjetur një pasqyrim të gjerë dhe të shumëllojshëm në sektorin e etnografisë të Muzeut Historik Fier. Objekte prej cohe, druri, kashte, metali, briri apo qeramike, janë të ekspozuara në stendat e ndryshme të këtij pavioni. Si pjesë e kulturës tradicionale shqiptare ato dëshmojnë edhe mjeshtërinë e komunitetit të trevës së Fierit në prodhimin e mjeteve dhe sendeve të përdorimit të përditshëm.

119957807 1471774129681156 3092263327081521161 o

Po kështu, ai, përmban edhe një material të pasur arkivor me dokumenta, dëshmi memoristike, fotografi, materiale filmike, libra dhe studime historike. Fondit të tij nuk i mungojnë kostumet popullore, veshjet e traditës, objektet të përdorimit personal dhe të përditshëm, armët e periudhave të ndryshme, si dhe vepra të shumta të artit figurativ të karakterit historik. Në galerinë e tij gjen piktura të skulptorëve më të njohur shqiptarë si Vilson Kilica, Skënder Kamberi, Josif Droboniku, Nestor Jonuzi,Minella Saro, Pandeli Lena, etj. Për tu përmendur është se në këtë muze gjen edhe sende personale nga ato që dikur i perkisnin figurave të njohura historike, si Ali Pashë Tepelenës, Esat Pashë Toptanit, familjes Vrioni, Jashar Cakranit, Liri Geros, Sejfulla Malëshovës, etj.

120201888 128482935668044 3426653450017146839 n

Muzeu Historik Fier është edhe një institucion që nëpërmjet organizimit të aktiviteteve kulturore nxit edhe edukimin e publikut dhe shoqërisë. Në sallën e konferencave të tij janë zhvilluar me dhjetëra konferenca shkencore, akademi përkujtimore dhe mbledhje solemne, ku kanë referuar historianë, studiues apo intelektuakë shqiptarë dhe të huaj. Të shumta janë botimet e ndryshme ndër vite ku mund të përmendim 13 libra monografikë, historikë dhe studime në fushën e folklorit.

Çdo ditë të javës, kjo qendër komunitare, është e hapur jo vetëm për vizitorët dhe turistët, por edhe për studentët, nxënësit e shkollave dhe studiues të ndryshëm. Dhe në këtë drejtim ka vërtet se ç`të ofrojë.

120273348 128482919001379 169874410026492333 n

Ardhja në krye të këtij muzeu e një profesionisti si historiani Ilirjan Gjika, do t`i kthente shkëlqimin e dikurshëm këtij institucioni, duke e shndërruar në një magnet për thithjen e vizitorëve shqiptarë dhe të huaj, duke e përfshirë kështu edhe Fierin në hartën e qyteteve turistike. Rinovimi I qendrës së qytetit, rehabilitimi shtratit të lumit Gjanica dhe prania e këtij muzeu, mund të jenë tashmë disa arsye se pse Fieri mund të ishte një ndalesë e vlefshme për turistët, të cilët shpesh mjaftohen me një vizitë në Apoloni apo Ardenicë, ndërkohë që mund të shndërrohej në një vendqëndrim kryesor, nga ku mund të zhvilloheshin ture nëpër rrethinat e tij të pasura arkeologjike, kultutore dhe natyrore.

Më shumë foto: Këtu

  • Informacioni i paraqitur vjen nga arkivat e Muzeut

 

You may also like

Leave a Comment

Adblock Detected

Please support us by disabling your AdBlocker extension from your browsers for our website.