Holiday Village Montenegro, Ulqin – pushimet perfekte që po kërkonit për ju dhe familjen tuaj

by admin

Flora Xhemani Baba

Ftesën e mikut dhe bashkëpunëtorit Besnik Vathi nga ATHS, për një “Famtour” në Malin e Zi, e pritëm me shumë kënaqësi, sepse përkonte pikërisht me periudhën kur ne fillonim udhëtimet e vjeshtës, të cilat i kombinojmë mes Shqipërisë dhe Ballkanit, duke u përpjekur të ofrojmë jo vetëm informacion për destinacionet në rajon por edhe përvoja personale, që ia bashkojmë udhëtimeve të bashkëpunëtorëve tanë.  Famtour-i ishte me bazë njohjen e një resorti të ri në bregdetitn e Ulqinit, Holiday Village Montenegro, blerja më e fundit e Karisma Hotels Adriatic, i cili prej verës së vitit 2018, ofron atë që Ulqinit dhe Adritikut Jugor i kish munguar; pushimet “all inclusive”.

72205086 2435612046694641 5660981717507244032 o

Qëndrimi për dy ditë në resort dhe marrja e shërbimeve, që filluan nga pritja mbresëlënësëse e deri tek shijimi i kuzhinës së larmishme të Ballkanit dhe mjediseve të panumërta, na la vetëm një peng të vogël, për ta shijuar si një përvojë perfekte profesionale por edhe njerëzore, si turist. Ne prej vitesh jemi një familje udhëtare dhe ka shumë pak udhëtime ku nuk janë me ne edhe djemtë.

Ndërkohë që Aleksandra, menaxherja e shitjeve na bënte udhërrëfyesen e resortit, që shtrihet në disa hektarë e që jo më kot e kishin pajisur me një hartë, e cila të ofrohet bashkë me mirëseardhjen dhe kartat e dhomës, unë mendoja se nëse familje të tëra shqiptare, blejnë paketat turistike të Turqisë, pikërisht për të pushuar në këtoj lloj resortesh, tani atë e kishin vetëm pak kilometra larg nga Shkodra, duke i kursyer vetes së paku koston e avionit të përfshirë në paketë e t`i shpenzonin ato para në ekskursione.

71764512 2542904652439343 6899216622825766912 n   71094591 2541941489202326 1703192572836446208 n

Ishte e thënë që udhëtimi i dëshiruar bashkë me djemtë, të mos ndodhte verën e ardhshme siç mendova gjatë turit familjarizues por vetëm pas dy javësh, për dy arsye kryesore; e para, koha ishte e shkëlqyer dhe mëkat të mos e shfrytëzoje, edhe pse resorti do të qëndrojë i hapur gjithë vitin dhe ka mjaft shërbime të shkëlqyera, ku na e bën me sy pishina dimërore. Arsyeja e dytë është e thjeshtë: Fëmijët janë barometri më i mirë matës i një destinacioni turistik dhe askush më mirë se ata nuk thotë të vërtetën për çka provojnë. Kështu që, pse të mos I merrnim këto përshtypje që tani?

Dhe ashtu u bë.

72903079 2570578809671927 2895894515510411264 n    73070868 2570576553005486 863487017193832448 n

Nuk mund të bëhet mjedis për i përkryer për fëmijët, sesa hapësira e pamatë ku shtrihet Holiday Village Montenegro, mes gjelbërimit, buzë detit, mbështetur në gji të një pylli me pisha mesdhetare e rrethuar gjithashtu nga ekosistemi i Plazhit të Madh në Ulqin. Rrugët e rruginat e pafundme, gjashtë pishinat e kudondodhura, Parku i Aventurave, Këndet e lojrave, pajisjet e fitnessit brenda në pyll në ajrin e kristaltë të mëgjesit, lorjat e ujit, plazhi me rërë që s`ka fund, janë “lodrat” e preferuara për argëtim, që çdo fëmijë do t`i dëshironte.

