Global Tourism Forum 2025: Formësimi i së ardhmes së udhëtimit në Bruksel

by Flora Baba

nga Bulut Bağcı,
President i World Tourism Forum Institute

Ndërsa bota vazhdon të përballet me transformime ekonomike, ndryshime gjeopolitike dhe inovacion të shpejtë teknologjik, industria e turizmit ndodhet në një pikë kthese vendimtare. Larg nga të qenit vetëm një sektor i lidhur me argëtimin dhe pushimet, turizmi sot përfaqëson një shtyllë strategjike të investimeve, diplomacisë dhe zhvillimit të qëndrueshëm.

Në këtë kontekst, Takimi Vjetor i Forumit Global të Turizmit 2025, që do të mbahet më 20–21 tetor në Bruksel, do të shërbejë si një skenë unike për të riformësuar të ardhmen e udhëtimeve dhe rolin e tyre në ndërtimin e një bote më të ndërlidhur.

Një platformë globale bashkëpunimi

Që prej krijimit të tij 15 vite më parë, Global Tourism Forum (GTF) është zhvilluar në një ngjarje të nivelit më të lartë ndërkombëtar, ku marrin pjesë krerë shtetesh, ministra, CEO, investitorë dhe inovatorë që angazhohen në dialog për sfidat dhe mundësitë e sektorit të turizmit.

Nga Stambolli në Angola, nga Uzbekistani në Dubai, Forumi ka qenë gjithmonë një vendtakim i rëndësishëm për diskutime mbi mënyrën se si turizmi mund të kontribuojë në zhvillimin ekonomik global.

Brukseli është një zgjedhje natyrale për Takimin Vjetor të vitit 2025. I njohur si zemra politike e Evropës, qyteti përfaqëson një urë lidhëse midis institucioneve, kombeve dhe kulturave. Mikpritja e Forumit në këtë qytet është si simbolike, ashtu edhe strategjike – Brukseli ofron një perspektivë unike për të përputhur agjendën e turizmit me prioritetet e Bashkimit Evropian në fusha si qëndrueshmëria, inovacioni dhe bashkëpunimi global.

Turizmi përtej udhëtimit

Sot, turizmi nuk lidhet më vetëm me pushimet apo mikpritjen tradicionale. Në vitin 2025, ai shihet si një motor zhvillimi në disa drejtime kryesore:

  • Rritje ekonomike: gjeneron punësim dhe nxit investime në infrastrukturë.
  • Diplomaci kulturore: forcon mirëkuptimin dhe bashkëpunimin midis vendeve.
  • Inovacion: promovon përdorimin e inteligjencës artificiale, analizës së të dhënave dhe zgjidhjeve të reja të transportit.
  • Qëndrueshmëri: mbështet kalimin drejt aviacionit të gjelbër, hoteleve ekologjike dhe udhëtimeve të përgjegjshme.

Takimi i këtij viti është ndërtuar për të pasqyruar kompleksitetin dhe mundësitë që turizmi ofron në rendin e ri global.

Temat kryesore të Brukselit 2025

Programi i Forumit do të përqendrohet në shtatë tema qendrore, secila duke adresuar çështje aktuale që ndikojnë industrinë botërore të udhëtimeve:

  1. Turizmi dhe Siguria – ndërtimi i besimit për udhëtime të sigurta dhe të qëndrueshme.
  2. Fuqizimi i Grave dhe të Rinjve – hapja e mundësive të reja për lidership dhe karrierë në turizëm.
  3. Urbanizimi dhe Qeverisja e Destinacioneve – krijimi i qyteteve të qëndrueshme dhe tërheqëse për turistët dhe banorët.
  4. Inteligjenca Artificiale dhe Privatësia e të Dhënave – balancimi i inovacionit me përgjegjësinë etike.
  5. Qëndrueshmëria në Aviacion dhe Mikpritje – kalimi nga rregulloret në zbatimin praktik.
  6. Dinamika e Re e Medias – ndikimi në rritje i mediave digjitale në imazhin e destinacioneve.
  7. Turizmi dhe Rendi i Ri Botëror – analiza e rolit të turizmit në gjeopolitikë dhe qëndrueshmëri ekonomike.

Çdo temë nënvizon të njëjtin mesazh: turizmi është thelbësor për zgjidhjen e sfidave globale të kohës sonë.

Një urë drejt investimeve

Global Tourism Forum nuk është thjesht një vend diskutimi, por një platformë konkrete për investime dhe partneritete.
Në Bruksel, fokusi do të jetë tek tërheqja dhe mbështetja e projekteve në fusha si mikpritja, aviacioni, energjia e gjelbër dhe mobiliteti digjital.

Përmes instrumenteve si World Tourism Investment Index dhe iniciativave si Tourism CEO Club, GTF demonstron angazhimin për ta kthyer dialogun në rezultate ekonomike reale.

Duke bashkuar qeveritë, investitorët dhe sektorin privat, Forumi krijon një rrjet projektesh që gjenerojnë vende pune, përmirësojnë infrastrukturën dhe e pozicionojnë turizmin si një forcë zhvillimi ekonomik global.

Çfarë pritet në Bruksel

Në Takimin Vjetor të këtij viti pritet të marrin pjesë mbi 1,000 delegatë nga më shumë se 100 vende të botës.
Ngjarja do të përfshijë panele të nivelit të lartë, tryeza investitorësh dhe sesione rrjetëzimi, të kombinuara me aktivitete kulturore dhe diplomatike.

Një nga momentet kulmore do të jetë Ceremonia e Çmimeve Botërore të Turizmit – Top 100, e cila do të mbahet në Muzeun Mbretëror të Arteve të Bukura të Belgjikës.
Kjo mbrëmje gala do të shërbejë për të nderuar ekselencën në turizëm dhe për të vlerësuar individët dhe organizatat që po nxisin ndryshim dhe inovacion në industri.

