







Nga Flora Xhemani Baba
Ftesën për të shkuar në Janinë e kishim marrë që në dimër por sugjerimi prej ftuesve tanë ishte që ta vizitonim në pranverë – ishte periudha më ideale, për të parë bukuritë e qytetit.
Janinë.al, është një website që u flet shqiptarëve në gjuhën e tyre për të gjitha shërbimet e qytetit dhe dëshira për të shtuar këtë shërbim e dërgoi të zotin e saj Stathis Sioutis të na bënte këtë ftesë bashkëpunimi. Pritja në hotelin e tij Olympic – më i miri në Janinë – dreka me të gjitha gatimet ballkanike, e kush nuk i njeh ato, por sidomos njohja e gjerë me jetën e pesonazhit aq të diskutueshëm në histori, por që ka ndikuar jo pak në njohjen e Shqipërisë së atëhershme, na la pa fjalë dhe të papregatitur për të qenë skeptikë.
Nga Flora Xhemani Baba
I jemi kthyer shpesh Vlorës për të shkëputur prej saj copëza historie, kulture, arkeologjie, deti e natyre, për arsyen e thjeshtë se ky është një qytet që ofron me bujari gjithçka të kësaj natyre, e që sa herë ta vizitosh, aq herë do të largohesh me një mbresë. Të vizitosh Vlorën, do të thotë t’i japësh vetes privilegjin e të shijuarit ndjesinë më të këndshme e më mbresëlënëse të shijes së mirë, humorit gjithnjë në nivele të larta dhe natyrës së mrekullueshme.


Nga Kastriot Faci
Nga Irhan Jubica
SHKODËR, VJESHTA ME BIÇIKLETË

Nisja është lënë nga qendra dhe pavarësisht bulevardit të gjerë e të drejtë, pedalimi përmes qytetit nuk është aspak më i lehtë se në rrugën earnuar që të çon drejt Drishtit, në verilindje të Shkodrës: infrastruktura në shërbim të 29% të popullsisë që lëviz me biçikleta është thuajse inekzistente, por organizatorët e kësaj guide me biçikleta, një grup të rinjsh të Shoqatës GO2, thonë se do të duhet kohë e gjatë që qeverisja lokale ta konsiderojë këtë prioritet.Pasi kalojmë përmes zonës së dikurshme industriale – tullat e objekteve të së cilës tani kanë ardhur më afër rrugës në formën e banesave për njerëz që e braktisën parajsën e tyre të pakuptueshme mes natyrës për një botë që u dukej e kapshme – shenjat e asfaltit zgjaten përmes dy fshatrave që s’paku emrin e kanë “I Ri”: Hot dhe Fshat.
E ndërsa ullinjtë shekullorë të Drishtit janë edhe 6 km larg, kalojmë përpara Monumentit të Lëvizjes së Postribës së 9 Shtatorit 1946, cilësuar si e para lëvizje antikomuniste e Europës Juglindore.
Ndalesa e parë. Biçikletat parkohen njëra mbi tjetrën, e ndërsa secili shkrep selfie mbi Urën e Mesit, më kureshtarët mëtojnë hulumtimin e këtij objekti 246-vjeçar, që mbahet aq mirë në krahasim me urën “e re”. Poshtë, krejt i tejdukshëm, Kiri rrjedh i qetë në shtratin e tij të bardhë, por brenda pak javësh ai do të fryhet si një adoleshent i droguar, duke kërcënuar me përmbytje tokat pjellore të cilave u jep jetë, e madje jo fort kohë më parë, pasi mblodhi një pjesë të mirë të ujit të Alpeve Shqiptare, lumi e rrezikoi krejt Shkodrën. Megjithatë, Kiri ende nuk ka mbajtur mbi shpinë kanoet e aventurierëve që kërkojnë adrenalinë nëpër familjarët e tij Osum, Vjosë e Shkumbin.
Rrugëtimi në vazhdim duket se vërteton konstatimin e drejtuesve të grupit, se Ura e Mesit është kufiri deri ku ka shkuar urbanizimi dhe civilizimi modern: më pas ka vetëm natyrë. Vështirë të gjendet në këtë zonë ndonjë restorant, lokal, hotel, guesthouse apo çfarëdo biznesi tjetër që do t’i shërbente nevojës së turistëve jo të pakët për ta kundruar në qetësi një nga pikat më tërheqëse të Shkodrës ku natyra dhe historia plotësojnë njëra-tjetrën. Ura që mund të ishte një emblemë e vërtetë e prodhimeve dhe e zhvillimit të zonës, në të vërtetë ka krejtësisht të shkatërruar edhe tabelën treguese të vendosur para pak vitesh, por kjo nuk i pengon qindra turistë të huaj që t’ia mësyjnë me biçikleta nga Shkodra apo edhe nga Mali i Zi.
Tani rruga është buzë lumit dhe era që malet fryjnë mbi luginë, nuk i lë vend lodhjes së ngjitjes me biçikletë nëpër të përpjetat e vazhdueshme. Ende të gjelbra, kodrat e njëpasnjëshme janë ideale për florën, që në këtë zonë varion nga myshqet e përulura e deri te ullinjtë e lavdishëm, kurse qepët e traditës mbillen poshtë, në fushat e luginës. Ndërsa i afrohemi gjithnjë e më shumë Drishtit, shtohen edhe tokat e mbjella me rrush “çilek”, që e lëshon aromën edhe përtej gjetheve të mëdha. Edhe pse mund të jenë pasardhësit e vreshtarëve të përmendur nga perandorët e lashtësisë sidomos për verën dhe vajin e ullirit, vendasve iu desh premtimi i kryeministrit të mëparshëm për mbështetje financiare, që t’i ktheheshin mbledhjes së ullinjve rrëzë kodrave plot shega të egra.
Shtëpia e Kasemit është parkingu i biçikletave përpara se të fillojmë ngjitjen shtigjet e kalldrëmta të konin shkëmbor 800 m të lartë, mbi të cilin u ndërtua Kalaja e famshme mesjetare e Drishtit në shekullin XIII, ndërsa zbulimet kanë treguar se qyteti që kishte monedhën dhe statutet e veta, ka ekzistuar që në mijëvjeçarin e parë.
Pas gati dy orësh pedalimi me biçikletë, ngjitja duhej të ishte e vështirë, por pas 5-6 kthesash, ja ku është dera jugperëndimore e kalasë së dikurshme.

