Ndize motorin. Zgjoje shijen. Udheto për një birrë.
E keni menduar ndonjëherë të ndërmerrni një udhëtim nëpër Shqipëri, vetëm për të shijuar një birrë artizanale?
Po sikur çdo ndalesë në rrugë të mos ishte thjesht për një pushim, por për një gotë birrë të prodhuar me dorë, pasion dhe histori? Po sikur rrugët malore, bregdetare apo fushat e qeta shqiptare t’ju çonin drejt punishteve të vogla ku birra ka shpirt?
Moto & Beer nuk është thjesht një tur motorësh. Është një aventurë për shijet, ndjesitë dhe lidhjen me tokën që prodhon.
Ndizeni motorin, merrni shokët dhe lëreni shijen t’ju udhëheqë – në çdo stacion ju pret një mikrobirrari shqiptare që ka diçka për të treguar.
Çdo ndalesë, një histori me shije

1. Pazari i Ri – “Si Dielli” (Tiranë)
Starti i përsosur i turit, në zemër të Tiranës. Pazari i Ri, zakone të vjetra. Një ambient plot jetë ku birra artizanale takohet me ritmin e qytetit. Ideale për të ndezur motorët dhe për të nisur udhëtimin me një gotë të freskët birra “Puka”, birra artizanale që prodhohet mes maleve të Pukës por shijohet më së miri në zemër të Tiranës, sepse një emër i bashkon ato plot dashuri: Begeja. I mirënjohuri Xhimi Begeja, përfaqësuesi i denjë e një familjeje të vjetër të Tiranës, me më shumë se njëqind vjet histori biznesi, themeluesi i Shoqatës së Mikrobirrarive Shqiptare dhe ideatori i këtij turi
2. PAN’S Microbrewery & Taproom (Tiranë)
Një oaz i birrës krijuese. Me receta të guximshme si IPA me fruta, bjonde elegante dhe porter të errët, kjo punishte të fton të eksperimentosh që në kilometrat e para.

Një ndalesë e qetë, por plot karakter. Shije autentike që vjen nga tradita dhe përkushtimi i prodhuesve vendas. Koha për të zbritur nga motori dhe për të shijuar me qetësi.
Në zemër të Myzeqesë, kjo shtëpi mikpritëse birre ofron një përvojë rurale të ngrohtë dhe një birrë që shijon si drekë familjare në fshat. Pushim i merituar në udhëtim.

5. Birraria e Gjyshit (Pogradec)
Me aromë tropikale dhe zemër artizanale, kjo birrë sjell një histori të re buzë liqenit. Prodhuar me dashuri dhe kujdes nga një familje që i ka dhënë emrin gjyshit — sepse çdo gotë ka rrënjë.
Klasike dhe krenare, Birra Korça është udhërrëfyesja e artit të birrës në Shqipëri. Me një trashëgimi që nis që në vitin 1928, ajo nuk është thjesht një ndalesë – është një kapitull në historinë e birrës shqiptare.
7. Birra Saraçi (Korçë)
E veçantë dhe lokale, një lager e lehtë që ndihmon për të freskuar udhëtimin dhe për të zbuluar shijet e thjeshta, por të sinqerta të qytetit të serenatave.
8. Smile Rozafa (Shkodër, fshati Ashtë)
E frymëzuar nga legjenda dhe e bërë me duar artizanale, kjo birrë nuk filtrohet, nuk pastorizohet – është e gjallë, si vetë historia e Kalasë së Rozafës që mbart në emër. E artë, e freskët dhe me zemër.

9. Birra Puka (Pukë)
Birrë që lind nga lartësia dhe freskia. Me ngjyrë të kuqërremtë dhe nuanca karamele, ajo të ngroh me çdo gllënjkë, si mikpritja pukjane që nuk ka nevojë për fjalë.

10. Birra Karabash (Vlorë)
Mbyllja ideale e një rruge të gjatë. Me flladin e detit në fytyrë dhe një gotë Karabash në dorë, kupton se fundi i turit është vetëm fillimi i një dashurie për birrën shqiptare.
Moto & Beer – Nuk është thjesht një tur. Është një mënyrë e re për të udhëtuar dhe për të njohur Shqipërinë.
Rrugë me kthesa dhe pamje të papara, shije që nuk i gjen në market, njerëz që nuk i harron dot.
Eja në këtë aventurë ku çdo ndalesë është një gllënjkë, çdo gllënjkë një histori, dhe çdo histori një arsye për të ardhur përsëri.