Një perspektivë personale

Sipas Bulut Bağcı, President i World Tourism Forum Institute, ky takim përfaqëson më shumë se një sukses profesional – është një angazhim personal.

“Unë besoj se turizmi është një forcë që tejkalon kufijtë. Ai krijon vende pune, nxit mirëkuptim dhe ndërton urat e paqes që bota ka nevojë më shumë se kurrë,” – thekson Bağcı.

Brukseli, me pozitën e tij unike në kryqëzimin midis diplomacisë dhe ekonomisë, është vendi ideal për të demonstruar se si turizmi – kur udhëhiqet nga vizioni dhe bashkëpunimi – bëhet një element thelbësor i zhvillimit global.

Një ftesë për të ardhmen

Global Tourism Forum Annual Meeting 2025 nuk është thjesht një tjetër datë në kalendarin e industrisë.
Është një ftesë për liderët botërorë, politikbërësit, sipërmarrësit dhe udhëtarët që të bashkohen në formësimin e kapitullit të ardhshëm të turizmit global.

Ndërsa vëmendja i drejtohet Brukselit këtë tetor, një mesazh mbetet i qartë dhe i fuqishëm:
Turizmi nuk ka të bëjë vetëm me vendet që vizitojmë – por me të ardhmen që ndërtojmë së bashku.

Global Tourism Forum 2025: Shaping the future of travel in Brussels

As the world continues to navigate economic transformation, geopolitical shifts, and rapid technological innovation, the tourism industry stands at a defining crossroads. Far from being a sector solely associated with leisure, tourism today represents a strategic driver of investment, diplomacy, and sustainable development. Against this backdrop, the Global Tourism Forum Annual Meeting 2025, taking place on 20–21 October in Brussels, offers an unparalleled stage to reimagine the future of travel and its role in shaping a more interconnected world.

A global platform for collaboration

Since its inception 15 years ago, the Global Tourism Forum (GTF) has evolved into a premier international gathering where heads of state, ministers, CEOs, investors, and innovators engage in critical dialogue. From Istanbul to Angola, Uzbekistan to Dubai, the Forum has consistently convened leaders to tackle urgent challenges and explore opportunities in travel and tourism.

Brussels is a natural choice for the 2025 Annual Meeting. Known as the political heart of Europe, the city serves as a bridge between institutions, nations, and cultures. Hosting the Forum here is not only symbolic but also practical: Brussels offers a vantage point from which to align the tourism agenda with Europe’s wider priorities on sustainability, innovation, and global cooperation.

Tourism beyond travel

The narrative of tourism has expanded beyond holidays and hospitality. In 2025, tourism is an engine for:

  • Economic growth: Generating employment and fuelling infrastructure investment.
  • Cultural diplomacy: Fostering understanding and cooperation across borders.
  • Innovation: Driving the adoption of AI, data analytics, and new mobility solutions.
  • Sustainability: Supporting the transition to greener aviation, eco-conscious hotels, and responsible travel.

This year’s Annual Meeting is designed to capture the complexity and opportunity of tourism’s new role in the global order.

Key themes of Brussels 2025

The programme will feature seven central themes, each responding to pressing issues that shape the industry:

  • Tourism and Security – building confidence in safe, resilient travel.
  • Women and Youth Empowerment – unlocking leadership and opportunity in tourism.
  • Urbanisation and Destination Governance – creating liveable, thriving cities.
  • AI and Data Privacy – balancing innovation with ethical responsibility.
  • Sustainability in Aviation and Hospitality – from mandate to market reality.
  • New Media Dynamics – the growing role of digital influence in destination branding.
  • Tourism and the New World Order – exploring tourism’s role in shaping geopolitics and economic resilience.

Each theme underscores a simple truth: tourism is not peripheral but central to solving the most urgent questions of our time.

A bridge to investment

The Global Tourism Forum is not merely a conversation; it is a catalyst for investment and partnerships. In Brussels, attention will focus on attracting and facilitating projects across hospitality, aviation, green energy, and digital mobility. Tools such as the World Tourism Investment Index and initiatives like the Tourism CEO Club demonstrate GTF’s commitment to turning dialogue into concrete economic outcomes.

By bringing together governments and private investors, the Forum creates a pipeline for projects that generate jobs, enhance infrastructure, and position destinations as engines of prosperity.

What awaits in Brussels

Over 1,000 delegates from more than 100 countries are expected to participate in this year’s Annual Meeting. The event will combine high-level panels, investor roundtables, and networking opportunities with cultural and diplomatic exchanges.

A highlight of the programme will be the World Tourism Awards – Top 100, held at the Royal Museums of Fine Arts of Belgium. This gala evening will not only celebrate excellence in tourism but also shine a spotlight on the individuals and organisations driving change in the industry.

A personal perspective

For me, as President of the World Tourism Forum Institute, this Annual Meeting is more than a professional milestone; it is a personal commitment. I believe tourism is a force that transcends boundaries. It creates jobs, fosters understanding, and builds the bridges of peace that the world urgently needs.

Brussels, with its unique position at the crossroads of diplomacy and commerce, is the ideal place to make this case. It is here that we can demonstrate how tourism, when guided by vision and collaboration, becomes an essential part of global development

The Global Tourism Forum Annual Meeting 2025 is not simply another date on the industry calendar. It is an invitation to leaders, policymakers, entrepreneurs, and travellers alike to participate in shaping the next chapter of tourism.

As we look toward Brussels this October, one message is clear: tourism is not only about where we travel but about the future we build together.

You may also like

Adblock Detected

Please support us by disabling your AdBlocker extension from your browsers for our website.