A keni qenë ndonjëherë në Bled? Nëse ende jo, ju sugjerojmë vjeshtën; është më e bukura!

by admin

Sllovenia, ky vend (jo edhe aq) i vogël në Ballkanin veriperëndimor, është tashmë një shtet i Bashkimit Europian, që ka ditur ta zhvillojë shumë mirë ofertën e saj turistike. Edhe pse nuk ka det që ta ofrojë si aset turistik, shumë prej pikave të saj natyrore, gjenerojnë mjaftueshëm para, sa ta përfshijnë turizmin në fushat kryesore të ekonomisë. Vetëm në zonën natyrore të liqenit Bled, fluksi i vizitorëve është aq i lartë saqë nuk njihet termi “sezon i ulët”.

 

45223993 2022191697843977 2241972206957494272 n

 

Liqeni Bled është ndër pikat më të bukura natyrore të Sllovenisë, zbukuruar me shumë monumente kulturore si kisha e kështjella, që e bëjnë një xhevahir të rrallë, i cili shpesh është bërë pjesë e listave të mediave botërore. Nëse do të donin ta vizitonit këtë zonë, ne do t`ju rekomandonim fort vjeshtën. Është më e bukura! Shikoni fotot dhe do të bindeni vetë.

Po çfarë mund të bëni për një fundjavë në Bled?

45225054 2022195241176956 6620662747862401024 n  45374089 2022191691177311 7946683275722883072 n

Të vizitoni Ishullin e i Liqenit ose Blejski Otok. Një shëtitje me varkë ekologjike është një “Must-do”. Në qendër të ishullit të vogël dikur ndodhej Tempulli i Zhivës, perëndeshës sllave të dashurisë e sot aty është një kishë e stilit gotik. Natyra e ishullit në vjeshtë? Oh, çfarë dashurie, sikur Zhiva të kishte derdhur hiret e saj nëpër ishull.

45228818 2022195731176907 690758190056341504 n 45231197 2022195611176919 3527888344547590144 n 1

 

Të vizitoni Kështjellën e Titos, e vendosur në majë të një shkëmbi mbi liqen. Ajo i jepte udhëheqësit ish-komunist pamjen madhështore të të gjithë liqenit me ishullin në mes të tij, si në pëllëmbë të dorës, kur ai vinte ta vizitonte gjatë ditëve të pushimit. Prej aty mund të shijoni pamjen më të bukur të të gjithë panoramës së Bledit.

45254707 2022549174474896 7269981512898969600 n  Bled castle with lake Bled min

 

Të bëni një tur ecjeje rreth e qark liqenit, nëpër shtigjet e veshura me pyje, në një itinerary prej 6-7 kilometrash, që zgjat rreth një orë e gjysmë.

45057803 2022194637843683 2655783668747862016 n   45257874 2022194777843669 2085176729235619840 n

Nëse shkoni në sezonin e verës, një stand up paddle tour do të ishte ideal për të shijuar liqenin në mënyrë ekologjike.

download 1

Thonë që nuk ke qenë fare në Bled nëse nuk ke provuar kekun karakteristik me vanilje që ndërkombëtarisht quhet si “Cream Cake of Bled”. Banorët pretendojnë se receta dhe shija e tij është unike dhe secrete. Në fakt kishte një shije të mrekullueshme që të shkrinte në gojë!

 

Të provoni patjetër kuzhinën e zonës, që do të thotë se duhet të drekoni ose darkoni në një prej resoranteve të vegjël, me moshë sa më të madhe. Gostilna Union ishte njëri prej tyre.

45280767 2022580327805114 8627716212417101824 n    45296895 2022567661139714 961331599171911680 n

Të provoni shërbimet SPA të hoteleve të shumtë, për të shijuar përvojën unike të ujit të grohtë në pishina të zbuluara, ndërkohë që atmosfera e jashtë shënon zero gradë, e gjatë dimrit peisazhi zbukurohet nga bardhësia e dëborës.

 

 

73460461 554280735401715 768514131954237440 n   74209745 1002296906778604 4489263769565790208 n

You may also like

Leave a Comment

Adblock Detected

Please support us by disabling your AdBlocker extension from your browsers for our website.