“Asimetria e shpirtit: rrëfimi i një stilisteje që qep kujtime”

by Flora Baba

Grejsi Tona, stilistja nga Korça joklasike, ka rrëfimin e saj në secilën copë që prek. Që në fëmijëri, ajo ndjeu një lidhje të veçantë me ngjyrën, formën dhe magjinë që një veshje mund të përçojë. Nuk e ndoqi modën, e krijoi atë – me guxim, ndjenjë dhe individualitet. Qysh e vogël, eksperimentonte me ngjyra të papritura dhe kombinime që thyenin rregullat, duke ndërtuar një stil që i përkiste vetëm asaj.

Vitet nuk ia zbehën këtë pasion – përkundrazi, ia thelluan. Në moshën 19-vjeçare përfundoi studimet në Fashion Design në Tiranë, një etapë që jo vetëm e pajisi me dije profesionale, por e nxiti të eksploronte më tej thelbin e saj krijues. Nuk ndoqi shabllone – krijoi një gjuhë të vetën, ku asimetria nuk ishte “gabim”, por poezi vizuale.

Stili i Grejsit karakterizohet nga dashuria për format e pazakonta, strukturat e guximshme dhe detajet që flasin me zë të ulët, por që nuk kalojnë pa u ndier. Ajo frymëzohet nga forca e gruas, lëvizja, familja dhe natyra njerëzore – gjithçka që ka shpirt e emocion, përkthehet në krijimet e saj. Çdo veshje është një histori – e menduar, e ndjerë, e qepur me kujdes – për të qenë e paharrueshme.

Për të, moda është shumë më tepër se ndjekje e trendeve. Është një akt i thellë vetëshprehjeje, një mënyrë për të ndikuar në mënyrën si një grua e ndien veten – më e fortë, më e lirë, më vetvetja. Krijimi është proces emocional, ku çdo gjilpërë që bie mbi copë përçon një pjesë të shpirtit të saj.

Mini koleksioni i saj më i fundit, i titulluar “Artizanale me shpirt të ri”, është një urë mes rrënjëve shqiptare dhe shpirtit bashkëkohor. Grejsi ka ndërthurur teknikat artizanale të punuara me grep me format moderne, duke sjellë veshje që ruajnë kujtesën, por frymojnë me freskinë e sotme. Çdo copë është punuar me dorë, me respekt për teksturat natyrale dhe me vëmendje të thellë ndaj detajeve që flasin.

Ky koleksion nuk është thjesht modë – është një deklaratë. Një ftesë për gratë të ndihen të lira, të ndjeshme dhe të forta njëkohësisht. Me silueta të lira, ngjyra të buta dhe linja që rrjedhin natyrshëm, “Artizanale me shpirt të ri” është dëshmi e bindjes së saj se tradita nuk duhet të mbetet në muze, por të vishet me shpirtin e së tashmes dhe të flasë për të ardhmen.

Në sytë e Grejsi Tonës, çdo veshje është më shumë se një objekt  –  është një ndjesi, një kujtim, një mënyrë për të thënë me stil: “Ja kush jam.”

By Grejsi Tona

Grejsi Tona, the non-classical designer from Korça, tells her story in every piece she touches. From childhood, she felt a deep connection to color, form, and the quiet magic a garment can carry. She didn’t follow fashion – she created it – with courage, emotion, and individuality. As a child, she experimented with unexpected colors and rule-breaking combinations, shaping a style that belonged only to her.

Time did not dull this passion – it deepened it. At 19, she graduated in Fashion Design in Tirana, a chapter that not only equipped her with professional skills but also urged her to explore her creative core. She rejected templates. Instead, she formed her own language – where asymmetry wasn’t a “mistake,” but a form of visual poetry.

Grejsi’s style is defined by a love of the unconventional – bold structures, unusual forms, and quiet details that speak volumes. She draws inspiration from the strength of women, movement, family, and human nature –  anything that holds spirit and emotion is translated into her work. Every garment is a story –  thoughtfully imagined, deeply felt, and carefully stitched –  to be unforgettable.

To her, fashion is far more than the pursuit of trends. It is a profound act of self-expression – a way to shape how a woman feels in her own skin: stronger, freer, more herself. Creation is an emotional process, where every stitch through fabric passes a piece of her soul.

Her latest mini collection, titled “Artisanal With a New Spirit,” is a bridge between Albanian heritage and contemporary soul. Grejsi weaves traditional crochet techniques with modern silhouettes, creating pieces that carry memory but breathe with today’s freshness. Each piece is handmade, honoring natural textures and paying meticulous attention to the kind of details that whisper.

This collection is not just fashion – it is a statement. An invitation for women to feel free, sensitive, and strong all at once. With flowing silhouettes, soft colors, and organic lines, “Artisanal With a New Spirit” is proof of her belief that tradition does not belong in a museum – but on the body, alive in the spirit of the present, and speaking to the future.

In Grejsi Tona’s eyes, every garment is more than an object – it’s a feeling, a memory, a way of saying through style:

“This is who I am.”

You may also like

Adblock Detected

Please support us by disabling your AdBlocker extension from your browsers for our website.