Albana Bajraktari nis sagën e trofeve ndërkombëtare – shkëlqen në Golden Star Kids International, Turqi

by admin

Tashmë 14-vjeçare, Albana Bajraktari ka fituar çmimin e parë në “Golden Star Kids International”. Edicioni i katërt i këtij kompeticioni u mbajt në Turqi ndërsa pjesë ishin mbi 30 konkurrentë nga disa shtete të botës. Ky është çmimi i parë ndërkombëtar i Albanës dhe me shumë gjasa, nuk do të jetë i fundit. Talenti i saj i spikatur në kanto, po fillon të sjellë frytet e para.

245642697 10221907861188536 4937103514659173127 n travel magazine albana bajraktari golden star kids international 2

Me një zë brilant dhe një performancë të shkëlqyer Albana ia doli të renditet e para mes 30 konkurrentëve në edicionin e katërt të “Golden Star Kids International”, të mbajtur këtë tetor në Turqi, teksa u vlerësua pozitivisht edhe në gjini të tjera. Me kurorën e çmimit në kokë dhe flamurin shqiptar në supe, Albana u prit ashtu si fituesit e meritojnë.

Ajo tregon vështirësitë e një garë ku pjesë ishin talente nga shumë shtete të botës.”Jam akoma e shkokuar se nuk e prisja gjithë këtë skenë”. Kam punuar jashtë mase shumë me këngën, për ta paraqitur Shqipërinë ashtu siç doja. Ndihem shumë e nderuar që më ka rënë mua shansi, t’ia dhuroj Shqipërisë për herë të parë këtë titull”, tha Albana mes habisë e gëzimit, një atmosferë me të cilën me sa duket, ende nuk është mësuar. “Unë nuk jetoj dot pa kanto, është pasioni im, e ardhmja ime, ajo me çfarë jetoj unë”, u shpreh Albana teksa shtrëngonte në duar trofeun.

246804481 10221919540760518 8251939205130879343 n 247325728 10221919543880596 3001917595264010915 n

Ashtu siç edhe e kemi pohuar në artikuj të tjerë në Travel, muzika dhe veçanërisht kantoja është pjesë e pandarë e jetës së saj, edhe pse si një vajzë në moshën e adoleshencës, ka edhe plot dëshira të tjera. Por edhe përsa i përket talenteve, vogëlushja tashmë e rritur, nuk ndahet as nga violina e saj, përveçse ushtrohet edhe në muzikën e lehtë, ku së bashku me motrën e vogël Erdrinën, janë pjesë e pandarë e festivaleve për fëmijë. Edhe Erdrina pati momentet e saj të bukura në spektaklin “Golden Star Kids International”, me trofeun “Winner Of Age Category 2021”. Të dyja motrat, përjetuan emocione të jashtëzakonshme gjatë të gjitha ditëve të spektaklit.

246702052 10221914209467239 8303935436783055319 n

Dhe e gjithë këtë atmosferë, e shijuan nën krenarinë e ligjshme dhe gëzimin e dy prindërve të tyre Bledi e Tatjana Bajraktari. Me sa duket, genet prindërore të Shkodrës dhe talenteve të padiskutueshme të Ukrainës, do të na sjellin në skenat pse jo botërore të së ardhmes, një xhevahir, siç ndodhi me çiftin shkodrano-rus Mula, që i dhuruan botës një yll me shkëlqim botëror si Inva Mula.

Kjo është hera e parë që Shqipëria triumfon në Golden Star Kids International, ndërsa Albana Bajraktari premton se përmes talentit të saj do t`i dhurojë vendit të tjera çmime. Urime të dyja vajzave, por sidomos, urime Albana dhe presim çmimin e radhës!

You may also like

Leave a Comment

Adblock Detected

Please support us by disabling your AdBlocker extension from your browsers for our website.