TIRANË – Tourism Fair Albania ka përmbyllur edicionin e tijtë katërt, duke u konfirmuar si panairi i vetëm i dedikuarekskluzivisht sektorit të turizmit në Shqipëri, një pikëtakimi ipërvitshëm me rëndësi në rritje për komunikimin dhepromovimin e ofertës turistike të vendit dhe rajonit. Panairi u organizua nga kompania Iceberg Exhibitions.
Panairi mblodhi 145 ekspozues, që përfaqësuan të gjithëzinxhirin e vlerës së turizmit, përfshirë hotele dhe strukturaakomoduese, agjenci udhëtimi, operatorë turistikë, agroturizme, destinacione, sektorin HoReCa, teknologji dhe shërbimembështetëse për industrinë.

Një komponent qendror i eventit ishte programi B2B, iorganizuar për të katërtin vit radhazi në bashkëpunim me New Deal Europe. Në këtë kuadër, morën pjesë 40 blerësndërkombëtarë nga 18 vende, përfshirë tregje me potencial tëlartë si Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Kanadaja, Japonia dheKina. Në total, u skeduluan 813 takime B2B përmes platformësdigjitale www.b2balkan.com, të zhvilluara në një zonë tëdedikuar brenda panairit.

Gjatë dy ditëve të eventit u zhvilluan 17 panele diskutimi, me rreth 70 folës ekspertë dhe profesionistë të sektorit, ku u trajtuan tema që lidhen me zhvillimin e turizmit gjithëvjetor,qendrueshmërinë e sektorit, bashkëpunimin ndërrajonal, promovimin e destinacioneve, teknologjinë, standardet e shërbimit etj.
Gjatë fjalës së tij, Z. Blendi Gonxhja, Ministër i Turizmit, Kulturës dhe Sportit theksoi rëndësinë e eventeve qëbashkojnë institucionet publike, sektorin privat dhe partnerëtndërkombëtarë, duke i cilësuar ato si instrumente thelbësore përforcimin e bashkëpunimit dhe zhvillimin e qëndrueshëm tëturizmit. Sipas tij, në një periudhë kur Shqipëria po konsolidohetsi një destinacion turistik gjithëvjetor, iniciativa të tilla luajnënjë rol kyç në promovimin e ofertës turistike, forcimin e markëskombëtare dhe rritjen e konkurrueshmërisë së vendit në tregjetndërkombëtare.

Ministri bëri gjithashtu referencë te rritja e qëndrueshme e sektorit, duke theksuar se Shqipëria ka pritur mbi 12 milionëvizitorë të huaj gjatë vitit 2025, një tregues që nënvizonnevojën për platforma profesionale që lidhin ofertën vendase me kërkesën ndërkombëtare.
Tourism Fair Albania u zhvillua në një kontekst ku Shqipëria po rrit prezencën e saj në panaire ndërkombëtare të turizmit siFITUR në Madrid dhe ITB Berlin, duke përdorur këto platformasi mjete për promovimin dhe pozicionimin strategjik tëdestinacionit. Në këtë kuadër, panairi në Tiranë po shënon rritjetë vazhdueshme të interesit nga aktorë ndërkombëtarë, si nërolin e blerësve B2B ashtu edhe të ekspozuesve.
Panairi u mbështet zyrtarisht nga Ministria e Turizmit, Kulturësdhe Sportit dhe Agjencia Kombëtare e Turizmit, ndërsa partnerëtë tjerë mbështetës ishin GIZ Albania me programin SRD,Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës, Elite Travel Group, UnioniTuristik Shqiptar, Lavanderi Bruno, dev.al dhe Pago, Albanian Night, The Crown, Mr. Chef.
Panairi u shoqërua me një mbulim të gjerë mediatik nga media si Premium Channel, Business Magazine, Class Explore, Anabel, Albanian Food Magazine, Travel Magazine dhe Success Made in Albania.


















