Kalaja e Lezhës – siti kulturor që të gjithë e shohim nga qyteti, por pak ngjitemi ta vizitojmë.

by admin

Kalaja e Lezhës – siti kulturor që të gjithë e shohim nga qyteti por pak ngjitemi ta vizitojmë. Përveç historisë, keni mundësi të shijoni pamjet spektakolare deri në Adriatik.

Ajo është rindërtuar disa herë duke filluar që nga shek. III-të para. Kri. nga Mbretëria Ilire, Bizantinët pas djegies nga inkursionet sllave të vitit 592, nga Dukagjinët vendas pasi u dogj aksidentalisht në vitin 1398, Venedikasit gjatë viteve 1440-1451 duke marrë edhe formën që ka sot.

83377070 2793293874067085 7493628032029032448 n

U dogj dy herë në vitet 1478 dhe 1503 nga vetë qytetarët lezhjanë pasi u rrezikua nga osmanët të cilët e përdornin si bazë për të sulmuar vendasit që ishin zhvendosur në Ishullin e Lezhës. Të rrezikuar nga sulmet e mundshme veneciane, nëpermjet lumit Drin dhe sulmet e kryengritësve shqiptarë, sulltan Sulejman Selim Bajazit Han (Sulejmani i Madhërishëm) urdhëroi rindërtimin e kalasë në vitet 1521-1522.

kalaja e lezhes 2

Muret e kësaj periudhe janë të mbivendosura mbi ato veneciane dhe kësaj periudhe i përket edhe restaurimi i Xhamisë Sulejmanie dhe muret turke që ndajnë oborrin e brendshëm me atë të jashtëm brenda hapësirës së Kalasë. Në kalanë e Lezhës ndodheshin tre pllaka mermeri me basoreliev.

Në njërin paraqitej shqiponja me një gjarpër nën kthetra, tjetra paraqiste një luan të Shën Markut (venecian) dhe tek e fundit paraqiteshin dy shenjtorë me një kryq të stilizuar. Këto pllaka mermeri ishin me madhesi që i përshtateshin kornizës se portës hyrëse të Kalasë, vend që më pas është vendosur pllaka osmane që flet pikërisht për rindërtimin e kalasë nga osmanët.

Këto tre artefakte janë plaçkitur në fillim të Luftës I-rë Botërore. Kjo kala dominon deri në bregun e detit dhe mbyll pothuajse gjithë rrugët për në brendësi. Ana Komnena e quajti kështjellën e Elissonit, “një kështjellë në ajër, syri i djathtë i Durrësit”. Sot në kalanë e Lezhës mund të shihet, përveç peizazhit të bukur e relaksues, edhe teknikat dhe fazat e ndryshme të ndërtimit mijëravjeçar të vendosura sipër njëra-tjetrës, si dhe një sipërfaqe rreth 1.5 ha me ambjente çlodhëse.

83828464 2793287007401105 3645947735565139968 n82788025 2793294144067058 6098164553076441088 nkalaja e lezhes 182788903 2793286864067786 2099997201085235200 n82972491 2793293970733742 973994451250708480 n83360727 2793293880733751 8473344225826570240 n

Burimi: https://visitlezha.al/kalaja-lezhes/

Fotot: @TravelMagazine

You may also like

Leave a Comment

Adblock Detected

Please support us by disabling your AdBlocker extension from your browsers for our website.