Këtu do mund të gjeni destinacionet më të preferuara tuaja nga e gjithë Shqipëria

Këtu do mund të gjeni destinacionet më të preferuara tuaja nga e gjithë Shqipëria



Nga Bledar KAÇIU



NJË SHËTITJE NË ZONËN KËMBËSORE, RIJETËSUAR NGA FONDACIONI SHQIPTARO-AMERIKAN PËR ZHVILLIM
Zonat për Zhvillimin e Biznesit – BID janë partneritete publik-privat të krijuar si organizata me mbështetje publike, por të menaxhuara privatisht. Ato kanë për qëllim përmirësimin e infrastrukturës, rritjen e cilësisë së shërbimeve publike, dhe investimet në lagjet tregtare qytetëse. Qëllimi kryesor i zonave BID është përmirësimi i mundësive ekonomike, sigurisë dhe krijimi i një klime biznesi bashkëpunuese mes anëtarëve të shoqatës. Administrimet e suksesshme të zonave BID shkojnë përtej përmirësimit dhe mirëmbajtjes së infrastrukturës, ato krijojnë një bashkësi sipërmarrësish, rrisin sigurinë, stimulojnë rritjen e aktivitetit tregtar dhe rrisin vlerën e pronës në zonë. BID-et e sukseshme mund të rigjallërojnë qendrat e qyteteve dhe mund t’i bëjnë ato më tërheqëse për vizitorët e turistët.


Mbi 30 aktivitete kulturore dhe artistike që organizohen në qytetin e Shkodrës shkelin në zonën BID. Në 2 km rrugë këmbësore parakalojnë “Karnavalet”, “Dita e Luleve”, “Festat e Nëntorit dhe të Fundvitit”, ndihet “Festivali Mbarëkombëtar i Fëmijëve”, “Festivali i Muzikës Jazz”, “Mbrëmjet verore të muzikës” shpaloset tradita në “Ditën e Artizanëve dhe Zejeve”, zhurmon “Vespa dhe miqtë”, e ndriçon “Festivali i dritave”. Tek ne ju pret një festë në çdo stinë të vitit të cilat ftojnë t`u bashkohen jo vetëm vizitorë vendas por edhe shumë turistë të huaj. Festat flasin për traditën dhe qytetarinë e Shkodrës dhe kombinohen shumë bukur me eventet e organizuara gjatë fundjavave në njësitë e biznesit BID nga shoqata, me synim gjallërimin e zonës.
BID Shkodra, përveç gjallërisë, gjeneron edhe ide dhe praktika të reja të përfshirjes. Ajo kujdeset të masë përformancën e saj dhe të zonës duke angazhuar studentë vullnetarë në realizimin e pyetësorëve që ofrojnë informacion mbi qasjen e qytetarëve dhe bisneseve për të. BID është gjithmonë në lëvizje dhe mbështet sipërmarrësit që duan të investojnë, e të
zhvillojnë ide të reja biznesi në zonë. Mos u largoni nga Shkodra pa marrë me vete shijen e hollë të traditës shumëvjeçare. Ju sugjerojmë të vizitoni dyqanin Suvenir Albania dhe Suvenir Shop dhe të ndaleni e të njiheni me Qëndistari Artën – një nga qëndistaret më të vjetra të qytetit tonë. Prodhime tipike shqiptare që përcjellin denjësisht brez pas brezi traditën do të jenë suveniri më i bukur që do t`ju kujtojë Shkodrën e luleborave, traditës, artit dhe jetës së bukur.
Për fatin e mirë të turizmit, shumë gjëra kanë filluar të ndryshojnë në Shqipëri, kuptohet për mirë. E ndonëse jo të gjitha gjërat po ecin për mirë, është mirë të gëzohemi për ato me kahje pozitive. Marrim Krujën për shembull. Panoramika në rreze të gjerë vazhdon të jetë e trishtueshme prej peisazhit të ngrënë të malit të Krujës por ama kur kalon rrugën e bukur gjarpërushe nën aromën e pishave të egra detare dhe hyn në qytet, e ndjen menjëhërë ndryshimin e madh që po pëson qyteti i vogël, i cili po bëhet me shëtitore, me kalldrëme të bukura, me stacion madhor për autobusët e turistëve të shumtë që janë frymëmarrja e qytetit, për të mos folur për Pazarin, xhevahirin e qytetit i cili ka marrë akoma më shumë shkëlqim me ripërtëritjen që i bëri Fondacioni Shqiptaro-Amerikan, apo Muzetë lart në Kala, që janë “Meka” e pelegrinazhit turistik jo vetëm në Krujë por edhe në Shqipëri.