Brenda rrënojave të njërit prej mureve gjysëmrrethorë të kalasë, më shumë se 10 familje bëjnë jetë të vështirë. Në të majtë ngrihet një ndërtesë e rikonstruktuar jo shumë e ngjashme për nga stili arkitekturor me shtëpitë e tjera, me qëllim për të shërbyer si muze, por kritika nën zë për punime mbi zonë arkeologjike, ka marrë edhe rruga prej rreth 250 m e shtruar me pllaka guri deri te hyrja e vjetër e kalasë. Shtëpia me çardak, që në fillim të shekullit të kaluar strehoi udhëtaren britanike Edith Durham është thuajse e rrënuar dhe krejt e braktisur, ndërsa nëpër muret e një ndërtimi të vonë, dallohen gurët të gdhendur me simbole që i përkasin historisë mbi njëmijë vjeçare të Drivastum’it. Me dritare të vogla, shtëpitë e gurta duken si shtëpi kukullash, aq sa duket e habitshme sesi banorët e kësaj lagjeje nuk e kanë shfrytëzuar ende potencialin e madh ekonomik që trashëgojnë, thjesht veç prej lindjes aty: me numrin gjithnjë e në rritje të turistëve, ata mund të lironin nga një dhomë ose dy për vizitorët që janë të gatshëm të paguajnë për një natë qëndrimi në atë mjedis magjik ku përzihet lashtësia, tradita dhe natyra. Përveç ambienteve të brendshme tradicionale, guesthouset mund të ofronin edhe ushqime të zonës, vlera e të cilave shtohet edhe më për shkak të pastërtisë së origjinës bio dhe kushteve tepër të favorshme natyrore për bujqësinë dhe blegtorinë.
E ndërsa diskutojmë për atë se çfarë mund të bëhet një ditë Lagjia-Kala e Drishtit, koha e drekës iku dhe i vetmi “lokal” që mund të ofronte diçka ishte mbyllur, prandaj na u desh të zbrisnim; morëm biçikletat dhe shtegtuam edhe disa kilometra deri te një lokal në anën tjetër të Kirit, për të provuar gatimet tradicionale të zonës. Edhe në perëndim dielli ka forcë ta ndezë flakë lumin: mishi i dashit, i kecit e gjithçka tjetër, duket sikur u poqën mbi këtë skarë të natyrës.Pas një kënaqësie të tillë, njeriu nuk e vëren rrezikun që mbart rruga e kthimit nëpër terr, për 14 km të tjera, deri në Shkodër. Në shtëpi.
Nga Flora Xhemani Baba
Të dhëna teknike për turin:
Për të prenotuar turin kontaktoni:
www.blue-albania.com
Klikoni këtu për më shumë foto:
Nga Soraldo Nebo
Zakonisht ne e fillojmë turin tonë duke lundruar me varkat tradicionale që përdoren nga fermerët e midhjes e që quhen Sanall (varkë druri), bashkë me një udhërëfyes vendas, I cili do te na udhëheqë nëpër liqen, duke na e pasuruar udhëtimin me historitë dhe gojëdhenat e shumta të zonës.
Gjatë udhëtimit do të shohim se si kultivohen midhjet, do të mësojmë më shumë për rritjen e tyre, e pasi të kemi marrë me vete disa midhje të freskëta, lundrojmë drejt një zone më plazh të qetë dhe pamje fantastike të të gjithë zonës.

