Eksploroni Leskovikun dhe Distilerinë Melesin: Një udhëtim i gjallë në Malet e Epirit

by admin

Në zemër të malësisë së Epirit

Në një lartësi prej 900 metrash, ndodhet Distileria Melesin, një destinacion unik që ofron një përvojë të paharrueshme për ata që kërkojnë të shijojnë bukuritë natyrore dhe traditat e pasura kulturore të Shqipërisë.

E vendosur në Leskovik, një qytet historik i njohur për prodhimin e verës dhe rakisë, Distileria Melesin është një vend ideal për të kaluar një fundjavë të qetë, duke shijuar një akomodim të shkëlqyer, ushqim të shijshëm dhe mundësi për të eksploruar traditat e rajonit. Një eksperiencë se si prodhohet rakia dhe vera, jo në të gjitha pikat agroturistike mund ta gjesh.

Akomodimi dhe pamja mahnitëse

Distileria Melesin ofron një hotel me 4 yje, ku mund të shijoni pushime të qeta dhe relaksuese. Hoteli disponon dhoma të ngrohta dhe moderne, ku, përtej komoditetit, qershia mbi tortë është ballkoni i tyre dhe pamja e mrekullueshme e maleve të Epirit dhe vreshtave të Leskovikut.

Një destinacion që ofron mini-destinacione në të njëjtin objekt. Melesin Distillery është një agroturizëm tejet unik në një qytezë të vogël për nga sipërfaqja dhe madhësia, por shumë e madhe nga kultura, historia dhe tradita.

Edhe pse është një ndër agroturizmat më të reja në vend, pasi është hapur për turistët në pranverën e 2023-ës, revista Time do të shkruante për të dhe do ta rekomandonte si një nga 100 destinacionet më të jashtëzakonshme për t’u eksploruar në 2024-ën.

Një eksperiencë e paharrueshme

Të marrësh rrugën nga Tirana për në Leskovik, në fakt, duket si një mundim i madh, por kur mbërrin në Melesin Distillery, jo vetëm që magjepsesh me pamjen, hotelin, ushqimin, freskinë e ajrit – që tani në dimër, edhe pse është ftohtë, është magji – por edhe shijon atë.

Gin-in më të mirë shqiptar – The Goat Gin. Jo vetëm kaq! Tashmë, në këtë distileri e cila i ka dyert e hapura për çdo vizitor, janë 8 produkte autoktone, të veshura me histori, traditë dhe kushte natyrore të jashtëzakonshme.

Magjia e Leskovikut

Vizita në Melesin Distillery nuk është vetëm një mundësi për të shijuar produkte autentike të zonës, por edhe për të eksploruar një nga rajonet më të bukura të Shqipërisë.

Me pamjet mahnitëse të maleve të Epirit, traditat e pasura dhe mikpritjen e ngrohtë të banorëve, Leskoviku dhe Distileria Melesin ofrojnë një përvojë të paharrueshme për çdo vizitor që kërkon të zbulojë Shqipërinë e vërtetë.

 

You may also like

Adblock Detected

Please support us by disabling your AdBlocker extension from your browsers for our website.