 

73061765 2569339069795901 5451101586468110336 n

 

Pse ta mohoj, e ndjemë veten të përkëdhelur nga pritja e patëmetë, në dhomën familjare delux, me shampanjë e fruta, që i shijuam gjithë qejf në pishinën që shtrihet në këmbët e ballkonit e mund të shfrytëzohet si mjedis relaksi pasditeve, pasi ke shijuar ditën e gjatë të plazhit apo aktiviteteve.

 

71898033 2569323236464151 5920843418057048064 n

Është e kotë të përshkruaj kënaqësinë e fëmijëve, që ndjeheshin gjithë kohës si peshku në ujë, duke “u hallakatur” mes pishinave, lojrave, shëtitjeve në pyll, lojës së shahut e detit, duke i ndërprerë të gjitha këto vetëm  nga vaktet ushqimore.

72341561 2573184492744692 4226607514185105408 n     72841186 2570586436337831 2494232640027099136 n

E meqë erdhëm tek ushqimi, dua t`ju them diçka: filozofia e ushqimit ka ndryshuar shumë në paketën turistike “all inclusive”, jo vetëm përsa i përket larmisë por edhe cilësisë së ushqimit. Në një javë ose dhjetë ditë pushime, “terapia e ushqimit” për shumë njerëz të zënë me punë, që nuk kanë kohë të hanë shëndetshëm, është një cikël që mund të fillojë shumë mirë në një resort turistik, mes zgjedhjeve të shumta për të tria vaktet, e të vazhdohet më pas në shtëpi me të njëjtin ritëm.

72549540 2569339066462568 7282430312397668352 n

Më erdhi shumë mirë që në resort nuk pashë për shembull, superushqime që do të shërbenin për të treguar bollëkun por vetëm zgjedhje të kujdesshme të stinës, edhe përsa i përket perimeve e frutave të freskëta por edhe gatimeve. T`i ofrosh turistit një zgjedhje të tillë për një periudhë disaditore, do të thotë të kesh plotësuar më së miri gjysmën më të rëndësishme të pushimeve familjare, të cilat tri shtyllat kryesore i mbështesin pikërisht tek akomodimi, ushqimi dhe shërbimet.

72329540 2570586569671151 4424648400369090560 n    72340707 2570587263004415 8871184143057158144 n

Pyetjes se a u kënaqën këtë fundjavë, djemtë tanë iu përgjigjën me një “JO”.

Jo? Pse? Ku qëndronte problemi? Sepse koha ishte shumë e shkurtër, do të donim të kishim qëndruar më gjatë, që të kënaqeshim më shumë.

A, epo në këtë rast, është diçka që zgjidhet. Do të presim vetëm që të vijë vera e ardhshme, për të ripërsëritur në mënyrë të shumëfishuar, kënaqësinë e padiskutueshme të qëndrimit në Holiday Village Montenegro.

70957445 2542904569106018 8789600796888006656 n    72302155 2569325013130640 6777567987768492032 n

Po çfarë mund të bëni tjetër, nëse zgjidhni të bëni pushime këtu?

Në këto dy fundjava, ne vizituam Budvën, Kotorin, Ulqinin natyrisht, dhe Tivarin (Bar). Katër qytete të spikatura turistike, me nga një qendër historike secila, që plotësojnë më së miri një mozaik, ku pushimet “plazhore” në një resort me cikël të mbyllur, zbukurohen edhe me një kurorë kulturore, duke ju dhuruar një përvojë që me siguri do ta koleksiononi në kujtimet tuaja, si ndër më çmuarat.

Budva 01    Kotor Feature    me ulcinj municipality

Mirupafshim pra, në Ulqin, Në Holiday Village Montenegro!

 

 

 

You may also like

Leave a Comment

Adblock Detected

Please support us by disabling your AdBlocker extension from your browsers for our website.