Për më shumë informacione klikoni: www.ksamil.al

Përshkrimi i turit
Nisja e shtunë herët në mëngjes nga Tirana – nga Shkodra jo aq herët – në mënyrë që mbërritja në Koman të jetë sa më herët (që ngjitja të bëhet jo në vapë) me bazë tek Guest House “Villa Franceze”.
Akomodimi: Kapaciteti akomodues në dhoma: maximumi 26 vetë (dy për dhomë, por ka terren të bollshëm për vendosje çadrash).
Vizitë e vendbanimit të Komanit (Dalmaces), në 40 ha. Guida shoqëron grupin nga vila në ngjitje të faqes perëndimore të malit të Dalmaces për në vendbanim (ecje rreth 1 orë e 30 min). Një mushkë apo gomar për çantat e shpinës. Nevojë për këpucë ngjitjeje në mal, për ujë të pijshëm – por edhe një burim gjatë udhës ; kapele, krem kundër diellit; bluzë rezervë për çështje djerse. Vizitë e lagjeve të ndryshme të vendbanimit (4 kisha, lagje zejtare dhe nekropoli), e rrëfyer nga arkeolog, gërshetuar me natyrë të jashtëzakonshme dhe pamje të të gjithë luginës së Drinit. Në të djathtë pamje mbi Alpe dhe mbi Hidrocentralin e Komanit, në të majtë Drini, me Sardën dhe kalanë e Shkodrës. Veçantia e kësaj vizite është edhe kontakti dhe kqyrja e punës së arkeologëve në terren gjatë muajit gusht.
Dreka – në formë pikniku në instalacion të thjeshtë druri në fshatin e Shën Kollit, pranë kampit të arkeologëve. Furnizim me ujë në kamp për zbritjen.
Zbritja në anën veri-lindore të malit, me rënie direkte mbi hidrocentral.
Pasditja e vonë, një prezantim PPT i gjetjeve arkeologjike nga Komani, Sarda, Lezha, Shkodra, tek një nga sallat e “Vila Franceze”, ku qëndron edhe një ekspozitë fotosh kryesisht rreth historikut të zbulimeve të Komanit (dy shekuj foto); në ambientet e Vila Franceze, mund të luhet bilardo, pingpong; në territorin e saj mund të luhet tenis e volejboll, të peshkohet (tri ura të drunjta dhe një mol); vizitohen vreshtat dhe sera (ofrohen edhe fruta të stinës); mund të shëtisësh me biçikletë e të vizitosh kishën e fshatit, digën, apo të shëtisësh e lahesh në Drin, në rrasat e Gogshit.
Darka shërbehet “Tek Kastrioti”, kioskë e thjeshtë në anë të urës (brenda ose në oborr jashtë) rrethuar nga malet. Pamje nga vendbanimi dhe nga diga. Kuzhinë e rrallë (menu e parandërtuar) tradicionale me përzierje recetash mesjetare. Çdo gjë është bio. Ndër të tjera: tava e krapit të Drinit, fërlik me përshesh me miell misri, mesnik me miell misri, mbushja me qepë dhe mish derri, qullin me tlyn`, pula të fermës, patëllxhanë «ala Viola»; verë/raki të shtepise. Me pak fjalë, festë e vërtetë. I qan.
E diela: Mëngjesi ose tek “Vila Franceze” ose “tek Kastro”, me zgjedhje… petulla me djathin e baxhës dhe mjaltin e Cukalit. Fruta nga të serës dhe bahçes së vilës.
Vizitë rreth Vilës dhe nisje me varka për në Sardë (makina/t ndjekin rrugën automobilistike) së bashku me guidën. Udhëtimi i rrallë, nga 45 minuta deri në një orë, mes grykash dhe hapjesh më të mëdha, duke lëne pas vendbanimin e Komanit. Gjatë udhës, shihen kulla të arkitekturës së ndryshme në të dy anët e lumit; shumë zogj; foto bimësie të ndryshme.
Ndalesë në gjysëm-rruge dhe vizitë e një shpelle.
Arritja në Shurdhah (Sarda, peshkopata e parë latine e territorit shqiptar). Vizitë e vendbanimit 4,6 ha, me dy mure rrethues dhe 14 kisha nga të cilat 12 ruhen në këmbë ose të rrënuara, dhe banesa e punishte mesjetare. Sarda dihet që sot është ishull i përmbytur pjesërisht nga ujrat e liqenit artificial të Vaut të Dejës. Shpjegimi i zbulimeve arkeologjike.
Dreka po në forme pikniku/sandwich (marrë nga Komani)
Momente çlodhjeje/ plazh dhe larje në Drin, pasi është shume me i ngrohtë se zona e sipërme e Komanit.
Shoqërim pasdite i grupit (ose 2 grupeve, në dy varka), deri tek restorant Perla, ose deri tek Diga e Rragamit (është pjesë shumë e bukur udhëtimi), si pikë takimi me makinat.
Kthimi në Tiranë apo në Shkodër, me dëshirën për tu rikthyer vitin tjetër për të parë se ç’të reja do të tregojnë Arbërit, nga foletë e shqipeve; për ta zgjatur vizitën ose me Valbonën (nga trageti), ose me Shkodrën ose me Lezhën. I njëjti tur mund të fillojë edhe nga fundi, pra me Sardën si fillim të shtunën dhe Komanin të dielën.
